Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI:GJËMA E GRAVE TË DHUNUARA

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI:GJËMA E GRAVE TË DHUNUARA Empty Faruk TASHOLLI:GJËMA E GRAVE TË DHUNUARA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 18, 2012 5:33 pm

Faruk TASHOLLI:GJËMA E GRAVE TË DHUNUARA 1330125581_Faruku_20JPG_



Faruk TASHOLLI:GJËMA E GRAVE TË DHUNUARA



Faruk TASHOLLI:GJËMA E GRAVE TË DHUNUARA Dhunasexc1_994916250

Ne të dhunuarat e Luftës së fundit
Nuk jemi gra që ndërruam shtratin,
Për një copë turp të skalitur në ballë.


Guri idashurisë sonë peshon aq rëndë
Sa nuk lëviz në zemër. Po
Ai u thye copë-copë kur zbarkuan
Vrasësist e qakërdisur para këmbëve tona -
Të lidhura.


Dikush u vra pa e kaluar lumin
Dikush me fëmijën e shtrënguar për gjoksi
Duke ndjerë ndër dënesje-
Përqfimin e fundit.


E neve, oh, neve-o
Si nuk na mori plumbi?!


Ne u vramë në shpirt dhe aty,
Aty mbajmë vdekjen -
Si guvë me grykë të mbyllur.


Ne gratë e dhunuara në Luftën e fundit
Nuk kërkojmë më shumë se dashuri.


Vetëm ne e dimë çka është e shkreta
Për shpirtin e plandosur nga plagët dhe tash,
Ajo na mungon.


Mjafton të vijë pas shpinës sonë
Vetëm një gisht tregues dhe vrasja
Si refren i trishtë na shiton.


Nëse doni ta shihni vetëm për një çast lirinë
Si Kështjellë,
Ju lutemi, vini vesh në themelet e saj,
Aty ku u murosën klithjet tona -
Si trupi i Rozafës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi