Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim Muçolli:IKJA E MIKUT

Shko poshtë

Gëzim Muçolli:IKJA E MIKUT Empty Gëzim Muçolli:IKJA E MIKUT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 18, 2012 2:51 am


Gëzim Muçolli:IKJA E MIKUT 283750_270450586397677_919547256_n

Gëzim Muçolli:IKJA E MIKUT
(Me rastin e vdekjes së Prof. Gëzim Uruçit nga Shkodra)
Gëzim Muçolli:IKJA E MIKUT 598557_319204164855652_680742708_n
Emnak të pata gjetur
mes miqësh
që ia dijnë vlerën miqësisë
e kuptimin e emrit tonë
ditën ta zbërthejnë vetëm
të parët që na pagëzuan
për ta sfiduar vetminë e pikëllimin
pse prap mes miqësh ra rrufeja
hej Gëzimi i Uruçëve na la
po ti paske pritur festën e madhe
ta shohësh flamurin në
dritaret e kombit
paske dashur vetëm dritën
të jep shkëlqimin të gjallëve
kur Shqipëria e shekullit
të rrezatojë kujtesën
siq shkëlqyen artefaktet antike
që ia ktheve nga errësira
historisë sonë
e na i le amanet
pse ike nga jeta
kur ti nuk ike kurrë
as atëhere
kur atdheu kishte vetmi
kur edhe metalit me zanat
i jepje shpirtin
njësoj si këngës dhe poezisë
nuk dua të shkruaj më
përkujtime për mësues
dhe miq poetë
se ata nuk vdesin kurrë
e Shkodra loce
qan birin e vet që
edhe në diktaturë
tregoi se si artisti
nuk e shet shpirtin kurrë
e në epitaf
që ti i lexoje drejt
do të shkrueja se
këtu pushon
Gëzimi që i dhuroi gëzim jetës.


Gëzim MUÇOLLI

Padova , Itali , 17 dhjetor 2012.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi