Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me 21 dhjetor, fundi i te keqijave (Video)

Shko poshtë

Me 21 dhjetor, fundi i te keqijave (Video) Empty Me 21 dhjetor, fundi i te keqijave (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 20, 2012 8:16 pm

Me 21 dhjetor, fundi i te keqijave (Video)


2012-12-18
Me 21 dhjetor, fundi i te keqijave (Video) F.1218130033808_m

Mos kini frike. E keqja thone nuk ka fund, por edhe mira eshte e pafund. Varet se si e sheh situaten. Besoni te me e mira dhe ajo do te ndodhe, kjo gje vlen edhe per kete 21 dhjetor.

Nese do t’u referoheshim majave te famshem dhe te shumepermendur, por edhe spiritualisteve te tjere nuk ka asnje arsye perse te frikesohemi ne kete fundviti.

Sipas teorive pozitiviste shpirterore, periudha ne te cilen jetojme eshte nje periudhe tranzicioni nga nje epoke ne tjetren dhe eshte krejtesisht e natyrshme sic jane te natyrshme ciklet, ndryshimet dhe transformimet ne jeten tone dhe ate te shtepise sone te madhe te perbashket: Universit.

Vete presidenti i Bolivise, Evo Morales, vendi i te cilit ka qene nje nder tokat ne te cilat u zhvillua civilizimi i majave, para disa muajsh deklaroi ne Kombet e Bashkuara se 21 dhjetori eshte fundi i egoizmit dhe fillimi i vellazerise, fundi i ndarjes dhe fillimi i bashkimit, fundi i genjeshtrave dhe fillimi i te vertetes.

Duke iu referuar majave, kjo periudhe drejt se ciles po shkojme do te jete nje periudhe tranzicioni shpirteror drejt nje ndergjegjeje me te larte.

Ky ndryshim ciklik do te ndodhe, jo vetem per qeniet qe banojne ne kete planet, por edhe per planetin vete, sepse asgje nuk eshte e ndare, gjithcka eshte ne unitet dhe ne te gjithe ndikojme ne fatin dhe ardhmerine e njeri-tjetrit, pretendojne majat.

Le te mendojme pozitivisht dhe te besojme se njerezimi, pavaresisht gjithe sfidave dhe vuajtjeve qe ka kaluar prej mijevjetaresh ka te ardhme dhe kjo e ardhme do te jete ajo qe ne kemi ndertuar gjithmone ne zemrat tona, edhe pse rralle e kemi pare te materializuar ne jete: Nje e ardhme ku njerezit do ta njohin njeri-tjetrin si vellezer dhe ta trajtojne si te tille.

Gjithsesi, per mosbesuesit e dyshuesit, per ata qe nuk e dine kuptimin e fjales apokalips, qe vjen nga greqishtja e lashte, ajo do te thote: “hapje”, “shpalosje”, “dalje ne drite” e jo shkaterrim e fund.

Edhe ne kete rast do te kishim vetem te mira, sepse vetem dalja ne drite e te vertetave te ben te lire dhe ky do te ishte dhe fillimi i mbare i nje epoke te re te ngritjes dhe ndricimit shpirteror. (Burimi: Telegrafi)




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi