Skënder Buçpapaj:Shkruar më 21 dhjetor 2012, në ditën e parë të egos globale
Faqja 1 e 1

E premte, 12.21.2012, 11:35am (GMT+1)
I shkruaj këto radhë në këtë ditë, duke qenë absolutisht i bindur se forumet përkatëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, herët a vonë, ndoshta shumë shpejt, do ta shpallin 21 dhjetorin Ditën Ndërkombëtare të Dalldisë, me një fjalë, Ditën e Egos Globale, pra të unit global.
Është kjo dita e parë kur ne ndihemi të kërcënuar globalisht, të rrezikuar globalisht, të dalldisur globalisht, të prekur globalisht nga e njëjta mandatë. Është dita e parë kur ndihemi globalisht të njëjtë, të barabartë përballë së panjohurës. Dhe e pranojmë globalisht se ajo, e panjohura, do të ekzistojë gjithmonë.
Egoja globale, sot më shumë se kurrë, ndihet e individualizuar në shkallë kolektiviteti planetar. Falë internetit, materializmi konsumist i shndërruar në fanatizëm dogmatik përjeton kulmin e tij të parë.
Pikënyja e delirit global është kalendari i fisit meksikan Maya, përfundimi i të cilit është përkthyer si fundi i botës nga logjika arbitrare e trurit tonë kolektiv.
Autorja amerikane Anya Schiffrin ka shkuar dje në provincën e Jukatanit, Meksikë, dikur pjesë e perandorisë Mayane. "Ndonëse rusët dhe kinezët po dridhen nga fundi i botës i nesërm, këtu në Jukatan nuk ia vërshëllen njeri" interpretimit fatalist të kalendarit Maya. "As në kryeqytetin meksikan ku njerëzit mendojnë vetëm se çfarë do të bëjë qeveria e re e Partisë Institucionale Revolucionare, e kthyer në pushtet pas 12 vjetësh, çfarë do të bëjë presidenti i ri Nieto, i betuar në detyrë më 1 dhjetor 2012.
Presidenti i ri është i njohur në Meksikë për dy gjëra - se është martuar me një aktore yll të filmave soap opera dhe se nuk mban mend tre tituj librash që t'i ketë lexuar në jetën e tij. I pyetur për Biblën ai gjithashtu nuk mban mend asnjë fjalë, asnjë fjali. Megjithatë, shkruan Schiffrin, ai ka sjellë nga bota e zhvilluar grupe elitash meksikane, të ngarkuar për të kryer reforma shndërruese në gjithë jetën e vendit. Pra, shkruan ajo, qeveria është në ditët e saj më të ëmbla të muajit të mjaltit, ndërsa përkrahësit e saj e kanë mendjen tek kapitulli i ri në jetën politike dhe aspak tek keqinterpretimet e kalendarit.
Në formë gazmoreje, vendasit tregojnë se investuesit italianë, duke pritur një fund bote si në kohën e Nuhut, kanë ndërtuar vila në majat më të larta të maleve më të larta. Vetë meksikanët i shikojnë veçoritë e vendit të tyre si mundësi zhvillimi, si mundësi të lulëzimit të turizmit, si mundësi të rritjes së investimeve të huaja.
Për të shmangur panikun, sipas gazetës, La Verdad (E vërteta), qeveria po ndërmerr patrullime në pesë zonat Mayane. Duke përfituar nga fama e kësaj zone, e kulmuar nga thashethemi për fundin e botës, kërkesat e turistëve të huaj këto ditë janë marramendëse, saqë vetë qeveria po merret me organizimin e spektakleve me kërcime karakteristike vendëse, me leksione, ceremoni të mbjelljes së pemëve, panaire, ku janë në qendër astrofizikanët, improvizimet e ritualeve Mayane etj..
Aktivistja kontraverse guatemalase, shkrimtare dhe laureate e çmimit Nobel Rigoberta Menchu, shkruan Schiffrin, zbarkoi këtu këto ditë dhe i bëri thirrje botës të kuptojë potencialet e kulturës Maya për të ndihmuar ndërtimin e harmonisë globale.
Në fakt, atmosfera që krijoi keqinterpretimi i kalendarit Maya, së paku shënoi shkallën e lartë të globalizimit të arritur në kohën tonë. Ku çdo thashethem përshkon planetin brenda sekondës. Tregoi edhe për një egoizëm të globalizuar dhe të shfrenuar në trajtën, siç përmenda, të materializmit konsumist të skajshëm. Le të kujtojmë se pothuaj të gjithë të intervistuarit nga mediat këto ditë nëpër rrugë, nëpër shtëpi, nëpër lokale, nëpër vendet e punës, thonë se do ta kalojnë sa më çakërrqejf ndërkohën ku përfshihet 21 dhjetori 2012.
Atmosfera që rrethoi 21 dhjetorin 2012 ishte ndërkaq një provë për besimtarët e vërtetë. Librat e shenjtë e thonë qartë dhe shkoqur se Apokalipsi (Kijameti), Fundi i Botës do të vijë pa pritur e pa kujtuar, nuk do të jetë gradual, do të jetë i menjëhershëm, ndërsa kohën se kur ndodh nuk e di askush tjetër përveç Zotit.
Në provë u vu edhe shkalla e dijës njerëzore. Ata që janë të përditësuar me arritjet e shkencës, e dinë se, duke gjetur edhe në rrethana të tilla në shërbim të njerëzimit, do të gjente mënyrën dhe nuk do t'ia fshihte njerëzimit shenjat e zbuluara prej saj, çfarëdo që të ishin ato.
U vërtetua, mendoj, se Njerëzimi ende është foshnjë. Një foshnjë që e llaston vetveten, në pritje për ta llastuar dikush tjetër. Një kërkim që e çon drejt kureshtjeve fatale.
Për të qenë pjesë e globalitetit, edhe unë kam pranuar, në mënyrën time, që të identifikohem me përjetimet e bashkëplanetasve të mi. Kam kërkuar dhe gjetur strehë tek një koleg. Kam përkthyer kështu poezinë "Një këngë për fundin e botës" të nobelistit polakoamerikan Ceslav Milosh.
NJË KËNGË PËR FUNDIN E BOTËS
Nga CZESLAW MILOSZ (1911-2004)
Në ditën kur bota mbaron
Një bletë i vjen rrotull një tërfili,
Një peshkatar hedh një rrjetë të ndritshme.
Delfinë të lumtur hidhen në det,
Me ajrin e shiut harabelët e rinj po luajnë
Dhe gjarpri ka lëkurë të artë si gjithmonë.
Në ditën kur bota mbaron
Gratë ecin nëpër fushat nën çadrat e tyre,
Një pijanec e merr gjumi buzë një lëndine,
Shitësit e perimeve bërtasin në rrugë
Dhe një varkë të verdhë vjen afër ishullit,
Zëri i një violinë zgjatet në ajër
Dhe na çon në një natë xixëlluese.
Dhe ata që pritën rrufe dhe bubullima
Janë të zhgënjyer.
Dhe ata që pritën shenja dhe trumbeta kryeengjëjsh
Nuk besojnë se po ndodh tani.
Për sa kohë që dielli dhe hëna janë lart,
Për aq kohë sa bletët punëtore vizitojnë një trëndafil,
Për aq kohë sa foshnjat lindin të trëndafilta
Askush nuk beson se kjo po ndodh tani.
Vetëm një plak i moçëm flokëbardhë, i cili duket të jetë një profet
E prapë nuk është një profet, sepse ai është shumë shumë i zënë,
Tek po përsërit ndërsa lidh domatet e tij në kopsht:
Nuk do të ketë tjetër fund të botës,
Nuk do të ketë fund tjetër të botës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» Sot më 2 dhjetor shtijakëve rugovistë Nga Elida Buçpapaj
» Skënder Buçpapaj:Uka dhe Isa
» 21 dhjetor 2012, a do të ndodhë Apokalipsi?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi