Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raporti: Shqiptarët financuan terrorizmin

Shko poshtë

Raporti: Shqiptarët financuan terrorizmin Empty Raporti: Shqiptarët financuan terrorizmin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 8:52 pm

Raporti: Shqiptarët financuan terrorizmin
Nga Tedi Blushi
Një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka tentuar gjatë vitit 2008 të kryejë një transfertë bankare në Pakistan, në drejtim të një individi i dyshuar si terrorist. Ndërkohë, një tjetër shtetas, i dyshuar si pjesë e listës së zezë, është mbikëqyrur nga Shërbimi Informativ i Shtetit pas raportimit për një transfertë bankare që ky individ kishte kryer gjatë 2008 në një nga bankat e nivelit të dytë. Identiteti i tij, gjithashtu nuk bëhet i ditur. Fati i hetimeve për këto dy raste, të mbajtura sekret deri më tani dhe ku janë investuar të gjitha agjencitë shqiptare të parandalimit të financimit të terrorizmit ndërkombëtar, ka mbetur po ashtu enigmë. E megjithatë, vlen të theksohet se vigjilenca e autoriteteve shtetërore në parandalimin e këtyre dy tentativave ka qenë në nivelet maksimale.
Raporti
Dy rastet në fjalë janë bërë publike në raportin vjetor për vitin 2008 të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Në kapitullin lidhur me luftën kundër financimit të terrorizmit, ky institucion sqaron konkretisht se: “Nga raportet e aktivitetit të dyshimtë të ardhura nga bankat e nivelit të dytë, janë referuar përkatësisht një rast pranë SHISH-it, për investigime të mëtejshme (individ i dyshuar si pjesë e listës së zezë), dhe një rast i dërguar pranë Policisë së Shtetit, për një shtetas shqiptar që kërkonte të bënte transfertë në Pakistan në drejtim të një individi i dyshuar si terrorist”, - citojmë nga faqja nr.48 e këtij raporti voluminoz.
Terroristët

Militantët islamikë nisën të mbërrinin në Shqipëri atëherë kur regjimi komunist u rrëzua. Mes turmës së ’vëllezërve’ ortodoksë grekë dhe myslimanë që vërshuan për të rimëkëmbur religjionet në vendin më të varfër të Europës, pati dhe disa personazhe të maskuar si misionarë, por të njohur si anëtarë të terrorizmit fondamentalist ndërkombëtar, si “Xhihadi Islamik Egjiptin”, “Grupi Islamik Egjiptian”, “Fronti i Shpëtimit Islamik Algjerian”, “Grupi i Armatosur Islamik Algjerian”, që më vonë do të viheshin nën komandën e Osama Bin Laden dhe Al Kaedas. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara, Shqipëria ka hedhur poshtë disa zëra se ajo ka qenë bazë e terroristëve të dyshuar për lidhje me Osama bin Laden. Megjithatë, ekzistenca e terroristëve islamikë në territorin shqiptar është provuar në vitin 1998, kur si rezultat i një operacioni të përbashkët të CIA-s dhe SHIK-ut, disa shtetas egjiptianë të kërkuar për organizimin e veprimeve terroriste në Egjipt, janë ekstraduar në këtë vend. Ata më pas janë gjykuar dhe janë dënuar me vdekje. Ligjet e nënshtetësisë që prej asaj kohe janë shtrënguar, dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja të zbulimit në mënyrë konstante bëhen investigime dhe kontrolle të hollësishme. Ndërkohë, ende nuk janë bërë transparente financimet e huaja të komuniteteve fetare kryesore në vend.
Gazeta Shqiptare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi