Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hafiz Gagica:23 vjet më parë

Shko poshtë

Hafiz Gagica:23 vjet më parë Empty Hafiz Gagica:23 vjet më parë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 23, 2012 8:27 pm

Hafiz Gagica:23 vjet më parë 403100_4989685943820_411990914_n
Hafiz Gagica:23 vjet më parë

Sot e 23 vjet më parë, shqiptarët e Kosovës dhe ata të hapësirave etnike shqiptare u rreshtuan masovikisht pas liderit nacional, Dr. Ibrahim Rugova, të cilin një grup i fuqishëm intelektualësh kosovarë dhe nga viset tjera shqiptare, i kishin dhënë mbështetje intelektuale dhe politike, që në krye të LDK-së të vinte njeriu që fliste pak, por që kishte vizion lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe miqësinë me vendet e perëndimit dhe SHBA-të.
Për një kohë të shkurtër Rugova u njoh si lider i Kosovës nga shumë vende të botës, u pranua dhe u përkrah sepse pas tij e kishte shumicën absolute të popullit, i cili e mbështeti në të gjitha rrethanat, i dha përkrahje dhe e ndoqi besnikërisht vizion e tij, ku edhe sot pas 5 viteve pavarësi vepra e Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbetet sinonim i lirisë dhe pavarësisë së saj.
Sot, në këtë datë të rëndësishme për popullin e Kosovës, kur po shënohet formimi i LDK-së dhe ndryshimi i historisë, pikërisht
në këtë datë do fillon homogjenizimi dhe vetëdijesimi nacional, do fillojnë edhe shumë procese historike, kur do t‘i thuhet përfundimisht; jo ma më Serbinë dhe Jugosllavinë. Datë kjo që në kontinuitet të rezistencës kombëtare do iu jep fund kalkulimeve politike në Ballkan, por që populli shqiptar do të artikulohet qartë për pavarësinë e Kosovës.
Në këtë datë të rëndësishme dhe historike për LDK-në, do duhej të ishte bërë një organizim më i fuqishëm, më cilësor dhe më motivues, ku do kishte më shumë sinjale për motivim më të fuqishëm për t’i përkujtue themeluesit e saj, dhe njëkohësisht ku do të nderoheshin në forma konkrete, e jo të harrohen dhe mos të zihen në gojë fare. Sepse, brezi i ri nga i cili pritet që nesër do jetë promotori kryesor lëvizës i frymës Rugoviane, duhet ta dinë se LDK-ja kishte figura të ndritshme intelektuale që e themeluan këtë parti, si në Kosovë ashtu dhe nga gjithë bota perëndimore, të cilët i dhanë mbështetje të pa rezervë liderit të saj Dr. Ibrahim Rugova, i cili në asnjë moment nuk i harronte degët e saj në diasporë. Brezi i ri shpresoj se krahas kohës do dinë dhe do e gjej vetën për ta zhvillue frymën rugoviane të asaj plejade intelektuale dhe kombëtare që kishte LDK-ja nën udhëheqjen e liderit të saj historik.
Përulem me respekt para veprës së madhe të Ibrahim Rugovës dhe gjithë atyre burrave e grave të LDK-së që nuk kursyen asgjë për formimin dhe rritën e saj në parti popullore, në veçanti ndaj atyre heronjve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës..!
I përjetshëm qoftë nderimi për veprën e Dr. Ibrahim Rugovës dhe gjithë themeluesit e saj, si dhe për përkrahësit dhe miqtë e LDK-së kudo që janë !

Hafiz Gagica
Prishtinë, 23.12.2012


Hafiz Gagica:23 vjet më parë 77084_10200199607296775_1144280650_n

Hafiz Gagica:23 vjet më parë 393033_10200199610376852_1798451821_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi