Gara për patriotizëm
Faqja 1 e 1
Gara për patriotizëm
Gara për patriotizëm
Përplasjet e fundit deklarative ndërmjet udhëheqësve të vendit dhe përfaqësuesve të opozitës në Kuvendin e Kosovës flasin për mungesën e përvojës politike të tyre, ndërsa vënë në pikëpyetje nivelin e komunikimit në legjislativ, thanë analistët në Prishtinë.
Analisti Ismail Hasani tha se fjalori politik që po përdoret në parlament, nuk i kontribuon askujt, ndërsa dëshmon nivelin e ulët të kulturës së deputetëve në kuvend.
“Atëherë kur nuk ka alternative për të zhvilluar debat në tema të rëndësishme për zhvillimin vendit, për procese politike të ndërlikuara në të cilat po kalon Kosova, rruga më e letë për njerëzit që janë pa informata dhe pa profil politik është përplasja ose bartja në rrafshin personal të sulmeve, etiketimeve, përfshiri edhe denigrimet”, tha Ismaili.
Komenti i tij pason diskutimet e zhvilluara në seancën e së mërkurës të Kuvendit të Kosovës, ku ka pasur akuza të ashpra ndërmjet kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kreut të partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me “të qenit patriot”.
Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se çështje të tilla të diskutimit nuk i kontribuojnë nxitjes së debatit demokratik, por se kanë një efekt të kundërt duke prodhuar tensione.
“Siç duket politikanët tonë kanë zgjedhur që të përfaqësojnë veten e tyre dhe të përfitojnë imazhe, ose perceptime të njerëzit se ata janë ndryshe. Realisht kjo nuk i shërben uljes së tensioneve politike të krijuara në mes të subjekteve politike ose polarizimit të tyre të skajshëm. Kjo fatkeqësisht kjo ndikon edhe në rritjen e tensioneve dhe polarizimit të shoqërisë në Kosovës në përgjithësi”, tha Selmanaj.
Burimi kryesor, për këtë, sipas Selmanajt është një profil i papërmbushur politik i deputetëve dhe mungesa e aftësive të tyre për të komunikuar me gjuhën parlamentare.
“Kakofonia e krijuar në Kuvendin e Kosovës, me akuza e kundërakuza reciproket mes deputeteve ose përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës po krijon tensione të panevojshme, madje deri në terror verbal duke fyer dhe akuzuar njeri-tjetrin. Definitivisht kjo për demokracinë në Kosovë është e dëmshme”, tha Selmanaj.
Nga ana tjetër, edhe qytetarët kanë kritika të shumta për mënyrën se si zhvillohen debatet në Kuvendin e Kosovës.
Isuf Beha nga Prishtina thekson se është e turpshme për deputetët se në çfarë mënyre diskutojnë në seanca.
“Ata çka janë duke bërë në kuvend mes vete është e turpshme, atë e bëjnë njerëzit pa shkollë, po nuk kanë faj se edhe ata janë të tillë pa shkollë. Edhe unë mund të them se janë patriot, po nuk jam, se nuk kam qenë në luftë fare. E ata mund të thonë se janë patriotë se kanë qenë në Zvicër, në Gjermani, Amerikë e kudo, e janë kthyer tash e kanë zënë pozitën edhe thotë jam patriot. Ata që kanë qenë patriotë ata janë vrarë”, tha Beha.
Ngjashëm mendon edhe Xhemajl Canolli. Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë demokraci dhe të kritikohet ai që është për t’u kritikuar, por fjalori fyes nuk duhet të përdoret në kuvend.
“Dihen patriotët kush janë, edhe ata njerëz që kanë luftuar.. Dikush në këtë drejtim mundohet të fitojë poena politik, po populli e di kush është patriot e kush jo”, tha Canolli.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi