LDK: Me këtë qeverisje po largohemi nga Evropa

Papunësia në Kosovë, vazhdon të mbetet alarmante. Ajo arrin rreth 48 për qind dhe se në zyrat e punësimit janë të regjistruar mbi 330 mijë punëkërkues.
Qeverisja Thaçi po diskriminon 42 mijë persona të moshës 15-18 vjeçare dhe se kjo Qeveri nuk e di sa është papunësia, pasi që të dhënat më të fundit zyrtare, janë për vitin 2009, kur papunësia vlerësohej të jetë rreth 45 për qind. Kështu thanë në një konferencë për media ekspertët e LDK-së, të cilët folën për tregun e punës dhe papunësinë në vend , duke bërë po ashtu dhe krahasime me vendet e rajonit.
Avdullah Hoti, ekspert në LDK tha se papunësia e lartë dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, i kanë shuar shpresat e të rinjve për të ardhmen dhe se kjo është arsyeja pse tendenca për të emigruar, është tepër e lartë, gjë që ka pasoja në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në. Vlerësimi kryesor i këshillit të ekspertëve të LDK-së, sipas tij është se Qeveria Thaçi nuk e di se sa është papunësia dhe se nuk po e bën as më të voglën përpjekje për matjen e shkallës së papunësisë në vend. Megjithatë sipas tij të dhënat e fundit, flasin për një gjendje alarmante, sa i përket papunësisë në Kosovë.
“Të dhënat e fundit tani nga organizatat botërore tregojnë se papunësia në fakt është alarmante. Kjo arrin në 48 për qind të tregut të punës. Ndërkohë që zyrat e punësimit prezantojnë të dhëna përreth 330 mijë persona të papunë. Ja si është bilanci i qeverisë Thaçi, lidhur me punësimin dhe papunësinë në fund të këtij viti. Mesatarisht vetëm dy nga 10 persona të moshës së punës janë të punësuar”, tha ai.
Hoti po ashtu pohoi se me qeverisjen Thaçi, Kosova në çdo aspekt po largohet nga Evropa. Sipas tij papunësia në Kosovë është shumë më e lartë se sa vendet përreth nesh si Mali i Zi, Maqedonia e Bosnja.
“Sa i përket krahasimeve me rajonin dhe Evropën me qeverisjen Thaçi, Kosova në çdo aspekt po largohet nga Evropa. Faji i këtij modeli unik të qeverisjes Thaçi, të zhvatjes dhe korrupsionit, Kosova nuk krahasohet as me vendet e rajonit e lë më Evropën. Të dhënat që ne kemi nxjerrë tregojnë se norma e papunësisë në Kosovë është tri herë më e lartë se sa në Malin e Zi, ose dy herë më e lartë se në Bosnje”, tha ai, raporton Express..
Numrit të madh të papunëve, vazhdojnë t’i prijnë femrat. Sipas analizës së grupit të ekspertëve të LDK-së, diferencat janë tepër të larta në mes të meshkujve dhe femrave. Vetëm 1 në 10 femra është e punësuar, krahasuar me 3 në 10 meshkuj dhe se mbi 90 për qind e të papunëve, janë të papunë për më shumë së një vit.
Hoti po ashtu theksoi se Ligji i ri për të papunët , diskriminon dhe shkel të drejtat njerëzore, pasi që të gjitha politikat e Qeverisë Thaçi, sa i përket uljes së papunësisë përmblidhen në ligjin e ri për regjistrimin e të papunëve. Me këtë ligj diskriminues, sipas tij të papunët obligohen që të regjistrohen në zyrat e punësimit të administruara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe se ky ligj shkel të drejtat elementare njerëzore dhe i cili përcillet me plot anomali.
Me këtë ligj të ‘jashtëzakonshëm’, duke mos i njohur si të papunë personat nën 18 vjeç, Qeveria Thaçi, sipas Hotit, i hequr nga lista e të papunëve rreth 42 mijë të papunë.
Sipas kësaj analize, bilanci i punës së Qeverisë Thaçi në përmbyllje të këtij viti, është se vetëm 2 në 10 persona të moshës 16-64 janë të punësuar. Papunësia është e lartë sidomos për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç. Vetëm 1 në 12 persona të kësaj moshe është i punësuar. Ndërsa të dhënat nga organizata ndërkombëtare, tregojnë se afër 40 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri të thellë me vetëm 1 euro në ditë ose me të ardhurat që marrin nuk arrijnë të sigurojnë konsumin e nevojshëm për zhvillimin afatgjatë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi