Pajtim Dalani: Karl Gega ose Karl Ritter von Gehga
Faqja 1 e 1
Pajtim Dalani: Karl Gega ose Karl Ritter von Gehga
Karl Gega |
Nga Pajtim Dalani
Shqipëria gjithmonë ka nxjerrë njerëz të mëdhenj, të cilët janë të njohur në botën e qytetëruar. Por, një pjesë janë të panjohur që janë shqiptarë, ose me origjinë shqiptare
Një nga këta që mahniti Europën dhe botën e qytetëruar, është dhe Karl Gega ose (Karl Ritter von Gehga). Për mendimin tim, të cilin e kam studiuar me kujdes, po ta shikojmë, mbiemrit Gega i është futur një "H" në mes, e kjo duket sikur e deformon mbiemrin, por kjo bën që mbiemri të jetë sa më shqiptare, për arsye se pa gërmën "H", do të lexohej Xhega në gjuhën italiane.
Karl Gega, ky inxhinier i talentuar, i kaloi kufijtë e fantazisë së njerëzimit. Ai, konstruktoi dhe arriti të ndërtojë rrugë, ura, diga, pjesë të hekurudhave që për ato kohë ishin të pamundura për ndërtim, mbasi zbatoheshin në terrene shumë të thyera malore. Jo vetëm kaq, por për kohën, mjetet e punës, ishin shumë të prapambetura. Mendja e tij, solli gjëra të reja, e kjo e habiti botën e asaj kohe deri në Amerikën e zhvilluar. Por, madhështia e tij arriti kulmin, me ndërtimin e hekurudhës alpine malore në Semeringun e famshëm të Austrisë, e cila ka 150 vjet që përdoret me disa rregullime të vogla.
Karl Gega erdhi në jetë me 10 janar 1802 më Venedik. Babai i tij, Antonio dhe nëna Marija, ishin të lumtur atë dite e nuk e dinin që ky fëmijë, do të bëhej i famshëm e do t'i sillte qytetërimit europian atë që u quajt nga bashkëkohësit e "pamundur". Talenti i tij, u shfaq që në moshën 10 vjeçare, ku nëna e tij Marija e njerëzit që e rrethonin, thonin që ky do të bëhet i madh, mbasi që në shkollën fillore, ishte nga nxënësit më të mirë në Venedik. Shumë pjesë të Italisë Veriore, tani i përkisnin perandorisë së Habsburgve të Autrisë. Këta, interesoheshin për shtetin e tyre e këtë e shfaqnin, duke nxitur zhvillimin e ekonomisë, kulturës, e shkencave të tjera. Për këtë kishin hapur shumë shkolla e universitete. Këto shkolla pati mundësi edhe Karl Gega me gjak shqiptari t'i vazhdonte, e këtij i pëlqente më shumë matematika, por edhe lëndët e tjera nuk i linte pas dore. Më vonë, ai shkoi në kolegjin San Ana, ku këtu filloi mësimet për konstruksione e ndërtime inxhinierike në infrastrukturë. Këtu, mendja e tij, tani që po rritej e po mbaronte shkollën inxhinierike (në Austri shkolla ka strukturë tjerë), po mendonte shumë, e ai ëndërronte si të lidhte Europën me Lindjen, mbasi shumë rrugë ishin të pakalueshme e në terrene malore. Më 25 prill 1818, mbaroi shkollën si inxhinier i liçencuar, me notat më të mira. Por, për të arritur endrrat e tij, mendoi që të profesionalizohej më shumë e për këtë, ai mendoi të vazhdonte shkollë në shkallët më të larta. Për këtë, ai shkoi në Padova në universitetin e saj, ku studioi matematik dhe mbas mbarimit të saj, mori titullin doktor. Mbas mbarimit të shkollës, caktohet në Venedik në zyrën inxhinierike të ndërtimit. Ky ishte momenti final, atë që kishte ëndërruar, u bë realitet, tani duhej vetëm punë për t'i realizuar.
Në Venecia, kishte shumë projekte të reja e shumë të tjera duhej konstruktuar. Këtu, me mencurinë e tij, i bëri të realizoheshin e të sillte gjëra të reja në zbatimin e tyre. Karli ndërtoi rrugë të reja, ura e diga që përmbysnin lagunën e Venedikut, e që deri sot ato janë në punë.
Punoi në sistemin e lumit "Po", e bëri atë të parrezikshëm për kohën etj. Punoi në Ferrara, San Gjirolamo, ku ishte inxhinieri i parë e ku realizoi shumë projekte e u bë i njohur në perandorinë e Austrisë.
Me 1938, u thërrit në Vjenë, tani me merita e ju besuan disa projekte në ndërtimin e pjesëve të hekurudhave në Austri, të cilat i realizoi në kohë e me sukses. Perandoria, duke parë talentin e dhuntitë e tija si inxhinier i përsosur, i besoi Karlit shumë projekte të tjera, e duke e bërë drejtor në komunikacion. Karl Gega, punoi në shumë krahina të Austrisë, ku fitoi shumë përvojë pune, e u bë më i njohur me talentin e tij.
Tani, ai kërkonte më shumë vetes së tij e kërkonte të zbatonte ëndrrën e vjetër për të lidhur Lindjen, pra hekurudhat që vinin nga Lindja e që takoheshin në Vjenë. Por, kjo hekurudhë, ndërpritej në Alpet që janë në lartësinë 1000 metra në Semeringun e famshëm për turizëm e natyrën e saj të mrekullueshme. Këtu e 100 vjet përpara, kanë ngritur hotele ku turista nga Europa e Austria e kanë frekuentuar në dimër e verë. Një nga hotelet lluksoze të atyre kohëve, por edhe sot është ai i famshmi hoteli alpin "PANHANS". Sot, infrastruktura e pengesat e dhimbshme të asaj kohe, janë të pallogaritshme në cdo kohë, në dimër rruga është e kalueshme e nuk diskutohet që u bllokua nga dëbora. Bllokimi i saj ka kuptim më të gjerë, do të thotë bllokimi i ekonomisë e humbje parash. Pra, treni që vinte nga qyteti i Gracit, ndalonte e nuk zbriste më poshtë, mbasi këtu hekurudha ndërpritej. Malet e kishin bërë të pakalueshme. Kurse nga Vjena vinte treni tjetër e ndalonte tek këmbët e Semeringut në qytetin e Gloknicës, e nuk ngjitej më. Këtu, pasagjerët zbrisnin e duhej të ngjiteshin në këmbë ose me karroca për të arritur në majën e Semeringut, e ku treni tjetër priste që kishte ardhur nga Graci. Çfarë katastrofe, ngjitja në këmbë ishte shumë e mundimshme e me pasoja e humbje kohe e ngatërresa të tjera. Si shembull, marrim sikur tek këmbët e Dajtit në Kinostudio, të vinte treni tjetër të priste në pllajën e Dajtit, që është në lartësinë 1000 metro, por në Semering duhet të paktën 30 km në vijë ajrore që të arrish aty sipër. Pra, mendoni se ç'bëhej aty kur njerëzit me kalamaj e me valixhe e gjëra të tjera në krahë, ndonjë i sëmurë i ngjiteshin majave të thepisura të Semeringut, e mendoni në dimër ku cdo gjë mbulohet nga bora e akulli e temperaturat arrijnë në minus 25-30 gradë. Deri atëhere, asnjeri nuk e kishte marrë përsipër të thyente këto male të pakalueshme, edhe pse perandoria kishte kërkuar që dikush të merrej me këtë problem, por asnjë inxhinier i talentuar që mund të kishte në atë kohë e quante të parealizueshëm e të pabesueshme që të realizohej.
Kur Karl Gega hodhi idenë e tij, se do ta merrte përsipër këtë gjë për t'i dhënë rrugëzgjidhje që ishte e pabesueshme për njerëzimin, edhe pse tani ai ishte i njohur në Austri, shumë qeshën me këtë mendim të tij. Por, ai nuk u përkul, atë që tha do ta bënte e shumë nuk e dinin se në dejet e tij kishte gjak shqiptari, që të pamundurën e bëjnë realitet. Një ditë vjeshte, afërsisht me 1841, Karl Gega i shoqëruar nga një personalitet i perandorisë austriake zoti Kubek, ju ngjitën malit në këmbë deri sipër në Semering, për ta parë e studiuar terrenin si fillim e që Karli të krijonte një ide si do ta fillonin. Karli u mahnit me mrekullinë e natyrës në këto ditë vjeshte, kur pemët dhe gjethet e tyre kanë ngjyra të ndryshme e ja shtojnë bukurinë këtyre maleve, e sidomos në ditë qetësie. E gjeniu shqiptar, i rritur afër detit në Venecia, i vinte keq ta prishte qetësinë e këtyre maleve e ta shqetësonte natyrën. Por, ai mendonte në qetësi e po studionte terrenin e shoqëruesi i tij, e shikonte, e mendonte se do të realizohej kjo e pabesueshme ndërmarrje! Në një moment, Gega ndryshoi pamje tani, më serioz e me zë që ta dëgjonte zoti Kubek tha:
- Këto male duhen care, trenat që vijnë nga lindja e mbrrijnë në Vjen e ndalojnë këtu tek këmbët e Semeringut, duhet të arrijnë pa ndërprerje e të kalojë nëpër male e të kapin detin në Venecia! Por, kjo nuk ishte e lehtë, duhej shumë punë për të bërë këtë projekt gjigand e zbatuar në realitet. Ai, krenar e me besim tek vetja e tij, e pranoi se do ta bënte realitet.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Pajtim Dalani: Karl Gega ose Karl Ritter von Gehga
Kajzeri Franc Ferdinand-Habsburgu e miratoi idenë e tij e i krijuan kushtet për fillimin e punës. Fillimisht, në vitet 1842, e dërguan në Amerikë për të marrë eksperiencë në ndërtimin e hekurudhave, por që nuk kishin kaq thyeshmëri në terrenet e Amerikës, por ai përfitoi nga qëndrimi aty. Amerikanët, duke parë se kishin të bënin me një inxhinier të vërtetë i afruan ofertën për të qëndruar aty. Por, Gega nuk e pranoi ofertën, duke thënë:
- Unë e di këtu në Amerikë pagesa është më e mirë e ju falenderoj nga zemra për ofertën, por atdheu, Austria ka nevojë për mua dhe më pret. Amerikanët e kuptuan shqetësimin e tij dhe i dhanë të drejtë, duke i thënë:
- Zoti Gega keni të drejtë, atdheu në radhë të parë.
Mbas kthimit nga Amerika, i hyri punës për bërjen e projektit që do t'i donte shumë kohë, por mbas mbarimit projekt nuk po realizohej për t'u zbatuar për arsye, sepse në Austri kishte pllakosur kriza ekonomike e për momentin ishte e pamundur, e shumë njerëz ishin të papunë. Të ndodhur në këto kushte, Kajzeri dha lejen e fillimit të punimeve në hapjen e rrugës hekurudhore të Semeringut. Punimet filluan në gusht 1848 për zbatimin e projektit gjigand të Karl Gegës, e cila do të zbatohej po vetë nga Gega. Këtu, u hapën 20.000 vende pune, erdhën edhe punëtorë nga shtete të ndryshme të perandorisë. Shumë erdhën me familjet e tyre e me fëmijë, edhe gratë morën pjesë në punë të ndryshme. Kushtet e punës, kuptohet ishin shumë të vështira në një terren malor shumë të thyer. Vera është shumë e shkurtër e ajri shumë i freskët. Dimri shumë i gjatë e i ftohtë, deri minus 30 grad, e me shumë sidomos në ato kohë. Punohej natë e ditë, edhe në dimër pa pushim, mjetet e punës nga më të thjeshtat me skela të larta, karroca e lopata. Por, cilësia e punimeve me kualitet të lartë e në gjendje për t'i rezistuar kohës akoma edhe sot. Vetë Karl Gega, ishte në frontin e punës atë që projektoi vetë po e zbatonte, e përditë projektin e pasuronte me gjëra të reja, nuk kishte asnjë minutë kohë të lirë. Çdo gjë duhej kontrolluar si zbatohej. Por, edhe masat e sigurisë për njerëzit me hallet dhe problemet që kishin ata, nuk ishte kaq e lehtë. Projekti ishte i madhësive të mëdha për kohën e saj, kur asnjëri nuk kishte guxuar për ta menduar e t'i hynte kësaj pune. Puna gjigande e tij, kishte marrë dhenë e shumë njerëz e personalitete vinin për të parë të "pabesueshëm". Vet Otto von Bismark erdhi për vizitë dhe u mahnit me këtë punë gjigande.
Hekurudha është e gjatë 41 km, lartësia nga pika zero arrin 1000 m. Janë ndërtuar 15 tunele, më i gjati 1483 m dhe më i gjati për atë kohë. Janë ndërtuar 17 ura, një nga këto me dy palë harqe që është dhe më i madhi e më i larti (i ngjashëm me urën e ndërtuar në Shqipëri në Gomsiqe afër Pukës). Shkalla e ngjitjes 1:40 pjerrësia. Vetkuptohet që shumë njerëz u sëmurën për kushtet e atyre viteve, në një tunel vdiqën 14 punëtorë e si do të shikojmë më vonë, edhe Karli u sëmur vet. Puna vazhdoi për 6 vjet dhe, mbas mbarimit të kësaj, filluan provat e para me lokomotivat që u ndërtuan gjatë kësaj kohe për terren malor. Prova e parë doli me sukses, ku Karl Gega ishte i pari që qëndronte në ballë të lokomotivës. Më vonë, u provuan dy lokomotiva të prodhuar në Austri me emrin "Vjena e Re", e pastaj provat me vagona. Kjo është pika kulminante, më në fund u vërtetua se malet u mposhtën ajo që ishte e pabesueshme u bë një realitet. Karl Gega fitoi mbi të pamundurën nuk ka fjalë që të vërtetoj këtë, mbasi edhe sot në ditët tona, njerëzimi habitet me këtë vepër madhështore e kur e përshkon vetë këtë pjesë të hekurudhës malore, e kupton se çfarë është bërë. Eshtë me gjithë mend madhështore dhe bie në mendime, se si arriti ky njeri me mjetet më primitive të kohës, të bashkojë popuj me popuj, njerëz me njerëz, vende me vende. Dhe është e vetmja rrugë hekurudhore që lidh Lindjen me Veriun e Italisë deri në Spanjë. Fatkeqësisht, asnjë i huaj nuk e di që doktor inxhinier Karl Gega, njeriu me gjak shqiptari i bashkoi.
Në prill 1854, u bë prova nga djali i Kajzerit të Austrisë. Kurse në korrik 1854, u dha leja e qarkullimit të trenave për pasagjerët. Por, doktor Gega nga gjithë ajo punë me përmasa gjigande botërore, duke qëndruar ditë e natë afër punës, pra në front në borë e të ftohtë në temperatura të ulta, duke lëvizur në qafa malesh e të përpjeta e në kushte të vështira jetese në barakën e tij, që e kishte edhe zyrë projektimi e fjetje, u sëmur. Ashtu, ai vazhdoi punën deri në përfundimin e saj. Mbas kësaj, u mor me projekte të tjera, por tani plotësisht i sëmurë ku ngrihej, punonte, e prapë sëmurej me shpresë për t'i zbatuar ato. Doktorët e shtetit austriak dhanë gjithçka për të, me shpresa për t'u shëruar. Por, sëmundja avancoi e më në fund, një krizë e gjatë e mbërtheu dhe nuk po e lëshonte, kështu më 14 mars 1860 doktor Karl Gega dha shpirt në moshën 58 vjeçare.
Karl Gega, sot është për botën e qytetëruar nga njerëzit më të mëdhenj të kohëve. Turista të shumtë, edhe nga Japonia e vende të tjera, vijnë e shikojnë këtë madhështi e të vjen keq që për shqiptar nuk njihet, ndoshta nga pak njerëz. Shteti austriak i asaj kohe, duke nderuar veprën e Karl Gegës, madhështinë e tij të mendjes, e forcën e karakterin, për të mposhtur malet e pathyeshëm i dhanë titullin "Ritter von", të cilit ju shtua në mes të emrit e mbiemrit si "Karl Ritter von Ghega". Dhe në përmendoren e tij të ngritur në stacionin e trenit në Semering, me 1869 me këtë titull gjëndet. "Ritter von" janë tituj të familjeve të mëdha feudale, që kanë kontribuar në ekzistencën e popujve gjermanë e që këto tituj janë të trashëgueshëm nga këto familje për gjithë jetën. Sot, këto tituj, nuk jepen më sado i pasur të jesh e vepra të mëdha të bësh. Për krahasim me Shqipërinë, si themi për familjet e mëdha "fisnike". Por, për Gegën, u bë një përjashtim për dhënien e këtij titulli. Ka ngelur enigmë, gjithashtu, që thuhet që ai ka vrarë veten. Në një shkrim, shkruhet që kështu është. Kurse, në historinë e kronikën austriake, shkruhet që ka vdekur mbas një sëmundje të rëndë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi