Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Babai fal familjen e vrasësit në Konektikat

Shko poshtë

Babai fal familjen e vrasësit në Konektikat Empty Babai fal familjen e vrasësit në Konektikat

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 16, 2012 2:35 pm


Babai fal familjen e vrasësit në Konektikat
Babai fal familjen e vrasësit në Konektikat F1_16konekt1355656669

Në një shembull të pabesueshëm kuraje, një baba i shkatërruar nga vrasja e të bijës 6-vjeçare në masakrën e ndodhur në shkollën fillore në Konektikat, SHBA, i ofroi falje dhe mbështetjen e tij familjes së vrasësit.

Robbie Parker, i cili humbi të bijën Emilie në këtë tragjedi, duke u përpjekur që të përmbante dhembjen dhe lotët, deklaroi në një program të rrjetit kombëtar “CNN”: “Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të thella të gjithë atyre prindërve që gjenden në të njëjtin situatë si unë. Kjo është një tragjedi e tmerrshme, zemra ime është pranë tyre. Dhe kjo përfshin edhe familjen e vrasësit. Dua t’i them se dashuria dhe mbështetja jonë shkon gjithashtu tek ju”.

Sipas babait 30-vjeçar, në këtë moment të jashtëzakonshëm dhembje, urrejtja nuk do të ishte në gjendje të shërojë plagët, prandaj kushdo duhet të kthehet drejt ndjenjave më të sinqerta dhe fuqishme njerëzore, transmeton TCH.

”Ndërsa brenda nesh po zë vend zymtësia dhe një dhembje gati e papërballueshme, ngjej ngushëllim tek ajo që ime bijë përfaqësonte, tek entuziazmi dhe aftësia e saj për të bërë kaq shumë njerëz për vete, në kaq pak kohë që jetoi mbi këtë tokë”, shtoi babai, i cili nuk dëshiron të mallkojë fatin e tij, por shprehet i “bekuar”, që të paktën e pati, edhe pse për një kohë aq të shkurtër, të bijën Emilie.

Një mesazh i tillë falje dhe kuraje njerëzore, mbetet në thelb i ngjashëm me atë që Papa Gjon Pali i Dytë (Karol Vojtila), i ofroi turkut Mehmet Ali Agça, të cilin e fali pasi ai tentoi ta vriste në një atentat të dështuar ne vitin 1981.
Babai fal familjen e vrasësit në Konektikat F1_16konekt1355656669
(Në foto: 1. 6-vjeçarja Emilie Parker, nje prej 26 viktimave te sulmit ne nje shkolle fillore te Konektikatit, SHBA
Babai fal familjen e vrasësit në Konektikat F1_16konekt11355656712
2. Kohera me te lumtura: Familja e bashkuar. Emilie, vajza me e madhe e ciftit, djathtas
Babai fal familjen e vrasësit në Konektikat F1_16konekt21355656753
3. Robbie Parker dhe bashkeshortja, te shkaterruar nga dhembja ne momentin e mesimit te lajmit ne vendngjarje)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi