Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mungon në PDK e do të flet më vonë

Shko poshtë

Mungon në PDK e do të flet më vonë Empty Mungon në PDK e do të flet më vonë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 11, 2012 6:15 pm

Mungon në PDK e do të flet më vonë


Mungon në PDK e do të flet më vonë Largea_krasniqi_11355234736
Ndonëse është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi vazhdon të mos merr pjesë në procesin zgjedhor të partisë së tij. Për krejt këtë mos pjesëmarrje, Krasniqi nuk dëshiron të komentoj më shumë duke thënë se për këtë do të flas më vonë.

Partia Demokratike e Kosovës ka më shumë se një muaj që ka filluar zgjedhjet e brendshme, nëpër seksione e degë të cilat çdoherë po përcjellën e përshëndeten për së afërmi nga kryesia e kësaj partie, megjithatë në këtë proces nuk është parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi.

Ai nuk është parë as në ceremonitë e anëtarësimeve që ndodhën nëpër komuna. Megjithatë, mosangazhimin e tij në këtë proces, Jakup Krasniqi e arsyeton me punët e Kuvendit në këtë fund vit, ndërsa për çështjen e partisë, ai ka preferuar të flas më vonë.

“Unë jam duke i kryer detyrat dhe përgjegjësitë e mia në Kuvendin e Kosovës. Për partinë mund të flasim në parti, natyrisht mund të flas edhe unë më vonë”, ka theksuar Krasniqi.

Edhe pas insistimit gjatë ditës së sotme të mediave, Krasniqi nuk ka preferuar në këtë kohë të flas, duke thënë se më vonë do të jap qëndrimin e vet.

Sekretari Krasniqi që një kohë të gjatë vazhdon të kritikoj mënyrën e menaxhimit të partisë nga kryetari, Thaçi.

Po ashtu një kërkesë e Krasniqit dhe Fatmir Limajt vazhdon të mbetet që zgjedhjet në PDK të mbahen një anëtar një votë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi