Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nait Hasani, kryetar i PDK-së në Prizren

Shko poshtë

Nait Hasani, kryetar i PDK-së në Prizren Empty Nait Hasani, kryetar i PDK-së në Prizren

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 23, 2012 8:48 pm

Nait Hasani, kryetar i PDK-së në Prizren


Nait Hasani, kryetar i PDK-së në Prizren Largea_nait-hasani1356273626
Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e Këshillit drejtues të Degës së PDK-së në Prizren. Listës së Këshillit, sipas rezultateve përfundimtare, i prinë kandidati për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren, Nait Hasani.
Ai nga delegatët ka marrë 257 vota, Ramadan Muja 223 vota ,Minir Krasniqi 205 vota. Ndërkaq, kandidati tjetër për kryetar të PDK-së në Prizren,Nijazi Kryeziu,ka marrë vetëm 153 vota.
Kandidati për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren, Nait Hasani, konfirmoi për "PrizrenPress” se në bazë të rezultateve përfundimtare, ai prinë me vota. “Po jam i pari me vota”, konfirmoi Hasani. Ai tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe se nuk ka pasur problem.
Dega e PDK-së në Prizren ka mbajtur dje Kuvendin Zgjedhor. Në këtë kuvend për herë të parë ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. Ai gjatë procesit zgjedhor, ka mbajtur nën kontroll tensionet ndërmjet delegatëve të këtij subjekti politik.
Delegatët kanë pas ankesa për rrjedhën e Kuvendit zgjedhor, respektivisht mënyrën e propozimit të kandidatëve për Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor.
Pas një debati të gjatë është gjetur çelësi i përfaqësimit, ku 192 anëtarë kanë kandiduar për 71 vende në Këshillin e Degës, ndërkohë që 30 delegatët më të votuar do të përfaqësojnë degën në Kongresin Qendror të PDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi