Aktivistë nga strukturat e FRLDK-së kundërshtojnë udhëheqjen e Isa Mustafës

Në takimin e mbrëmshëm të aktivistëve të strukturave të degëve të FRLDK-së i cili u mbajt në Prishtinë dhe në të cilin morën pjesë dhjetëra aktivistë, u diskutua për zhvillimet dhe rrjedhat politike nëpër të cilat po kalon aktualisht LDK-ja.
Temat kryesore që u diskutuan në këtë takim ishin: pasivizimi dhe margjinalizimi i LDK-së në skenën politike të Kosovës, përjashtimi i qindra aktivistëve nga strukturat e LDK-së, e në veqanti përjashtimi i katër gjeneratave nga FRLDK, pas përmbylljes së procesit zgjedhor ne FR të LDK-së, me vendimin për uljen e moshës, shkatërrimi i degëve të rëndësishme të LDK-së dhe krijimi i degëve paralele, rezultatet e dobëta zgjedhore në të gjitha zgjedhjet ku ka garuar LDK qysh prej marrjes së kryesimit të saj nga Isa Mustafa, përjashtimi i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, gjuha ofenduese dhe denigruese ndaj aktivistëve të LDK-së që shprehin kritikat e tyre per gjendjen aktuale në LDK, luhatja e raporteve me miqtë tradicionalë të Kosovës dhe LDK-së në veqanti me SHBA-të dhe BE, raporte që me aq mund i ndertoi Presidenti Rugova dhe pasardhësi i tij Presidenti Sejdiu, mungesa e qëndrimit të qartë opozitar duke dhënë përshtypjen se LDK është në shërbim të politikave të gabueshme të Qeverisë Thaçi, thuhet në komuntesën e Forumit Rinor të LDK-së për medie.
Në këtë takim, gjithashtu u theksua se është e papranueshme edhe heshtja ndaj skandaleve të vazhdueshme të qeverise. Qëndrimet jo-konsekuente sa i përket procesit të bisedimeve me Sërbinë,sjellja e LDK-së në një pozicion të palakmueshëm poltik pas refuzimit që i bënë partitë tjera idesë ad-hoc të padiskutuar dhe të pastudiuar mirë për gjoja krijimin e bllokut të djathtë.
Duke i marrë parasysh të gjitha këto, ne veprimtarët e FRLDK-së, të shqetësuar për gjendjen e pakënaqshme të krijuar në LDK si pasojë e drejtpërdrejtë e qasjes dhe politikave të gabuara të udhëheqjes aktuale të LDK- së, ftojmë anëtarësinë e gjerë dhe veprimtarët e LDK-së që të mobilizohemi bashkërisht për të vepruar brenda strukturave të LDK-së për ndryshimin e kësaj gjendjeje në mënyrë që LDK të fuqizohet dhe të kthejë rolin e saj primar në jetën politike dhe institucionale, si domosdoshmëri në këto momente të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.
Ftojmë në veçanti presidentin dr Fatmir Sejdiu që të marr një rol aktiv politik në LDK dhe të jap kontributin e tij si një udhëheqës me vizion dhe autoritet të dëshmuar dhe si identifikues i vlerave më të qëndrueshme të LDK-së në të gjitha periudhat dhe rrethanat nëpër të cilat ka kaluar LDK dhe Kosova.BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi