Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zharku edhe njëherë kërkon shtyrje të dënimit

Shko poshtë

Zharku edhe njëherë kërkon shtyrje të dënimit Empty Zharku edhe njëherë kërkon shtyrje të dënimit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 10, 2012 9:15 pm

Zharku edhe njëherë kërkon shtyrje të dënimit


Zharku edhe njëherë kërkon shtyrje të dënimit Largea_xhabir-zharku1355162781
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje, e ka dorëzuar në gjykatë kërkesën e katërt për shtyrje të ekzekutimit të dënimit. Kërkesën ai e ka dorëzuar pak minuta para se t'i skadonte shtyrja 1-mujore e dënimit. Më 10 nëntor atij i qe aprovuar kërkesa e tretë për shtyrje të dënimit me arsyetimin se nënën dhe një motër i ka të sëmura rëndë. "Në orën 15:15 ka arritur kërkesa e re e Xhabir Zharkut për shtyrje të dënimit", ka theksuar Ramadan Gudaçi, kryetar i Gjykatës Komunale të Kaçanikut, të hënën. Ai ka thënë se kërkesa e tij do të shqyrtohet të martën ose të mërkurën. Nga burime tjera merret vesh se Zharku e ka kërkuar edhe një shtyrje të dënimit me motivacionin se i duhet ta shoqërojë nënën në spital për t'u operuar. Dy kërkesat e para për shtyrje të dënimit Zharkut i qenë refuzuar. Kërkesën e parë ai e pati bërë me arsyetimin se i duhet kohë për ta realizuar një projekt biznesor, ndërsa në të dytën nga GJK-ja pati kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit deri në marrjen e përgjigjes nga Gjykata Supreme e Kosovës lidhur me kërkesën e bërë asaj për mbrojtje të ligjshmërisë.
Sipas burimeve të tjera thuhet se është pikërisht arsyetimi i bërë në kërkesën e parë, biznesi që po e nxit atë të kërkojë shtyrje, por me qëllim të fshehjes së pasurisë së pafundme të krijuar në mënyrë të dyshimtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi