Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi në mbrojtje të Kosovo 2.0

Shko poshtë

Thaçi në mbrojtje të Kosovo 2.0 Empty Thaçi në mbrojtje të Kosovo 2.0

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 18, 2012 6:44 pm

Thaçi në mbrojtje të Kosovo 2.0


Thaçi në mbrojtje të Kosovo 2.0 Largea_thaqi-shqetesim1355834819
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar sulmet e disa grupeve ekstremiste në mbrëmjen e së premtes në lansimin e publikimit të gazetës Kosovo 2.0, e që kanë rrezikuar rendin publik dhe të drejtat e shprehjes dhe lëvizjes së lirë dhe lirive të mediave.
Në reagimin e kryeministrit thuhet se dhuna dhe kërcënimet e shprehura nga këto grupe të premten në mbrëmje, por edhe gjatë ditëve në vijim ndaj organizatorëve të lansimit të këtij publikimi dhe ndaj stafit redaktues të revistës, janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shtet modern dhe demokratik.
“Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës sigurojnë se çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtën e lirisë së shprehjes, dhe gjithashtu sigurojnë që asnjë qytetar të mos diskriminohet në baza etnike, gjinore, fetare, apo të orientimit seksual. Qeveria e Republikës së Kosovës është e dedikuar të respektoj të drejtat dhe liritë njerëzore, politike, dhe fetare, duke respektuar dhe mbrojtur të gjitha kategoritë kushtetuese nga diskriminimi si obligim ligjor dhe si drejtim parimor i të gjitha institucioneve dhe spektrit politik që përkrah agjendën e Integrimeve Evropiane” thuhet në reagimin e kryeministrit.
Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga institucionet e rendit dhe ligjit që të gjinden autorët e këtyre sulmeve të dhunshme dhe të vihen para drejtësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi