Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - ABSURDI - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - ABSURDI - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - ABSURDI - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 11, 2012 10:18 pm

VIKTORIA XHAKO - ABSURDI - Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO - ABSURDI - Poezi

E marrë, syhapur, tentoj të zhytem në detin e vdekur,
Me besimin e besës se do ta gjej njëherë.
Ikin, vrapojnë, zhduken pranverat,
Dhe vjeshtat, të zverdhura, rrëzojnë fletë.

Shtrihen mes nesh hapësira amorfe,
Miliona milingona lëvrijnë mendimeve tona,
Dritaret e jetës, krahët zgjatin, të mbyllin kanatat,
Ne, mbyllim zinxhirë ndryshkur, gjer në fyt,
Trishtim belbëzimet e vona.

Agimet e bardha i thyejmë si eshtra zogjsh të ngrirë,
Gishtërinjtë e zinj të dhimbjes na shqyejnë kraharorët,
Nga palltoja kopsa zbërthyer e natës, zemrat rrokullisim honeve,
Në mosqënie zbresim, të fyer, të uritur, si të panjohur,
Me sytë brënda njëri – tjetrit gozhduar perona. 1)

1)Gozhdë

E hënë 29 tetor 2012 ora 14:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - ABSURDI - Poezi 483548_546147385412778_1434464298_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi