Demaçi: Ramush, kryeministër është Hashimi
Faqja 1 e 1

Veprimtari Adem Demaçi e ka kritikuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shfaqur ambicie të bëhet Kryeministër. Ai ka thënë se Haradinaj duhet të pret zgjedhjet ose të bëhet zëvendëskryeministër, pasi këtë pozitë aktualisht e ka Hashim Thaçi.“Ramushi më pëlqeu disa ditë, por një ditë tha dua të bëhem kryeministër. S’më pëlqeu. Nuk më pëlqeu sepse janë votimet, janë rrugët tjera, janë marrëveshjet, është një Zëvendëskryeministër. Besoj se nuk do të ishte problem. Por të bëhesh Kryeministër, ku ta çojmë z. Hashim, ku ta çojmë”, ka thënë Demaçi, në fjalimin për nder të ish-komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi.
“Neve na ka kapur njëfarë flake e madhe për pushtet, edhe po i harrojmë disa sende, disa rende. Ne po mundohemi ta krijojmë një shtet modern, një shtet evropian, një shtet me rregulla”, ka shtuar ai.
Demaçi është marrë edhe me Atifete Jahjagën. E ka mbrojtur sa i përket largimit të saj nga Presidenca, ndërsa e ka kritikuar fortë për nderin që ia kishte bërë Ahmet Zogut në Shqipëri.
“Rasti i kësaj zonjës tonë Presidente. Vetë u morën vesh: A po e bëjmë, po e bëjmë. Kur e bën, tash ta heqin. Por, s’është kjo lojë njëherë emëro, njëherë hiq. Edhe këto sende duhet t’i qesim anash”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Presidentja është dashur ta dijë se Zogu ka ardhur në pushtet me ndihmën e serbëve dhe rusëve, ndërsa ka ikur në kohën më të keqe dhe i ka lënë shqiptarët nën mëshirën e fashistëve italianë.
“Nuk pajtohem me zonjën Presidente që shkoj atje në Shqipëri dhe morri pjesë me Kryeministrin e Shqipërisë për ta rehabilituar Ahmet Zogun. Nuk pajtohem me këtë punë, nuk është punë e mirë”, ka thënë ai. “Ne jemi popull që me gjak e kemi shkruar historinë”, ka thënë ai.
Ai ka kundërshtuar edhe kërkesat e turqve për të ndryshuar historinë, duke thënë se askush nuk duhet të ndërroj asnjë pikë të historisë në raport me Perandorinë Osmane. “Atyre u pengon edhe Skënderbeu këtu, edhe Skënderbeu në Tiranë”, ka thënë ai.
Demaçi ka kërkuar të depolitizohet shteti nga klasa aktuale, ndërsa nga deputetët ka kërkuar të mos imitojnë shembujt e këqijtë të rajonit dhe botës.
“Nëse dëshirojmë të grinden dhe shahen ka kafene sa të duash, ka livadhe e Gërmia, por kur të hyjnë në Kuvend le të dalin si burra shembullor se rinia jonë duhet të edukohet nga dikush”, ka thënë ai.
Pas fjalimit të Demaçit, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nuk iu hidhërohet kritikave të tij. “Jeni heroi i gjallë i kombit tonë. Prandaj respekt. Po bëjmë gjithçka që të bëjmë punë të mira, por do të përpiqemi që të bëjmë edhe punë më të mira, baca Adem”, është përgjigjur Thaçi.
Duke folur për figurën e Mujë Krasniqit, me rastin e 14 vjetori të rënies së tij, kryeministri i vendit Hashim Thaçi ndër të tjera theksoi se ai do të mbahet mend jo vetëm si pjesëmarrës i shumë betejave, por edhe për inspektimet me plagë në trup, për t' u dhënë edhe më shumë moral bashkëluftëtarëve në fushëbetejë.
Mujë Krasniqi do të mbahet mend me trimërinë e rrallë që buronte nga shpirti i tij, me gatishmërinë për t'i shërbyer atdheut me devotshmëri të plotë.
Së bashku me Mujën bien edhe 40 dëshmorë të lirisë, duke e larë me gjak kufirin më tragjik të Evropës, kufirin e vitit 1912.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demaçi: Pavarësisht të kaluarës Mustafa bën për kryeministër, është i mençur (Video)
» Ramush Haradinaj Zv/kryeministër?
» IDRIZ ZEQIRAJ.SHPËRDORIMI FATAL I POZITËS NGA HASHIMI, ËSHTË SKANDALOZ ËSHTË SKANDALOZ
» Rrezart Kalaja:Pse duhet të jetë Ramush Haradinaj Kryeministër karshi Thaçit tre ?
» Demaçi: VV gabon, Thaçi është elastik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi