Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SEVEME FETIQI:NDOSHTA NJË DITË…

Shko poshtë

SEVEME FETIQI:NDOSHTA NJË DITË… Empty SEVEME FETIQI:NDOSHTA NJË DITË…

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 18, 2012 5:45 pm


SEVEME FETIQI:NDOSHTA NJË DITË… 179322_10200154822903156_161119413_n


SEVEME FETIQI:NDOSHTA NJË DITË…

(Të gjithë atyre që i kanë të dashuritë e pagjetur nga lufta)
SEVEME FETIQI:NDOSHTA NJË DITË… 526002_10200248969976774_1160990778_n
Cep me cep vendit
Të kërkova me imazhin tënd në gji
Ç´ më duhet ore liria pa buzëqeshjen tënde

Ç më duhen gëzimet kur s´mund t´i ndaj me ty
Unë jam rritur tash e fëmijeria s´po më rrit
I kafshoj ende ato dhimbje e lotët më varen
Në fotot e tua me buzëqeshje të vrarë
A do te vijsh këtë pranverë ta largojmë këtë fjongo zie
(fëmiu për prindin)

Dal në male e fusha ,jehonën time të thirrjes
E dëgjoj e marrë,a do të kthehesh dashuria ime
I kam paluar duartë në gji e lotët më janë tharrë
Të kisha mundur së paku të t´i sjelli lulet e pranverës
Në muranë që hesht si vdekja
(e dashura për të dashurinë)

Kisha qenë e lumtur o bir i nënës të t´i gjej
Vetëm gjymtyrët e syrin që të ka mbetur i hapur
T´a shikoj lirinë e sotme
Më je myje e pamposhtur ti që shpresat m´i ushqen
Ndoshta një ditë…
Ndoshta një ditë…
Kthehesh ti mi kthen ëndrrat në jetë
Të më buzëqesh pragu i shtëpisë
Pa ty as Liria se ka emrin e bukur
Gjejeni ju lutem,çirruni ,bërtitni,thirrni
Si unë në heshtjen time që po vdes nga malli
Si unë që lirinë ende nuk e shijova duke pritur
Me foton e tij në kornizë e po vdes për të njëmijtën herë
Në mes vdekjes dhe jetës
(nëna për fëmiun e shumë e shumë të tjerë për të tjerët të humburit)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi