Sejdi Berisha: Rebelimi i profesorit...!
Faqja 1 e 1

Sejdi BERISHA:
E S E
REBELIMI I PROFESORIT...!
...Me zë të lartë, por pa më dëgjuar askush, thash: qysh në fëmijëri ma kanë vrarë buzëqeshjen. Dhe, me vra Zoti nuk e kam zbuluar se kush ma kishte bërë këtë. Ndoshta është më mirë që nuk e di. Kështu, nganjëherë buzëqeshja më kthehet si në ëndërr dhe dua ta përqafojë atë, por ajo më duket e ftohtë-akull apo vet unë jam acar!
Nëse doni të bleni pjesë të dhembjes së zemrës dhe të shpirtit, pjesë të moralit , pjesë të zemërimit dhe të sosjes së jetës, ktheni tek rrokaqielli. Aty do ta gjeni profesorin dhe krijuesin duke e shpalosur rebelueshëm zemrën dhe dyzetë vjetët e punës së tij në profesionin më të shenjtë, në edukimin e gjeneratave që sot gjenden në vende e poste të ndryshme, e ndoshta dikush prej tyre e ka shlyer nga kujtesa kontributin dhe fytyrën e profesorit i cili gjithnjë kishte sens e thellësi profesionale edukimi dhe dell krijuesi.

1.
Isha duke medituar se si të flas në një përurim libri, sepse, gjithnjë mendoja dhe më ishte ngulitur në kokë se sot është shumë vështirë por edhe përgjegjësi të thuhet diçka domethënëse dhe me peshë. Dhe, shih koincidencën; një mik timin e takova i cili e kishte blerë një libër të cilën e mbante në duar duke ia shfletuar fërfëllueshëm fletët. Po, ishte libri me titull “Drama shqipe”. Thash me vete ku e ka gjetur këtë vepër me këtë titull kaq metaforik mbase edhe aktual, duke menduar në historinë e popullit. Por në te ishin të përmbledhura disa drama shqipe. Miku më tregoi se e kishte blerë librin tek rrokaqielli, ku profesori i gjuhës R. I. i kishte radhitur disa vepra nga biblioteka e vet në tavolinën e vogël dhe të vjetër të cilën në çdo rast një erë sado e vogël mund ta rrëzonte. Dhe, kishte vendosur ai t’i braktisë(!) librat që me decenie i kishte mbajtur në bibliotekën e vet, me të cilët i kishte begatuar me njohuri dhe dituri shumë e shumë gjenerata. Tash, profesori shet libra.
Ai miku im më tha se librin në fjalë, profesori ia kishte shitur për dy euro, kurse ky ia paska dhënë edhe një gjysmë euro më tepër!
Më besoni, më kapen një palë dridhje. Thash, çfarë tragjedie. Profesori i cili i kishte ngjeshur me dituri gjenerata e gjenerata, i cili ua kishte latuar mendjen, gjuhën dhe të folurit, tani, me siguri i zemëruar, ka nxjerrë librat nga biblioteka, por me siguri edhe i ka shkëputur nga zemra e thellësia e shpirtit. Kjo, është sikur kur të ndahet një pjesë nga qenia, nga zemra dhe dhembja të bëhet tunxh e t’i mbyll të gjitha dyert me dufin e hidhërimit të përgjithmonshëm...!
Si pa lidhje, apo me lidhje, momenti kur njëherë bënim një foto me një të afërm të shpirtit, i cili më pat thënë se në foto nevojite një çikëz buzëqeshje. Bile, edhe në foto për letërnjoftim, e lëne më në foton për kujtim. Menjëherë me zë të lartë, por pa më dëgjuar askush(!), thash: qysh në fëmijëri ma kanë vrarë buzëqeshjen! Dhe, me vra Zoti nuk e kam zbuluar se kush ma kishte bërë këtë. Ndoshta është më mirë që nuk e di. Kështu, nganjëherë buzëqeshja më kthehet si në ëndërr dhe dua ta përqafojë, por ajo më duket e ftohtë-akull, apo vet unë jam acar! Si në këtë rastin e profesorit, kur pa u diktuar e vizitova ”shtangin” e tij para rrokaqiellit, derisa ai me një brisk të vogël kishte zënë për ta qëruar një flegër mollë dhe për ta lagur gojën në atë ditë me erë të fortë, e cila pranë rrokaqiellit, si shkujë sikur të shponte anë përtej.
Ishte i hidhëruar profesori shtatvogël dhe i hajthëm. Ika shpejt e shpejt nga aty sepse nuk ia kisha besën vetvetes e mund të më tradhtojnë lotët, e atëherë do të bëhej më keq për profesorin.

2.
Ky njeri, i cili gjithmonë e kishte sfidë jetën, për çfarë dëshmojnë edhe shumë krijime letrare të tij të botuara shumë vite më parë, e që kanë thellësinë e peshës së mendimit e të mesazhit, nëse doni, edhe për të shurdhrit më të total. Pra, ky nuk ishte vetëm ligjërues i gjuhës dhe i letërsisë, por ishte edhe krijues i dalluar në fushën e prozës. Krijimet e tij janë botuar e lexuar me shumë ëndje e kërshëri në shumë revista e gazeta, dhe sikur qysh atëherë e kishte atë parandjenjën e rebelimit shpirtëror, kështu që përkundër insistimit tim, ai asnjëherë nuk mblodhi vendimin për të bërë libër. Jo, thoshte dhe ikte pa komentim! E bëja një insistim këmbëngulës për të bërë librin, sepse shkrimet e profesorit, përveç që trajtonin tema interesante e shumë të qëlluara, shquheshin edhe për kah begatia shprehëse, të fjalëve e fjalive me kulturën e thellë esteto-letrare dhe me një leksik aq të përkryer e të pëlqyer, që rrallë e ka ndonjë krijues. Por, edhe në këtë fushë, profesori e kishte atë barrën e hidhërimit për përçmimin e vlerave krijuese dhe artistike. Për këtë arsye edhe shumë rrallë vendoste të shkruajë ndonjë tregim apo fragment proze, por vetëm atëherë kur muzat e ngushtonin tej mase që ta thotë atë që e kishte në brendinë e vet.
Të gjitha këto, kur njeriu i vë në një rrafsh, atëherë përthuret në pasqyrën e errët të jetës, e cila nganjëherë jo vetëm që është karrem, por është edhe piramidë e rrjedhave të së shëmtuarës dhe të dhembjes së grumbulluar aq shumë, apo edhe të bërë mullar.
I shet profesori i shet librat e vet, sepse diçka e ka shtyrë... buka, hidhërimi me kohën, nënçmimi, ironia dhe plotësisht moskujdesi i shoqërisë. Shet libra profesori, i cili dikur nuk lente librari as shtand librash pa vizituar për të begatuar bibliotekën me vepra të reja, sepse e donte librin,... i duheshin veprat letrare për të arsimuar dhe edukuar brezat sa më mirë! E tash,... shet e falë libra,...e ka falur edhe jetën edhe librat. Ka vendosur përgjithmonë të ndahet nga libri!...

3.
Kuptojeni si të doni. Ai shet libra pranë rrokaqiellit të qytetit buzë Bjeshkëve të Nemuna. Dhe, ndoshta i bëhet apo e lut Zotin që t’i bie sipër ajo ndërtesë. Duke shitur libra sot (s’blen dot kush libër sot!), ai ka zjarrmi në zemër. I digjet shpirti. Përmes kësaj forme, profesori dhe krijuesi edhe kësaj radhe do të shprehë aftësitë e tij metaforike, për të treguar botërisht diçka pa tekst as pa fjalë. Kjo është aq e tmerrshme dhe ofenduese,... për njeriun e mendjes. Por, ai nuk është vetëm zëri dhe rebelimi i tij, por edhe i shumë e shumë të tjerëve, edhe i profesorëve edhe i krijuesve, edhe i intelektualëve, edhe i,...
Kur i sheh librat e profesorit në tavolinë pranë rrokaqiellit, pak është të flasësh për një njeri që ligjëronte gjuhën e nënës, sepse kjo është një histori, dhe atë e çuditshme dhe e pashpjegueshme. Sepse, profesori i cili shet libra është pasqyrë në diell, e cila nëse ndonjëherë e zë këndin dhe i the rrezet e diellit sertshëm, atëherë, ato e verbojnë njeriun e tok me te edhe shumëçka.
Nëse doni të bleni pjesë të dhembjes së zemrës dhe të shpirtit, pjesë të moralit , pjesë të zemërimit dhe të sosjes së jetës, ktheni tek rrokaqielli. Aty do ta gjeni profesorin dhe krijuesin duke e shpalosur rebelueshëm zemrën dhe dyzetë vjetët e punës së tij në profesionin më të shenjtë, në edukimin e gjeneratave që sot gjenden në vende e poste të ndryshme, e ndoshta dikush prej tyre e ka shlyer nga kujtesa kontributin dhe fytyrën e profesorit i cili gjithnjë kishte sens e thellësi profesionale edukimi dhe dell krijuesi.
Ktheni tek rrokaqielli dhe vetëm vëreni si rrezatojnë e vajtojnë librat që i shet profesori. Mos i bleni se harxhohen sikurse jeta e profesorit, të cilin, një ditë mund edhe të mos e shihni më kurrë,... as duke shitur libra, edhe pse shikimi i tij do të gurëzohej kah librat dhe përtej tyre.
Ndoshta kjo s’është gjë, nëse mbështesim thënien: “Si të flasësh me muret”!... Dhemb apo nuk dhemb kjo?!!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sejdi Berisha: Fjalë e pathënë
» Sejdi Berisha: Lamtumirë shkrimet e mia...!
» Sejdi Berisha: Pse kështu gjakos kombi dhe atdheu...!
» Sejdi Berisha: Ti, Bekim,...Odise i çuditshëm...!
» Sejdi Berisha:Kujtimi për mësuesin tim, për ëndrrën e shkrimit...!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi