XHEVAT REXHAJ:LETER E HAPUR KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR TË KOSOVËS SË KORRUPTUAR
Faqja 1 e 1
XHEVAT REXHAJ:LETER E HAPUR KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR TË KOSOVËS SË KORRUPTUAR
XHEVAT REXHAJ:LETER E HAPUR KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR TË KOSOVËS SË KORRUPTUAR
Korrupcioni:Analizë mbi ndjekjen dhe gjykimet e rasteve korruptive në Kosovë 2012
Shpërdorim i Pozitës Zyrtare ose i Autorizimit | 339 | 7 | 26 | 33 | 108 | ||||
Nxjerrja e Kundërligjshme e Vendimeve Gjyqësore | 346 | 1 | 1 | 2 | 3 | ||||
Arkëtimi dhe Pagesa e Paligjshme | 349 | 1 | 1 | 2 | |||||
Gjithsejtë: | 10 | 29 | 39 | 121 | |||||
Njerëzit që lindën, u rritën dhe u zhvilluan në sistemet e egra socio-komuniste të tipeve staliniste, marksitë-leniniste, në një apo tjetër mënyrë nuk kishin shumë njohuri për korrupcionin, ose edhe nuk guxonin të mendonin, dhe shtjellonin më shumë se çdo të thoshte kjo fjalë gangrenë për një shoqëri. E kundërta ishte te ato shtete me sisteme demokratike e isdomos në ato të perëndimit, të cilat qysh në fillimet e shekullit të kaluar kishin zhvilluar, dhe kishin strukturuar me ligje, dhe me rregulla një luftë të ashpër kundër korrupcionit, apo siç quhet “ pengu i njërëzimit”
Në trojet shqiptare, të cilat gjerë në vitet e 90 ta të shekullit të kaluar ishin të pushtuara, dhe si pushtim ishte njëri nga të huajtë ,pra amriqët tanë, dhe tjetri pushtim ishte ai i shtetit amë nga pushtuesit me emra shqiptarësh të regjimit enveristë, nuk kishte asnjë shenjë se ku shtrihej, dhe kush ishin korruptuesit sepse i terë ai sistem ishte korruptivë, dhe anti njerëzor ku një klasë politike zhvatëte të gjitha të mirat e shtetit. Më pas, pas vitit 1990 në Shqipëri filloi të dukej në dritë një sistem pluralistë i cili ishte si rezultat i lindjesë së pluripartizmit, dhe aty filloi të lëvizë diç në të mirë të shqiptarëve të shtetit amë, për këtë nuk do bëhet fjalë në këtë shkrim, ngase në realitet edhe këtu në këtë shtet me 100 vjet pavarësi , korrupcioni, dhe krimi janë alfa dhe omega e shqoqërisë, dhe shtetit, mu sikur në të gjita trojet tona të tjera etnike.
Pas shumë tragjedive, dhe pas shumë mundimeve shqiptarët e Kosovës të prirë nga elita e saj intelektuale, dhe e përkrahur nga shumica absolute e popullit filluan një rrugë të gjatë për tu çliruar nga pushtimi serb, dhe këtu në krye me njerëz të penës dhe dijesë nisi fillimi i fundit të mbajtjesë së kosovës nënë Serbi. Me në fundë në gjysmëne vitit 1999 Kosova përfundimishtë u çlirua nga pushtimi i egër serb, dhe filloi të vendöse struktura të reja në kierarkin e shtetit për të udhëhequr popullin dhe vendin. Dihet mirefilli se në fillim në Kosovë u vendosen edhe shumë forca të huaja, si ato ushtarake ashtu edhe ato civile, si nga OKBja ashtu edhe nga Nato e Beja, pra Kosova u vu nën një administrim ndërkombëtar si një gjendje kalimtare gjerë në vendosjen e rendit, dhe ligjit, të formimit të Institucioneve, dhe të stabilizimti ,dhe rimëkëmbjëse së vendit nga shkatërrimet e mëdha që kishte lënë ushtria, dhe policia gjenocidiale serbe. Me këto lëvizje shumë shqiptarë menduan se tani më ecja e shoqërisë kosovare, dhe rendi e ligji do të rreguloheshin, dhe se e ardhmja do të dukej shumë më e mire, dhe më e ndritshme. Më këto vlerësime pajtoheshim thuaja se të gjithe shqiptarët, ngase duke patur parasysh pushtimin e egër serb, dhe luftën e zhvilluar me shumë dëme e humbje si materiale ashtu edhe njerëzore, më në fundë ne shqiptarët do të bëheshim të vetëdijësuar, dhe se do të bënim gjithë të mundshmet e mira që të ngrisnim këtë shtet të ri në këmbë, dhe ta zhvillonim një demokraci me respektim të ligjit dhe rendit kushtetues. Mjerishtë kjo qysh në fillimet a saja u pa se nuk do të jetë ashtu, qyshë në fillim të strukturimit të Institucioneve në Kosovë u paraqiten makinacione, dhe keqperdorime në vendosjen e njërzve të duhur në vende të caktuara. Një ndërë shtyllat kryesore që do të duhej të tregohej si bazë për vendosjen graduale të rendit, dhe respektimit të ligjit, ishin gjykatat, dhe trupat përcjellëse të saj. Mjerishtë mu këtu filloi fillimi i mbarimit të vendosjesë së kritereve, dhe bazave demokratike pë funkcionimin e rendit dhe ligjit.
Menjëhere pas luftës UNMIK u filloi me të bëmat e saja, në një anë kinse ndihmonte vendosjen e disa rregullave të saja për të punësuar gjykatës, dhe prokurorë të cilët ishin dikur pjesë e një sistemi të ish Jugosllavisë, disa nga të cilët me dekada ishin edhe vet pjesëmarrës në denime, dhe vendime të denimeve kundër shumë shqiptarëve, ndërsa në anën tjetër klane dhe grupe mafioze filluan të rekrutonin në gjyqë, dhe prokurori disa njerëz të rinjë, por të pa pervoj ,dhe të interesuar vetëm që të mbronin krimin dhe kriminlitetin e miqëve të tyre që kishin filluar ta zhvatninë pasurinë, dhe pronat e shtetit. Kjo katrahurë e paparë ndonjëhere krijoi bazën që ata që dikur kishin qenë pjesë e sistemit komunist jugosllav, tani më ishin të frikësuar, dhe të shantazhuar nga këta të rinjët, të cilët ua mbanin te hunda etiketimet, dhe fjalët si ish bashkëpunëtor të shkieve, e këta të rinjët si dhuratë e kishin që të jenë më duartë e lira që të mos lejonin asnjë ndërhyrje të prokurorëve, dhe gjykatësv kundër kompanjonëve të tyre, dhe krimeve të ndryshme të bëra nga ta. Dihet shumë mire se në këto pazare një rol të madhë e luajtën edhe zyrtaret e byrokratizuar, dhe të etur për mito e dhurata nga UNMIK u, kur dihet se kinse si njerëz të ardhur edhe nga Banglladeshi e Somalia me "dije dhe me pervojë", “ demokratike” për të ndihmuar shoqërin, dhe Institucionet e Kosovës, ata tani më vidhnin, dhe krijonin pasuri personale në dëmë të popullit, dhe shtetit të Kosoves, dhe këtë e bënin në bashkëpunim me nëntokë te bandave shqiptare, qe shume ishin, dhe janë ende në pushtet.
Pas luftës në Kosovë ndodhen më shumë se 800 raste të vrasjeve, të atentateve, të likuidimeve, të kercënimeve, të reketimeve, dhe të shpërlarjesë së parasë e deri te vjedhja e dokumentacionit me dosje të kriminlevë. dhe vrasësve e kontrabanduesëve mu nga dhomat e sigurise policore. Këto. dhe ky rast konkret u bë në bashkëpunim në mes të njerëzve të UNMIK ut. dhe disa zyrtarëve të lartë të policisë së Kosovës. Deri me sot askush nuk është i hetuar apo i akuzuar për këto raste. Në Kosovë ndodhën me dhjetëra vrasje politike, vrasje të figurave të çmuara kombëtare, dhe gjerë me sot asnjë njeri nuk u akuzua apo nuk u zu nga organet e shtetit, ngase nuk pati as hetime. nga prokuroria e shantazhuar gjerë në fyt. dhe e kontrabanduar nga bandat e caktuara. Në Kosovën e pasluftës u uzrpuan me mijëra objekte banimi, tregëtie, biznesi, ndermarrje shoqërore, toka mijëra hektarësh të shtetit, dhe jo askush nuk u ndoq penalishtë, askush gjerë me sot nuk mori asnjë denim. Në Kosovën e pasluftës u pasuruan nga zeroja ne multi milionerë me mijëra zyrtarë, dhe qeveritar si komunal e gjerë te ata qendror, por mjerishte për këto nuk egziston gjykata e as prokuroria , ose thënë më mire kriminlet i kanë duartë e lira. Në Kosovën e pasluftës u avulluan me qindra miliona euro nga tenderet e ndryshme, u avulluan me qindra miliona nga tregtia me medikamente që u bënë nga spitalet .dhe vet ministria e shëndetësisë. U vodhën me qindra miliona nga sistemi arësimor si rezultat i ndertimit të shkollave ku 20 përqindëshi mberrinte te firmat private e pastaj derdheshin në xhepat e zyrtarëve. Në Kosovën e pasluftës Univerziteti i Prishtinës bëri shitblerjen e mijëra diplomave të fushave të ndryshme arësimore, duke u pasuruar profesoret, dekanet e gjerë të Rektorati, e që në anën tjeter u paisen me diploma çobanet, loparet, kamarieret, kuzhinieret, laviret, taksistet, hajnat, kriminelet, dhe ndytësirat e tjera që në realitet nuk posedonin as shkollat e mesme e ndoshta as ato fillore tetë vjeqare. Në Kosovën e pasluftës lulëzoi krimi ,dhe korrupcioni, ndërsa gjykata, dhe prokurorit heshten, dhe heshtin, këtë e bëjne ngase kambë e krye janë të lidhur me krimin, dhe korrupcionin, gjykatat, dhe prokurorite sot janë oazat e inkriminimit dhe kontrabandimit me ligjin, këto dy institucione mbeten qendrat kryesore të pengesave rrethë stabilizimit të gjithmbarëshem shoqëror të Kosovës. Në Kosovë është më se lehti të vritet njeriu, dhe të mos e “ shef” askush, në Kosovë është e mundur që të shkilet njeriu , femija, gruaja, plaku e të tjerë nga manjak shofera, dhe të mos e shef askush, në Kosovë është e mundur që të kërcënohet çdo njeri , dhe të mos ndermerret asnjë hap nga organet e rendit, pra në Kosovë duhet të i lutesh Zotit se pas një dite ,dhe pas një nate fillon një ditë e re pa të ndodhur një e keqe. Sot gjyqësia kosovare është leva kryesore e frikës së qytetarit nga e keqja, ngase së bashku me gjyqësorin një rol bashkëpunues e luan edhe policia e Kosovës. Pse ndodh kjo, shumë e thjeshtë; nëse një njeri kërcënohet, rrahet, vidhet, e shef kriminlein, e shef hajnin, e shef dorasin e të tjera ai nuk është i sigurte që rastin ta paraqesë në polici apo organe prokuroriale, ngase e ka frikën se ky zingjirë është i lidhur me vet kriminelët dhe bandat, dhe pastaj individi do të pësoi nga ndonjë telefonatë kërcënuese. Sot më shumë se kurr ka krim, dhe për të ka aq shumë dëshmitarë të gjallë, por ende nuk e kanë guximin qytetarë të jenë dëshmitarë të rasteve, arësye kjo se frikohen edhe nga policia e edhe nga gjyqësori.
Në Kosovë, deputetët, kryetarët e komunave, zyrtarë të ulët, dhe zyrtarë të lartë janë të lirë ta keqpërdorin pozitën, paranë publike, dhe pasurinë shtetërore si të duan ata. Ka njerëz zyrtarë që kinse edhe kanë marrë denim nga ndonjë gjykatë, por ata me krye përpjetë shetiten rrugëve të Kosovës, ngase nuk ka i lemë nane që i fut ata në burgje. Zyrtarë të Kosovës luajnë me gjyqësorin si macja me miun, dhe ky aspekt është rezultat i lidhjeve të qëndryeshme me pushtetin e lartë, me njerëz të forte të partive e sidomos të qeverisë. Kryetari i një komune dënohet me vendim gjyqi, dhe ende nuk e vuan denimin, jo, ngase ai ka para, e korrupton ose edhe e kërcenon policin apo gjykatësin që ta detyrojnë të shkoi në vuajtje denimi. Në Kosovë janë nënë hetime më se 126 zyrtare të lartë institucional me vite te tëra, por prokuroria, dhe gjyqësori pushojne, ose thënë më mire nuk kanë guximin që ti hetojne me shumë apo edhe të i denojnë. Në gjithë këtë lëmshë të nje sistemi aq korruptiv gjyqësor të Kosoves, ka vite qe një shtresë e njerëzve të quajtur avokatë tani më janë klani më i pasuruara i Kosovës. Avokatët e Kosoves sot marrin me miliona para nga banditët dhe kriminelte, që kinse i mbrojnë për vepra penale, dhe të tjera, këta avokatë sigurishte se as tatimin në pronë dhe atë të të ardhurave materilae nuk e paguajnë, me siguri se ka raste kur edhe përmes avokatëve bëhet edhe pastrim parashë të pista. Avokatët e Kosovës ditë për ditë janë në qendër të vëmendjesë së opinionit, ata flasin, tregtojne ligjin, mbrojne klientet e tyre hajna, dhe mbushin xhepat e tyre duke mbrojtur indirekt korrupcionin dhe krimin e organizuar.
Me gjase kjo gjëndje alarmante e një gjyqesori të paralizuar nga fuqizimi i bandave, dhe klaneve mafioze partiako-qeveritare do te vazhdoi edhe vite te tëra, përderisa gjykatësi dhe prokurori kanë frikë nga grupet e interesit në Kosovë nuk do të ketë rend dhe ligjë, nuk do të ketë demokraci as të nivelit afrikan.
Ju njerëz që paguheni nga buxheti dhe paraja e qytetarëve të Kosovës keni qalue, keni humbur cakun, jeni të padenjë që të kryeni detyrën zyrtare, andaj do te ishte njerëzi që edhe të largoheni, ata që e njofin veten, nga pozitat dhe të thoni jo nuk mundemi më. Ju që do duhej të na mbroni ne qytetarëve të kosoves nga krimi , a jeni të vetëdijshem se me këto dështime të juaja ju po krijoni një situatë ku dikur edhe vet fëmijet e juaj do ju mallkojne ngase do të jenë të ekspozuar dhe të rrezikuar nga një shoqeri kriminale. Ju , pra prekeni koken dhe largohuni nga e keqja ose do të jeni edhe më tutje vet e keqja e kriminalizuar.
Nëse do e lexoi kush nga ju, përcillini të falat nga une, dhe nga besoi shumica e qytetareve të Kosoves për brengat që i kemi.
Xhevat Rexhaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi