Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RAMIQI: ZHBOGAR MOS JENI EDHE JU HOMOSEKSUAL

Shko poshtë

RAMIQI: ZHBOGAR MOS JENI EDHE JU HOMOSEKSUAL Empty RAMIQI: ZHBOGAR MOS JENI EDHE JU HOMOSEKSUAL

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 19, 2012 4:05 pm

RAMIQI: ZHBOGAR MOS JENI EDHE JU HOMOSEKSUAL


RAMIQI: ZHBOGAR MOS JENI EDHE JU HOMOSEKSUAL Fuadi_795428

Fuad Ramiqi, nga Lëvizja Bashkohu, i ka shkruar një letër të hapur Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaqek, për përkrahjen që po i bëjnë “Kosovo 2.0”. Më poshtë mund ta gjeni letrën e plotë të Fuad Ramiqit

Letër e hapur Zhbogarit dhe Lunacekut



Nuk e di se a besoni, a jeni ateist apo agnostik, e drejta e juaj është dhe nuk ka të drejtë t’ju cenojë askush këtë, por ama nuk keni fare të drejtë, as morale, as njerëzore, as shoqërore që të thirreni në këto parime në rast se vet nuk i përfillni dhe zbatoni, që janë në kundërshtim me parimet kristiane, normal në rast se i përkitni asaj, apo jo.

Neve si popull shqiptar që jemi me shumicë absolute islame në Kosovë, këto do t’i luftojmë me të gjitha mjetet demokratike dhe se nuk do të lejojmë që vlerat tona morale familjare të nëpërkëmben nga kushdo çoftë ai, e në rast se thirreni në vlerat demokratike evropiane atëherë bëni thirrje institucioneve shtetërore të Kosovës që të organizojnë një referendum për ”pro et contra” homoseksualitetit dhe do të shihni rezultatin, porse atëherë atë rezultat duhet të pranoni, apo jo i nderuari z. Zhbogar?

Të njëjtën ditë, ditën e diel, reagoi edhe raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovë znj.Lunacek, ajo bile bile merrë edhe guximin që të kërkoj nga institucionet kosovare që të përkrahin “KOSOVO 2.0”, duke cek përveç tjerash” Igballe Rugova dhe Lepa Mllaxhenoviq të cilët patën guxim që të lexojnë dhe publikojnë rrëfimet e tyre të miqësisë përtej ndarjeve etnike para dhe gjatë kohës së luftës”. Si dikur gjatë kohës së socializmit ishte refreni i vëllazërim bashkimit me refrenin”Boro e Ramizi”, tani në kohën e demokracisë do të jetë jo rasteshisht refreni homoseksual”Igballe e Llepa”.

Në prononcimin tënd znj. Lunacek e ke zbuluar edhe numrin e saktë të komunitetit gej dhe lezbik në Kosovë, edhe pse thuash që nuk ka numër të saktë në botë, por për Kosovën ke deklaruar”Në Kosovën me një milion e 800 mijë banor, janë diku 90.000 deri në 180.000 njerëz që kanë rënë në dashuri me personin me gjini të njëjtë”. Turp të të vije me këtë ofendim që i ke bërë popullit të Kosovës, kërkoj prej jush që të kërkoni falje publike në emër të qytetarëve të Kosovës, për këtë ofendim të tillë që ia keni bërë, dhe që gjer tani askush nuk i ka bërë. Po qoftë kjo edhe prej znj. Lunacek e tepërt është!

Në përfundim të kësaj letre të hapur, do të ju kisha pyetur se në të ardhmen, z.Zhbogar dhe znj.Lunacek, çka do të kërkonit prej institucioneve të Kosovës, partive politike, deputetëve, mjeteve të informimit dhe OJQ-ve, pasi kjo për homoseksualizmin ju garantoj se nuk do t’ju kaloj, mos vallë do të kërkoni që të na impononi ndoshta sa herë në javë duhet të bëjmë seks!

Çdo gjë është e mundur në Kosovë, pasi që Kosova është” sui generis” i llojit të vet në Evropë dhe botë./Indeksonline/

Expres
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi