Ilir Muharremi: “Përrallë me tupan”, mes komedisë dhe humorit
Faqja 1 e 1
Ilir Muharremi: “Përrallë me tupan”, mes komedisë dhe humorit
“Përrallë me tupan”, mes komedisë dhe humorit
Nga Ilir Muharremi
Emisioni i shumë shikuar “Përrallë me tupan”, i cili çdo të premte shfaqet në kanalin televiziv Koha vizion (KTV), në subjektivitetin e vet përmban nuanca të humorit të mirëfilltë dhe në disa momente edhe të komedisë profesionale, e cila nga spektatori nxjerr të qeshurën, por jo banalen. Në shumë raste dominon humori, por edhe komedia profesionale shfaqet si një betejë tejet e ashpër, me një teh të mprehtë artistik. Mendoj se komedia në pikëpamje tematike është më e afërme me atë që është e përditshme, banale dhe e zakonshme se sa tragjedia, nga kjo na del se ajo përdorë shprehje nga jeta e përditshme, se në një farë mënyre është realiste, dhe se fytyrat e saja janë të ngarkuara parimisht me ndonjë dobësi, moskosekuencë ose pafuqi që problemet indirekte t’i shqyrtojnë dhe t’i kuptojnë në perspektivë të përgjithshme njerëzore. Shumë situata të përditshme reale, që prekin një shtresë të madhe, duke u nisur nga problemet shtetërore, papunësia, madje edhe në disa raste probleme intime, ne dukshëm i shohim në emisionin “Përrallë me tupan”, dhe të gjitha këto na shfaqen me disa mesazhe dhe qëllime, apo me zgjidhje të larta dhe të kuptimta. Në disa raste subjekti i tekstit të këtij emisioni kalon edhe në satirën, sepse kur komedia kritikon disa dukuri ose karaktere duke i përqeshur keq dhe duke i dënuar rreptë, flasim për satirën, ndërkaq, kur ndaj dobësive dhe të metave njerëzore, flet me mirëkuptim dhe pa dëshirë që t’i dënojë, atëherë behët fjalë për humorin si paraqitje artistike direkt dhe e drejtpërdrejt, respektivisht paraqitja e të qeshurit pa pretendime të tjera. Të gjitha situata, dhe momente te cilat i shfaqin aktorët e “Përrallës me tupan”, nganjëherë monologët dhe dialogët e tyre, na vijnë në mënyrë direkt pa ndonjë pretendim të keq, por ajo mënyrë direkt në esencë përmban një qëllim të madh i cili kërkon zgjidhje ose ngritje të zërit ndaj një mase të gjerë shoqërore. Shpesh aktorët interpretojnë edhe figura të shquara politike, duke i pasqyruara defektet e tyre të tepruara, apo shprehitë nga të cilët asnjëherë nuk mund të dalin, por gjithnjë në mënyrë të drejtpërdrejt, me nuanca artistike. Themeluesit e këtij emisioni Valon Maloku dhe Antigona Kotori, me punën e tyre të palodhshme dhe me vlerë, kanë krijuar një ansambël tejet të madh, ku secili merr një pagë të majme. Ndërkaq, udhëheqësi i këtij emisioni Maloku, i cili gjithnjë na prezantohet me batuta humori, ka bërë që ky emision të ekzistojë për tri vjet, dhe gjithnjë në ngritje e sipër, duke u thelluar në bashkëkohoren dhe të përditshmen. Mendoj se jetë gjatësia e këtij emisioni është ndoshta si pasojë e një ansambli profesional, ku shumica e aktorëve duke u nisur prej regjisorit, kanë përfunduar Akademinë e Arteve të Prishtinës, drejtimin e aktrimit dhe të regjisë, por e tëra kjo gërshetohet dhe puqet me një ansambël paksa amator ku secili ka veti të veçanta, interesante dhe të pranuara, e të koordinuara mirë nga ana e brendshme psikologjike e deri tek ajo e jashtme. Andaj, i uroj suksese këtij ansambli, edhe në emisionet e ardhshme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi