Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova ndalon miellin e misrit kancerogjen nga Serbia

Shko poshtë

Kosova ndalon miellin e misrit kancerogjen nga Serbia Empty Kosova ndalon miellin e misrit kancerogjen nga Serbia

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 16, 2012 9:34 pm

Kosova ndalon miellin e misrit kancerogjen nga Serbia


Kosova ndalon miellin e misrit kancerogjen nga Serbia Largea_mielli-i-misrit16-jpg1355679308
Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka marrë vendim që të ndalojë importimin e miellit të misrit nga Serbia, pasi që ky miell është konstatuar të përmbajë veti kancerogjene.

Disa tonë miell me përmbajtje kancerogjene nga Serbia janë importuar së fundi edhe në Maqedoni. Agjencia qeveritare për ushqime dhe veterinari në Shkup ka bërë të ditur se 1.5 ton miell me përmbajtje kancerogjene ka përfunduar tek konsumatorët në Maqedoni, ndërsa një pjesë e madhe prej 8 tonëve është tërhequr nga tregu.

Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK ka njoftuar se Kosova para dy javësh ka ndaluar importin e miellit të misrit nga Serbia.

Mirëpo, sipas tij, me të marrë lajmin se në Maqedoni është zënë miell kancerogjen nga Serbia, AVUK ka kontaktuar autoritetet maqedonase për të shikuar se për çfarë mielli bëhet fjalë, pasi që edhe Kosova importon nga ky shtet.

“Me të marrë lajmin që në Maqedoni janë vërejtur sasi të tilla të miellit, kryeshefi i AVUV-it ka kontaktuar autoritetet maqedonase për të marrë informata më të detajuara për këtë rast. Dhe aty jemi njoftuar që bëhet fjalë për miell misri që është ndalur për import para 15 ditësh nga ne”, është shprehur Thaçi.

Edhe udhëheqësi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që kanoset nga importi i miellit nga Serbia.

“Ne si organizatë para 3 vjetësh kemi kërkuar nga institucionet që të bëhet një analizë e miellit dhe grurit të importuar nga Serbia, por kurrë deri më tash nuk kemi marrë ndonjë raport zyrtar të këtyre analizave”, është shprehur Kaçaniku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi