Besnik Dizdari: Shqipëria në peshëngritje - një prej dhjetë fuqive të Evropës!
Faqja 1 e 1
Besnik Dizdari: Shqipëria në peshëngritje - një prej dhjetë fuqive të Evropës!
Shqipëria në peshëngritje - një prej dhjetë fuqive të Evropës!
Nga Besnik Dizdari
Ditët e fundit sporti shqiptar ka patur një ngjarje të rangut evropian. Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes zhvilluar në Bukuresht, Shqipëria hyri midis 10 fuqive të Evropës, madje për femra qe një nga pesë fuqitë. Në shtypin shqiptar kjo ka kaluar si një ngjarje sportive e rëndomtë, e shpejtë, për fat të keq edhe me informacione krejt të parregullta, të përcipta e deri të padije. Tashmâ Shqipërisë i mungon një gazetë sportive kombëtare, kur me “kombëtare” nënkuptojmë atë që lidhet me kombin, madje me gjithë kombin, me ndjenjën kombëtare. Tek një fjalor i famshëm do të gjesh edhe këtë përcaktim “sportiv” krejt të veçantë për kuptimin e “kombëtares”: “sportist të përfshirë në një skuadër kombëtare; skuadër sportive që përfaqësojnë kombin e tyre në gara ndërkombëtare në një specialitet të caktuar”.
Dihet, sporti është i vetmi që gjatë një viti kalendarik bën përfaqësim të pandalesë kombëtar për një shtet. Për fat të keq sporti ndër ne ende mbetet në thjesht “punë sporti”, diçka si kërshëri e ditës, e tifozit, kryesisht atij televiziv, prej ku duket qartë, që në thelb shërben për fitime të një pakice, çka nuk ka të bëjë aspak me formimin e qëndrueshëm të një zhvillimi po të qëndrueshëm kombëtar sportiv.
Eshtë vërtet e çuditshme, se si një gazetar, i cili ka bie fjala, pesë vjet që ndonëse shkruan për peshëngritjen në një gazetë, nuk zotëron më të paktën e kulturës së llojit, dhe kryeredaktori apo shefi i tij, lejon që kjo padije apo ky tregim krejt i përciptë, të botohet në gazetë, madje në vetëm tridhjetë rradhë të vetme, diku në një faqe të përhumbur të gazetës, si të ishte fjala jo për një Kampionat të Evropës – madje i vetmi ku vendi yt është midis të parëve - por si të ishte fjala për një kampionat të rrethinave të qytetit!
E filluam disi me probleme gazetarie, por edhe për hir të tyre, na duhet të pranojmë se kemi ra shumë poshtë me çështjen e “kombëtares në sport”, siç po e përkufizojmë, e cila rëndom në Shqipëri njinjisohet vetëm me Kombëtaren e futbollit, apo me trajnerin e Kombëtares së futbollit! Mëkat!
1.
Ndërkaq, Shqipëria askund tjetër përveçse në peshëngritje nuk rrëmben vende të para në Evropë. Madje në të gjitha fushat e jetës. Kështu, ndodhi që Romela Begaj të fitojë medaljen e artë në stilin e shkëputje të peshës 58 kg, simbas kësaj renditjeje:
KE 2009 në Peshëngritje:
58 kg. – Femra – Shkëputje
1. Romela BEGAJ/Alb 96 kg.
2. Nastasia NOVIKAVA/Blr 96 kg.
3. Yulia KALINA/Ukr 95 kg.
2. Nastasia NOVIKAVA/Blr 96 kg.
3. Yulia KALINA/Ukr 95 kg.
Mbas kësaj tresheje vijnë edhe 11 peshëngritëse të tjera që përfaqësojnë edhe 8 shtete të tjera. Dhe jo vetëm kaq. Begaj e Shqipërisë fiton edhe medaljen e bronztë në dygarësh simbas këtij rendi:
58 kg. - Femra – Dygarësh:
1. Nastasia NOVIKAVA/Blr 216 kg. (120 + 96)
2. Yulia KALINA/Ukr 212 kg. (117 + 95)
3. Romela BEGAJ/Alb 207 kg. (111 + 96)
2. Yulia KALINA/Ukr 212 kg. (117 + 95)
3. Romela BEGAJ/Alb 207 kg. (111 + 96)
Gjithashtu, edhe mbas kësaj tresheje vijnë 11 peshëngritëse të tjera që përfaqësojnë edhe 8 shtete të tjera.
Dhe prap jo vetëm kaq. E merr fjalën dy herë Kampioni i Botës për të rinj të stilit të shtytjes të peshës 69 dhe 77 kg, Erkand Qerimaj, po dhe dy herë Nënkampion i Botës po për të rinj në dygarëshin e këtyre peshave. Ai rrëmben dy titujt e parë të tij në rangun e të rriturve, duke fituar titullin e Kampionit të Evropës në stilin e shtytjes dhe atë të Nënkampionit të Evropës në dygarësh, simbas kësaj paraqitjeje:
KE 2009 në Peshëngritje:
77 kg. – Meshkuj – Shtytje:
1. Erkand QERIMAJ/Alb 190 kg.
2. Mikalai CHERNIAK/Blr 189 kg.
3. Piotr CHRUSCIEWICZ/Pol 189 kg.
2. Mikalai CHERNIAK/Blr 189 kg.
3. Piotr CHRUSCIEWICZ/Pol 189 kg.
Mbas kësaj tresheje renditen 15 peshëngritës të tjerë që përfaqësojnë edhe plot 12 shtete të tjerë. Qerimaj i Shqipërisë fiton edhe medaljen e argjentë të Nënkampionit të Evropës në dygarësh simbas kësaj renditjeje:
77 kg. – Meshkuj – Dygarësh:
1. Mikalai CHERNIAK/Blr 344 kg. (155 + 189)
2. Erkand QERIMAJ/Alb 342 kg. (190 + 152)
3. Dmitri IVANENKO/Rus 341 kg. (156 + 185)
2. Erkand QERIMAJ/Alb 342 kg. (190 + 152)
3. Dmitri IVANENKO/Rus 341 kg. (156 + 185)
Natyrisht që edhe mbas kësaj tresheje renditen 15 peshëngritës të tjerë që përfaqësojnë edhe plot 12 shtete të tjerë. Siç shihet, gara në këte peshë midis treshes bielloruso-shqiptaro-ruse ka qenë tejet e ashpër.
Të vijmë tash te renditja medaliste e atij që me gjuhën ndërkombëtare zyrtare sapo hyri në histori si “European Senior Weightlifting Championships, Bucharest (ROM), 04-12-04.2009”.
Femra
Shteti Ari Argj. Bro.
1. RUS 9 4 4
2. TUR 6 3 2
3. UKR 3 3 5
4. BLR 2 1 -
5. ALB 1 - 1
6. ARM - 5 2
7. MDA - 2 1
8. NOR - 2 -
9. POL - 1 3
10. ESP - 1 2
11. ROM - - 1
2. TUR 6 3 2
3. UKR 3 3 5
4. BLR 2 1 -
5. ALB 1 - 1
6. ARM - 5 2
7. MDA - 2 1
8. NOR - 2 -
9. POL - 1 3
10. ESP - 1 2
11. ROM - - 1
Meshkuj
Shteti Ari Argj. Bro.
1. RUS 7 2 6
2. UKR 4 1 1
3. ARM 3 1 -
3. TUR 3 1 -
5. GRE 2 2 -
6. BEL 2 1 -
7. AZE 1 4 1
8. BLR 1 3 2
9. FRA 1 2 -
10. ALB 1 1 -
10. ITA 1 1 -
12. LTU - 2 2
13. CYP - 1 2
14. GER - 1 2
15. POL - 1 1
16. MDA - - 4
17. ROM - - 1
17. SVK - - 1
17. BUL - - 1
2. UKR 4 1 1
3. ARM 3 1 -
3. TUR 3 1 -
5. GRE 2 2 -
6. BEL 2 1 -
7. AZE 1 4 1
8. BLR 1 3 2
9. FRA 1 2 -
10. ALB 1 1 -
10. ITA 1 1 -
12. LTU - 2 2
13. CYP - 1 2
14. GER - 1 2
15. POL - 1 1
16. MDA - - 4
17. ROM - - 1
17. SVK - - 1
17. BUL - - 1
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Besnik Dizdari: Shqipëria në peshëngritje - një prej dhjetë fuqive të Evropës!
I gjithë ky informacion skedues botohet i përimitë dhe e paraqesim kësisoji, në mënyrë që të fiksohet diku në histori, sepse i tillë ai nuk është botuar në asnjë gazetë shqiptare! Kështu mund t’i botonte vetëm një gazetë sportive kombëtare që nuk harron kuptimin e e vërtetë të asaj që sipërthamë, “kombëtares”.
2.
Vetvetiu kjo pjesëmarrje e Shqipërisë në një Kampionat të Evropës është historike për faktin se për herë të parë në histori Shqipëria fiton dy tituj të Kampionit të Evropës në një Kampionat të vetëm: Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj. Deri në këte çast, qysh nga viti 1972 kur ka marrë pjesë për herë të parë, Shqipëria kishte fituar në peshëngritje vetëm një titull të Kampionit të Evropës: Romela Begaj në shkëputjen e peshës 58 kg në Kampionatin e vitit 2008. Ndërsa kësaj rradhe me dy tituj të Kampionit të të Evropës. Siç shihet në renditjet medaliste, Shqipëria është e pesta për femra dhe e 10-ta për meshkuj. Kur dihet se Evropa ka 54 shtete. Çka justifikon titullin tonë të këtij shkrimi: “Shqipëria në peshëngritje - një prej dhjetë fuqive të Evropës!”.
Gjithnjë për histori dhe aktualitet bashkë, vërejmë se Shqipëria nuk është midis dhjetë fuqive të Evropës në asnjë sport tjetër përveçse në peshëngritje. Kjo ia shton përmasat e rëndësisë së katër medaljeve që sjellin në atdhe Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj.
Nëse do të bënim një përsiatje të gjeopolitikës sportive, do të vërejmë ndërkaq, se përjashto ish republikat e Bashkimit Sovjetik, Shqipërinë e kanë kaluar vetëm 4 shtete “të vjetër” të Evropës: Turqia, Greqia, Belgjika, Franca. Kjo e rrit edhe më fort suksesin shqiptar. E dijmë ndërkaq, se këto Rusi, Ukrainë, Armeni, Biellorusi, Azerbaixhan, që ia kalojnë Shqipërisë, në fund të fundit i përkasin të njëjtës shkollë, shkollës më të përparuar të peshëngritjes botërore, asaj “sovjetoruse”, nëse mund ta përcaktojmë kësisoji gjeopolitikisht. Edhe në këte Kampionat Evropian që sapo përfundoi, kjo shkollë që ne e quajtëm “sovjetoruse”, ka fituar 81 prej 135 medaljeve të tana, çka do të thotë se saktësisht 60 përqind të medaljeve i ka rrëmbyer shkolla “sovjetoruse”. Duke qenë pjesë “udhëheqëse” e Evropës së mbetur që përfaqësohet prej 40 përqindshit të medaljeve të tjera fituara, arritja e Shqipërisë prap merr rëndësi të dorës së parë.
Eshtë interesant të kujtojmë një dukuri apo ndikim të vjetër të zhvillimit të peshëngritjes në Shqipëri, që ka mbetë diçka e paharrueshme sidomos për brezin tonë. Mbas një epërsie të SHBA deri nga mesi i viteve ’50, sidomos në duelet e ashpra në Lojërat Olimpike, shpërtheu Bashkimi Sovjetik. Ky shpërthim e shndërroi këte sport në një duel të ashpër, gati gati si një demostrim të forcës fizike dhe morale të kampit socialist ndaj atij kapitalist. Ka qenë koha kur do të përfundonte epërsia e peshëngritësve të tillë amerikanë të cilët konsideroheshin legjendarë: Vinci, Berger, Kono, Schemanski, Davis, Anderson, të cilët përveç të tjerave me fizikun e tyre të skalitun ishin të gatshëm të konkuronin edhe për “Mister Univers” të asokohe.
Mirëpo, duke filluar nga Olimpiada e Melburnit shpërthen Bashkimi Sovjetik. Vështroni emrat me theksin e kombësisë së tyre, deri vonë: Udodov, Chimishkjan, Mirzoajn, Rybak, Kirzhinov, Bogdanovskij, Kurentsov, Lomakin, Plyukfelder, Vardanaian, Vorobiev, Rigert, Kuznecov, Vlasov, Zhabotinskij, Talts, Taranenko. Qenë bërë legjendë edhe këta. Sidomos shtypi shqiptar i viteve ’50 dhe i fillimit të viteve ‘60 mbushte faqet e tij me fotot e tyre të mëdha. I quante në rusisht “????T?P?“ (“bogatir”) që në shqipet do të thotë “kreshnik”. Nuk mund ta merrni me mend se sa të shpeshtë shfaqeshin ata në gazetat dhe revistat tona, teksa paraqiteshin si modele të njeriut të fortë, truphijshëm, muskulozë të një force të papërkulshme, disi si “superman’, siç thuhet sot. Mund të themi se kjo prani e tyre ndër ne, veçan edhe në shtypin sovjetik që ishte i pranishëm çdo ditë në Tiranë, ka ndikuar jashtëzakonisht në përhapjen e peshëngritjes në vendin tonë, i cili frytet e një zhvillimi të rangut do të niste t’i merrte nga fundi i viteve ’60, duke kulmuar me Ymer Pampurin më 1972 – Rekordmen Olimpik dhe Kampion i Botës si dhe Nënkampion i parë i Evropës për Shqipërinë po më 1972.
3.
Duke e zgjeruar gjeopolitikën tonë, dhe duke iu kthyer Lojërave Olimpike të Pekinit, edhe pse nuk fitoi asnjë medalje olimpike, Shqipëria me Romela Begajn në vendin e 6-të dhe me Erkand Qerimajn në vendin e 13-të s (pa harruar Elis Gurin në vendin e 8-të në mundjen klasike), do të vërejmë se falë shpërthimit të papërmbajtshëm të peshëngritjes së Kinës, Azia triumfoi duke fituar 23 prej 45 medaljeve që u dhanë në peshëngritjen e Pekin 2008, çka do të thotë se Evropa fitoi 1 medalje më pak (22). Por ajo që i intereson kontekstit të shkrimit tonë është fakti se 18 prej këtyre 22 medaljeve olimpike për Evropën, janë fituar prej shkollës “sovjetoruse”: Rusi, Biellorusi, Kazakistan, Armeni, Letoni, Ukrainë! Kësisoji, prap merr një rëndësi gjeopolitike, përfshirja e Shqipërisë midis 10 fuqive të evropiane.
Eshtë shumë e çuditshme, që kalohet kaq lehtë një fakt gjithnjë i një zhvillimi gjeopolitik sportiv për peshëngritjen shqiptare. Përsiatim më tej:
Nga 1972 kur Pampuri fiton medaljen e parë evropiane në peshëngritje (argjend me 125 kg në stilin “e forces” sot të shuar) dhe deri më 1990 kur Shqipëria arrin kulmin e saj me Nënkampionin e Evropës Luan Shabani fitues i pesë medaljeve në dy Kampionate të Evropës për Shqipërinë, pa harruar medaljet e Agron Haxhihysenit e të Artur Durajt, Shqipëria fiton 12 medalje evropiane. Me largimin e Luan Shabanit, Pirro Dhimës, Agrim Xhelilit, Leonard Kokajt, Viktor Mitros, nga 1990 deri më 2000, për një dhjetëvjeçar, peshëngritja shqiptare thuajse shuhet në rang evropianobotëror. Në një kohë që Pirro Dhima i formuar prej shkollës shqiptare të peshëngritjes, nën fanelën e Greqisë hyn në panteonin e Olimpiadave: ai bëhet peshëngritësi i dytë në historinë e njerëzimit mbas turkut Sulejmanogly, i cili fiton tre tituj rradhazi të Kampionit Olimpik. I përkiste shkollës shqiptare të peshëngritjes!
Kur mbërrijmë te viti 2000, vit olimpik që ka kurorëzimin e trefishtë të Dhimës, ai është vijë demarkacioni për peshëngritjen e vorfnueme që kishte mbetë në Shqipëri. Ose mbyllja e vijës së demarkacionit. Mû ky është caku i një rifillimi të papamë. Dhe nga viti 2000 me shpërthimin e Ilir Sulit - Nënkampion i Evropës (2000) dhe Nënkampion i Botës (2002), dhe deri në këte 2009, Shqipëria hidhet thuajse në sulm dhe arrin të fitojë 17 medalje të Kampionatit Evropian. Në katër kampionatet e fundit (2006-20o9) ajo ka qenë fituese e rregullt medaliste, duke kulmuar në dy vitet e fundit me Kampionët e parë të saj të Evropës, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj.
Kjo është një vazhdimësi prej së cilës dalin dy konkluzione të rëndësishme të zhvillimit sportiv shqiptar. Kështu, mbrenda më pak se një dhjetëvjeçari, Shqipëria arrin ta çojë një sport të vetëm në rang evroopianobotëror, çka nuk e ka bërë asnjë sport tjetër. Mbrenda më pak se një dhjetëvjeçari, Shqipëria arrin të themelojë një sport të ri: peshëngritjen e femrave, madje ta çojë në Evropë, kur përshembull, volejbollit të femrave – sporti më i zhvilluar shqiptar i viteve ’70-’80 - i janë dashtë mbi 30 vjet, për fat të keq për të ardhur mandej te rënia e pafalshme e sotme.
Nuk mundet dhe as nuk e ka marrë përsipër ky shkrim të zbërthejë shkaqet e kësaj rritjeje të peshëngritjes. Janë plot 21 shkrime që i kemi kushtuar kthesës së madhe të këtij sporti vetëm në këte gazetë, çka tregon se sa fort na është imponuar.
Ajo që na duhet të përsërisim mbase, është se e gjitha kjo është vepër e një grupi njerëzish, trajnerë, specialistë e drejtues. Thuajse të përbetuar për këte sport. Prej Hektor Shaqirit kryeultë, njeriu i suksesit më të fundit, e deri te rikthimi befasues i të mirënjohurit të famshëm Zef Kovaçi, prej Genc Barkiçit e trajningut të tij të shkollës shkodrane të peshëngritjes e deri te “profesori” i peshëngritjes Përparim Ferruni, prej Ilir Çelës farkëtues i një peshëngritjeje të fuqishme në Shqipërinë e Mesme, e deri te sekretari i rizgjedhur i FSHP, rigorozi Ilir Kraja apo dhe te risia më e fundit e zgjedhjes si zëvendëspresident i FSHP e një prej themeluesve të peshëngritjes moderne shqiptare, Asim Belinova. Dhe prap nuk mendojmë se e shtérruam, duke lënë mënjanë për çastin emra të tjerë jo të pakët të këtij sporti.
Natyrisht, nga e gjitha kjo nuk do të thotë se harruam njeriun kryesor, presidentin Esat Ademi, i cili qysh nga viti 2001 kur erdhi në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, me një përkushtim të jashtëzakonshëm, me një pasion të rrallë, me një përgjegjësi të plotë, përveç të tjerave edhe profesionale, pa asnjë kursim, madje dhe financiar vetjak, ia ka arritur të mbajë mbi supe një drejtim të tanë zhvillues të sportit deri në rang evropianobotëror, duke kapërcyar në mënyrë befasuese prapambetjen 1990-2000. Eshtë ky rishpërthim i këtij sporti olimpik në Shqipëri që e ka përfshirë Shqipërinë deri dhe në gjeopolitikën e kancelerive evropiane me Esat Ademin e Shqipërisë president të Konfederatës së Peshëngritjes të Mesdheut po dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes - zgjedhje që deri më sot nuk i ka arritur drejtuesi i asnjë sporti në gjithë historinë e Shqipërisë.
Të gjitha çka rreshtuam, i përkasin një të vërtete që çuditërisht shumkush kërkon t’i çojë në harresë të pafalshme. Për fat, gazetaria ka detyrën e kujtesës. Dhe asnjë koment më tej.
Shqipëria sapo ka ngritur një sport në rang evropianobotëror. A ka mundësi të bëhet diçka kësisoji edhe me sportet e tjerë?
Ndoshta më parë se kaq, do të duhej të luftohej ende për të ruajtë këte që sapo ka bërë peshëngritja. Sepse edhe kjo nuk është e lehtë të ruhet. Do të duheshin shumë forca, forca peshëngritëse, shumësportive, shtetërore, olimpike, financiare, të një gjeopolitike e të një politike madje, vetjake dhe kolektive, drejtuese dhe shkencore. Dhe një mbi të gjitha të tjerat, më universalja: forca atdhetare, shqiptare, KOMBETARE. Me gërma kapitale!
Gazeta Tema
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Besnik Dizdari: ''Katastrofat'' sportive të vitit. Shqipëria 2009 - 18 humbje!
» Besnik Dizdari: Rritja shpresuese e Shqipërisë…
» Besnik Dizdari: Kur ndërkombëtarizonim gazetarinë sportive shqiptare… (II)
» Besnik Dizdari: Çka më kujton 90-vjetori i shoqnisë “Vllaznia”
» Besnik Dizdari: 70 vjet të Kupës së “shuar” të Shqipërisë…
» Besnik Dizdari: Rritja shpresuese e Shqipërisë…
» Besnik Dizdari: Kur ndërkombëtarizonim gazetarinë sportive shqiptare… (II)
» Besnik Dizdari: Çka më kujton 90-vjetori i shoqnisë “Vllaznia”
» Besnik Dizdari: 70 vjet të Kupës së “shuar” të Shqipërisë…
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi