Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në Kosovë

Shko poshtë

Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në Kosovë Empty Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 23, 2012 8:50 pm

Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në Kosovë


Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në Kosovë Largea_ahmet-krasniqi1356284617
Ishin në luftë me shqiptarë, e jo me Serbinë


Ahmet Krasniqi u vra, sepse ai e donte bashkimin e ushtarëve për luftë kundër armikut të përbashkët. Kjo u pengoi të dy krahëve dhe u vra.



Kanë kaluar shumë vite nga koha e asaj veprimtarie të guximshme për çlirimin e Kosovës. Kur kalojnë vite e vite, kujtesa e atyre ngjarjeve vjen duke u zbehur. Por, koha na ka mësuar se është mirë të shkruhen dhe te regjistrohen kujtimet kur kemi mundësi. Rugovasit e mi, historinë dhe ngjarjet e luftërave të ndryshe i kanë përcjellur edhe me lahutë, ku më së shumti kanë pësuar vetë ata. Serbo-sllavët gjithmonë kanë paguar vrasës që të vriten lahutarët, që të mos përcillet historia jonë brez pas brezi. Por kohët ndryshuan me një shpejtësi të çuditshme. Tani, në vend te lahutarëve janë lapsat, fletoret, massmedia elektronike, që na e bëjnë të mundur të kuptojmë të vërtetën se nëse e vrasin atdhetarin, kujtimet dhe shkrimet mbesin. Këto vrasje u përsëriten edhe në kohën e fundit të luftës së fundit. Vrasje që vinin jo vetëm nga nëntoka serbo/sllave, por edhe nga ata shqipfolës qe kishin një indologji të njëjtë vrastare me kuçkat e Beogradit, Moskës apo stalinizmit shqiptar.
Qëllimi i tyre ishte që t’i zhdukin burrat e kombit, atdhetarët, dijetarët dhe luftëtarët. Ketë vepër makabre e bënë sllavo/komunistët serbë, në bashkëveprim me sllavo/ komunistët shqiptarë, sepse ideologjia ishte e njëjtë, sepse i bashkonte çdo gjë që kishte prapavijë antidemokratike dhe antishqiptare.




(Tekstin e plotë mund ta lexoni gjatë ditëve festive të hënën, të martën dhe të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi