Skënder Zogaj:Doli Platforma Sërbisë, Kosova nën hije të qershisë
Faqja 1 e 1

1.
Edhe dhelpra kur ka të bëjë me asht të madh, e mbledh fiqirin dhe para se ta hajë, e bën sprovën e nxjerrjes përjashta! Po ta kishte bërë këtë Qeveria e Kosovës, tash nuk do të kishte kaq shumë siklete me bisedimet serbe, që po i ngulen në trup si majat e ajsbergut! Platforma e Serbisë është gjëja më e pritshme nga ana e Serbisë, së cilës i leverdisën që të mos lëshojë pe, qoftë edhe për një bisht sakice, sepse, edhe me aq, ka arsye të ndjehet tepër-tepër e fituar! Serbët në bisedime nuk kanë hy rastësisht dhe, për aq sa po shihet, ia kanë arritur qëllimit: e kanë tjetërsuar pistës dhe përmbajtjen e problemeve të vërteta shqiptaro-serbe, që Beogradi më shumë zotësi u ka bishtëruar, duke arritur që çështjet ekzistenciale përcaktuese të fatit historik dhe të mbijetesës së substancës kombëtare, të reduktohen në bisedime për çështje teknike: bisedime për libra e fletoreve të ofiqarisë, kopje të regjistrave dhe fletoreve tatimore; për bandat ordinere të serbëve të barikaduar me porosi nga Beogradi, që enden dhe pengojnë kalimin e lirë të njerëzve e mallrave brenda territorit të Kosovës; për tabelat e skaduara të automjeteve dhe për llojet e bojës në vulat që duhet t’i përdorin doganierët; për kontrabandistët faqezezë që kanë filluar të mos ua paguajnë reketin shefave të tyre në Beograd e në Prishtinë..., e kështu me radhë, bisedime koti për gjëra koti, sikur të bëhej fjalë për halle kampesh të nomadëve të Fushë Kosovës.
Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë pikëpamja e Qeverisë së Kosovës, për bisedimet me Serbinë, që opinionit kosovar iu kanë proklamuar si diçka e kryer.
Kështu fliste dikur kryenegociatorja Edita Tahiri, dhe kështu po vazhdon të flas edhe kryenegociatori i ri, Blerim Shala, i cili, ka marr yrysh dhe s’ka zot që e merr vesh, çka po ndodh me te, kur dihet se, ka qenë njëri nga shumë të zëshmit kundër mënyrës së nisjes së bisedimeve, kundër veprimeve tinëzare dhe mospërfilljes së institucioneve kompetente, pse bisedimet janë nisur pa një koncept paraprak të domosdoshëm, e kështu me radhë. Ec e bjeri në fije tash kësaj punë, kur Blerim Shala del e flet ndryshe, krejtësisht i ngjashëm me gurgulleshën paraardhëse!
2.
Keq! Shumë keq madje!Jo për mbajtjen e bisedimeve, por për hyrjen e mbrapsht të Qeverisë së Kosovës në bisedime, që nuk ka fije dyshimi se, mbrapsht kanë nisur dhe të mbrapsht do ta kenë rezultatin!
Kjo u pa me shfaqjen e Platformës serbe, e cila e trishtoi udhëheqjen Kosovës , që u bë iriq. Pas aq shumë mburrjeve histerike dhe rrahagjokseve, për rolin historik të bisedimeve teknike me Serbinë, që opinionit ia serviri si një tortë mbretërore, duke preferuar që të hahet me shije, tashti befas doli se, torta në të vërtetë qenkësh një shajkaçe sllave, e mbuluar me shkumë rroje dhe e stolisur me rrush qeni e ferra gomari, që as langonjtë të mos mund ta hanë!
Koordinatori i dialogut tekniko-politik Blerim Shala, i cili një javë më herët deklamonte sukses të garantuar nga bisedimet, dje, i shokuar si një pulë e lagur, gjithë zhgënjim, doli e tha:
“S’kemi çfarë të bisedojmë për këtë dokument. Askush prej nesh nuk duhet të bisedojë me këdo qoftë për këtë dokument, askund, as në Bruksel, as në Tunizi, e askund tjetër. Është dokument fund e krye i mbrapshtë dhe është në kundërshtim me atë që ka ndodhur në Kosovë. Nuk harxhojmë kohë duke biseduar për këtë dokument”
Për cilën kohë e ka fjalën Blerim Shala? Athua vërtetë i doli mbas mendsh koha e shpenzuar si mos ma keq, dhe vargu i dëmeve të shkaktuar nga bisedimet e deritashme, të cilat janë stërpikur edhe me flijimin e gjakut të njerëzve! Dëmi pra është tepër i madh, pikërisht nga mënyra e gabuar e bisedimeve, të zhvilluara fshehtazi, prapa shpinës se institucioneve kompetente të Kosovës, pa një platformë të domosdoshme. Jo, jo dhe jo! Nuk është guxuar që të shkohet në bisedime me duar në xhepa, sepse Serbia nuk mposhtet me deklarata boshe, me fjalë e qëndrime primitive, me krekosje e laritje injorante, me kodoshllëqe cinike dhe mburrje te rreme, që, në fakt i konvenojnë strategjisë serbe, e cila i ka parallogaritur dobësitë e shqiptarëve dhe ka pritur kohën dhe çastin e duhur për të goditur.
3.
Po pra, koordinatori Blerim Shala, po e sheh dhe po e kupton se, Serbia është provokatore dhe gjakpirëse aktive e pandryshuar, jo vetëm prej vitit 1998, por qe dy shekuj radhazi, në pritje me sopat në dorë, e gatshme për shfarosjen e shqiptarëve nga “djepi i shenjtë serb!”
Së dyti, të mendohet se me këtë Platformë, serbet bien në pozitë armiqësore ndaj Perëndimit, është lajthitje qesharake, sepse, Perëndimi kurrë nuk do ta konsiderojë pozitë armiqësore, paraqitjen e një dokumenti të shkruar, që i dedikohet bisedimeve! Pse u dashka që Perëndimi t’i konsiderojë armiqësorë serbët me Platformë, ndërsa t’i konsiderojë miqësorë shqiptarët duarthatë, që shkojnë në bisedime për të treguar barsoleta?!
Domosdo që, Platforma e serbëve ka për qëllim jetik përpjekjen për ta ndryshuar kahjen e dialogut të nisur në Bruksel, por, assesi nuk mund të thuhet: “Ky dokument është shuplakë në fytyrën e zonjës Ashton, shuplakë ndaj Uashingtonit, Brukselit dhe Berlinit”, siç shprehet Blerim Shala. Përkundrazi, zonjës Ashton, Uashingtonit, Brukselit, Berlinit dhe Prishtinës, shuplakë, grushte e shqelma u shkojnë nga Kosovës, e cila në bisedime shkon, sikurse Selvia kur shkon me hangar qershia!
Kalkulimet spekulative bën Koordinatori Shala, që thotë se: “Dokumenti e dëmton tepër rëndë nismën e zonjës Ashton që deri në qershor të vitit të ardhshëm të përmbyllet kaptina e këtyre bisedimeve. Nëse dialogu nuk vazhdon aty ku ka mbetur, s`kemi çfarë të bisedojmë”, ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi, thotë diçka krejt tjetër: “Qeveria e Kosovës e di përfundimin e dialogut me Serbinë. Ky proces do të përfundojë me njohjen reciproke të dy shteteve!” Por kur do të ndodhë kjo njohje, Thaçi do ta merr vesh, në mesin e janarit, nga Platforma e homologu i tij, Ivica Daçiq, që me Platformën e tij, i ka marrë vlerësime e para pozitive, si qasje serioze ndaj bisedimeve, ndërkohë që, po theksohet nevoja që edhe Kosova të ketë platformën e saj. Kush ta bëjë? Kur?!
Enkas për botim e zgjodhi Neki Lulaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi