Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Velijaj pritet t’i japë emrat e zyrtarëve të korruptuar në MPB

Shko poshtë

Velijaj pritet t’i japë emrat e zyrtarëve të korruptuar në MPB Empty Velijaj pritet t’i japë emrat e zyrtarëve të korruptuar në MPB

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 18, 2012 5:10 pm

Velijaj pritet t’i japë emrat e zyrtarëve të korruptuar në MPB


Velijaj pritet t’i japë emrat e zyrtarëve të korruptuar në MPB Largea_natalija_velijaj_1355824742
Sot pritet ta marrin në pyetje Natali Velijajn lidhur për aferën korruptive me pasaporta në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Ajo pritet që t’i japë edhe emrat e atyre të cilëve ua ndau shumën e caktuar prej 1.4 milionë eurove. Dëshminë ajo do ta japë në burgun e Lypjanit. Këtë e ka konfirmuar përmes telefonit për Kosovapress edhe avokati i saj, Tomë Gashi.

Sipas dëshmisë së Natali Velijaj, ajo u ka shpërndarë 5 zyrtarëve të lartë të MPB-së, 1.4 milionë eurot e tenderit të pasaportave biometrike; shumicën prej tyre përmes xhirollogarive, por disa edhe kesh.

Sipas avokatit të saj, Tomë Gashi, shtetasja gjermane Velijaj, ka qenë e autorizuar me shkrim nga kompania austriake që ta bëjë një gjë të tillë.

Velijaj pretendon se kjo shumë është ndarë qysh në fillim dhe ka qenë e kontraktuar si shpërblim për përfitimin e tenderit, për të cilën thotë të mos ketë qenë në dijeni që është mito. Velijaj bashkë me avokatin e saj Tomë Gashi, më herët kishin kërkuar që ajo të shpallet dëshmitare bashkëpunuese, kurse tani kërkojnë që Prokuroria të bëjë kërkesë në Gjykatë dhe pastaj kjo e fundit ta vlerësojë se a i ka ajo provat apo jo për të cilat pretendon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi