ël poetik nga Ilirjan Iljazi
Faqja 1 e 1
ël poetik nga Ilirjan Iljazi
Ilirjan Iljazi
LUMI UNË
I mjeri unë!
Kur isha tridhjetë,
thashë se u plaka.
S’isha më zjarri,
që miket flutura,
të digjeshin për mua.
Vec njëra, besnike,
kur krahët iu lodhën,
qëndroi tek unë.
E kapa për dore,
e putha në buzë,
në shtëpi e cova.
Na shanë e na bekuan,
përjetësisht na lidhën,
si burrë e grua.
I mjeri unë !
Kur isha dyzetë,
thashë se u plaka.
Duart m’u lidhën,
sytë m’u lbyrën,
s’kthehesha më prapa.
Nuk kisha më mike.
Ajo m’u bë grua,
ajo u bë nënë.
Më lindi një djalë,
më lindi një vajzë,
një diell e një hënë.
Miket m’u zverdhën,
pacet m’i dhanë,
u ndamë e s’u pamë.
I mjeri unë !
Kur kalova t’pesëdhjetat,
më thanë që u plaka.
Miket më harruan,
u shua dhe zjarri,
më humbi dhe fjala.
Një mike kaloi
pranë meje, më pa
dhe flaka u ndez.
E kapa për dore,
e putha në gushë,
i pëshpërita në vesh.
Lumi unë, i lumi !
Nuk qënkam edhe plakur !
Tani le të vdes !
DASHURIA E PARALINJES SIME
Unë shkruaj një varg për dashurinë,
qindra vjet para se të lindesha.
Është një varg pa fjalë,
një rrip mjegulle e ndritshme,
me aromat e luleve,
me ritmin e jehonave të ëndrrave,
të paralindura.
Unë shkruaj një varg për dashurinë
e paralindjes sime.
Dhe pyetjeve shumë të cuditshme,
dhe cështjeve shumë të mistershme,
dhe protokollit shoqëror shumë të papërshtatshem,
unë i bëj sfidë.
Unë guxoj, me një varg për dashurinë,
të jetoj paralindjen time.
RRUGA EGNATIA
Rruga Egnatia, një fill bisturie,
mes përmes trupit të Ilirisë.
Romakët kërkonin transplantimin tek popujt,
të zemrës së perandorisë.
Por popujt kanë zemra të mëdha, nuk zëvendësohen
me zemrat e huaja të te pushtuesit.
Nga asfiksia e gjakut do tu merreshin këmbët,
në vorbullën e historisë do të humbnin.
Kjo vijë operimi, me emrin Egnatia,
se gjeti dot rrugën e zemrës.
Nga Dyrrahu u zgjat në Ballkanin juglindor,
trupa priste, por zemra dot s’prekte.
Rranë koret e plagës, kur shekujt kaluan,
por gjurma Egnatia mbeti.
Perandoria vdiq, popujt me zemrat e veta jetuan,
shëndoshin trupat e s’e harrojnë bisturinë.
SHUMË FLASIM , DIMË PAK
Flasim shumë, eh si flasim ne !
Shkruajmë shumë, ah si shkrujmë ne !
Lexojmë një libër, të lexonim dhjetë !
Njohim vec vetveten, e nuk njohim jetën.
Hamë bukë e themi: e njohim bujqësinë.
Pimë ujë e themi:njohim shkencën dhe kiminë.
Vizitojmë Europën e nuk njohim Shqipërinë.
Pse dimë kaq pak ? C’do vit dimë njësoj.
Pse lexojmë kaq pak ? C’do ditë më pak studiojmë .
Botojmë revista e libra, sic prodhojmë orenditë.
Nuk na lexojnë. Nuk frumëzojmë !?
Nuk na lexojnë. Nuk na nderojnë!?
Na harrojnë !
SHTËPIA IME DHE DIEJTË
Shtëpia ime,
i ka dritaret nga dielli.
Ndjen lindjen e diellit,
lind dhe ajo.
Lind edhe unë,
në zgjimin epërditshëm,
e dritën ndjek në punë.
Fëmijët e mij, dy diej të vegjël,
lindin më vonë.
Atëherë, shtëpia ime ka zenitin.
Perëndon dielli e mblidhemi në shtëpi.
Fëmijët e mij, dy diej të vegjël,
pas pak, perëndojnë.
Në gjumë,
rrezet perënduese, gjithë natën i mbulojnë.
Vonë bie të fle dhe unë.
Atëherë shtëpia ime perëndon.
Shtëpia ime nuk ka qiell nate,
vec diej, që pushojnë.
MIQTË ARTIFICIALË
Numëroj lulet në shtëpinë time:
Gjithsej janëtridhjetë.
Nëzetë janë artificiale,
pa ujë,
pa erë.
Të tjerat janë natyrale,
në vazo të mbjella.
Dikur mbaja vetëm lule natyre.
Pak tokë më shumë nëpër vazo,
e qiell më shumë në tavan,
Diell kisha më shumë në dritare,
nëpër dyer, frynte era nga pak.
Tani, i kam vënë kufi natyrës,
me lule plastike.
Janë zvogëluar toka dhe qielli,
në shtëpinë time,
pak e më pak.
Më duket shtëpia e ndrojtur
e më e ngushtë,
nga shumimi i miqve artificialë.
NË ALPE DHE NË VLORË
Kur jam në Alpe, adhuroj qiellin,
kur jam në Vlorë, pëlqej detin.
Një krah e një sy më bëhet shqiponjë,
një krah e një sy më shnderrohet në delfin.
Një fjalë me bëhet klithmë,
që lartësitë tejshpon,
një deshirë kthehet në dallgë,
që brigje ujrash arrin.
Të fluturoj në Alpe, ah si një shqiponjë !
Të notoj në Vlorë, ah si një delfin !
E le të thërrmohem në tokë pastaj,
njerëzisht !
FQINJËT E MI
Mbi shtëpinë time,
dëgjohet zhurmë.
Janë fqinjët em të sipërm,
të zhurmshëm e herë të urtë.
Janë kthjellimet,
lojrat e qiellit, retë.
Ja, një rrufe – fëmijë,
po bëka potere vërtetë.
Do ngjitem lart
dhe do e qortoj.
Por eja more burrë
brenda, do më thonë.
Do gëzojnë me bubullima,
do qerasin me deborë.
Të percjellin me ylberë,
me furtunë, ta bëjnë me dorë.
Ata shamatosin,
edhe kur zbresin tek unë.
....Një ditë fëmijët e mi,
i thyen xhamat me gurë.
GUXIMI I FËMIJËS
Një fëmijë i vogël,
me detin po loz .
Dhe, ah, s’paska frikë !
Valës së lartë,
nuk i bën dredha.
Ah sa mirë !
Një gafore të vogël,
mbaka në dorë.
Ah , sa trim !
Pas peshkut po bredh
dhe notin mëson.
Ah si një delfin !
Me ujët e kripur,
sytë i fërkon.
Dhe ah, s’paska lotë !
Dallga e përplas,
si s’deshi vetë,
oh, në bregun me rërë.
Cohet, përplaset,
në këmbë s’mund të ecë.
Oh, sa u lodh !
Vjen nëna, e merr,
E puth, qesh.
Ah sa gëzon !
Dhe e ngre lart.
Ai duart zgjat,
ah , diellin të kapë !
MARS
Në mars,
pas ditëve me diell,
qielli u bë gri.
Dëbora kërcenonte,
era humbi lulet e celura.
Mbas disa ditësh,
pranvera breroi deri nq zemër.
Lulet e reja puthën
plagët e luleve të rëna.
Kështu ka dashuria,
një fashë dhimbje,
nga rrezimi i parë i syve,
në lulëzimin e duarve, buzëve.
ALKETËS
Po të pres Alketa,
të vish në mbrëmje,
të më thuash dy fjalë,
jo më shumë
e të heshtësh.
Në blicin e frymëmarrjes,
të shohim njeri tjetrin
e të puthemi të dy.
A e di Alketa,
si fillon pritja ime ?
Gjithë qenia jote
në qafë më rëndon
Unë atëherë pres.
Një sekond më shpejt,
të më jesh pranë,
më lehtëson.
A e di Alketa,
cështë ndarja jonë për mua ?
Marr një fotografi,
nga blici i frymëmarjeve
dhe e mbaj me vete,
deri në shkrepjen e blicit tjetër.
DITA DHE NATA
Dita punëtore,
e rendë, e lodhur,
afrohet në prehërin e nates,
pa fjalë.
Kokën mbështet e i mbyll sytë.
Nata, e dhëmshura,
motra binjakja,
shplodhjen i fal:
me duart e zeza,
me buzët e zeza,
me zemrën e bardhë.
KRIJIMI I HESHTJES
Që yë bashkosh fjalët,
që të shkruash mendimin ,
që të shkruash librin,
apo thjesht një rrjsht,
midis gërmave rradhitur,
vendosim dhe heshtjen,
largësinë e bardhë të fjalëve në mes
.Që të flasësh dy fjalë,
që të mbash ligjëratën,
që të shprehësh një urim,
pendesë a mallkim,
vendosim heshjen,
midis shkëndijave të gjuhës,
largësinë e bardhë, që shqiptimin lidh.
Qëtë ecësh në rrugë,
që te shtysh vagonat,
që të gjuash një top,
a të kalosh një pengesë,
paraprijmë me heshtjen,
mendimin e veprimit,
largësinë e bardhë të castit, që ndeshim.
Që të thurrësh një poezi,
që të lidhësh një tregim,
duhet heshtja e akumulimit, ndryshe dot s’krijon.
Që të fitosh zgjimin,
vrullin, guximin,
në jetë edhe heshtjen duhet ta krijosh.
DY GJYSMËSFERAT
Në hartën e majtë,
në dorën time,
janë mijra yllësi.
Në hartën e djathtë,
janë mijra të tjera.
Gjithë dielli i punës,
ndricon në to,
natën dhe ditën.
Ky qiell më i madh
se qiejt e tjerë,
me botë të panumërta,
për cdo njeri,
rreth boshtit –Punë rrotullohet.
Kur më shumë punojmë
e dimë më shumë,
si me teleskop zbulojmë yllësi të reja.
E qielli zmadhohet,
në të dy hemisferat.
PUNA
Dikur Punën ,
me zinxhir e lidhnin :
dhe Puna poshtërohej me kamzhik e frikë.
Disa
Punën e poshtërojnë dhe sot:
e cfilisin,
e tallin,
e vjedhin.
Më të shumtit
e nderojnë.
Ja fshijnë djersën e ballit,
kur lodhet.
E mbajnë në krahë e i dalldisen bukurisë së saj.
I thërrasin shok.
Si Puna
marrin trajtën, fytyrat tona
NGJAJSHMËRIA
Bardhë e zi pëlqente im atë.
Një natë vjeshte, një ditë dimri,
i shfaqeshin në veshje,
i mbushnin jetën,
si këmisha e bardhë,
si jeleku i zi.
Unë fytyrën si ai e kam
dhe ngjyrat si ai e dicka më tepër.
Pëlqej të kuqen, pëlqej një blu,
një natë prilli, një ditë korriku.
Veshjen, si im atë e pak më tepër,
dhe jetën e mbush me gëzime më shumë.
Është hequr pikëllimi mollëzave të fytyrës,
me një ditë behari, ndryshojmë të dy.
DITËT DHE NETËT E DETIT
Ditët dhe netët e Detit, të ndara nga kufijtë e thellësive,
si ditet dhe netët e perhershme të Hënës,
përmbajnë banorët e ujit, në pyje e qytete.
Banorët e ditës gjallojnë dhe jetojnë,
nën dritën e diellit, në ajrin që kapërcen,
në përpjekje me stuhitë, me dallgët shkatërimtarë.
Të fortët e të dobëtit luftojnë për jetën,
dhe mundet, që të humbin,
nën rrezet e diellit, në dritën e përjetëshme.
Banorët e natës, të pakët, të frikësuar nga e papritura,
jetojnë të qetë në thellësitë e mëdha.
Gjithë jetën të shtypur nga tonellatat e ujrave.
Nuk njohin përleshje, as stuhi e as dritën.
Lindin me sy, por verbohen ata.
HAP ZEMRËN E GRUAS
Hap zemrën e gruas, sic hap shtëpinë e dashur,
Plot dritë e njohur, botë kureshtare.
Ja, diku në mur, varur xhaketa e përditshme,
Ja këpucët pastruar për ditën e nesërme.
Meraku i fshehur, ja, aty mbas derës,
Flet zëulët, sa herë hapet dhe mbyllet.
Ajo më pret, mbase e lodhur, e qetë,
Kur më sheh , clodhet, sytë i lë mbi mua;
Kur e shoh, prehem, një prehje e paqetë,
Gjithë shkëndijime, ashtu si vet dua.
Hap zemrën e gruas. Hedh zemrën time,
Një botë me fusha, me male e det;
Një botë me shqetësime nga shtëpia në yje.
A do të kishte ngjyrë, erë dhe kthjellime,
Po të mos përplasej me zemrën e saj ?
Nga përplasja marr frymë, jetoj dhe mbetem,
Me shqetësime, ëndërime, kështu sic jam.
Nga përplasja, zemra e saj vec rritet,
Shumohet lumturia, përtej jetës së saj.
Hap zemrën e gruas, shtëpinë e dashur,
Boten e madhe, dashurinë e pafjalë.
Për ZSH: Petraq Kote
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi