Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Kokën e Ali Pashës do e kthejmë në Shqipëri

Shko poshtë

Berisha: Kokën e Ali Pashës do e kthejmë në Shqipëri Empty Berisha: Kokën e Ali Pashës do e kthejmë në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 24, 2012 11:34 pm

Berisha: Kokën e Ali Pashës do e kthejmë në Shqipëri


Berisha: Kokën e Ali Pashës do e kthejmë në Shqipëri Largea_december-24-17-44-21-jpg1356369862
Në drejtimin e KM Berisha u zhvillua mbledhja e Komitetit Shtetëror për 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar zgjatjen edhe për 3 muaj të komitetit ndërministror të 100 vjetorit me arsyetimin për t’u dhënë përgjigje disa problemeve të tjera të papërfunduara, kthimit në atdhe të eshtreve të Sami e Mit’hat Frashërit, dhe kokës së Ali Pashë Tepelenës.
“Duhet bërë përpjekje shumë e madh per rikthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri. Ai është gjeni i doktrinës së shqiptarizmit si doktrinë perëndimore. Libri i tij është dokumenti themelor i të sotmes dhe së ardhmes shqiptare”- u shpreh kryeministri.
Ai ka kërkuar kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës nga Stambolli dhe shprehu vendosmërinë e tij për të bërë gjithçka që koka e tij të kthehet në atdhe në mënyrë që ai të ketë një vend të merituar në histori. Në këtë kontekst Berisha tha se do mendohet se ku do vendoset në Tepelenë apo në Muzeun Kombëtar.
“Ali Pasha pati një nga oborret më brilante që frymëzuan dijetarë, artistë shkrimtarë të kohës si Lord Bajroni, në poemën më të bukur të asaj kohe të Çajd Haroldit kushtuar shqiptarëve”- theksoi kryeministri.


Në këtë kontekst Berisha vlerësoi si të domosdoshme edhe kthimin në atdhe të eshtrave të Mit’hat Frashërit, si një nga njerëzit më mendjendritur të historisë sonë.
“I biri i Abdyl Frashërit ka një kontribut shumë të madh në 50 vite në historinë tonë. Ai mbetet një gjeni në letrat tona, I politikanit për të cilin ideologjia sunduese për shqiptarët duhet të ishte ideologjia kombëtare’- vijoi ai.
Kryeministri kërkoi zgjatjen e mandatit të komitetit edhe për ndërtimin e muzeut të Spacit, ngritjes së obeliskut të martirëve të fjalës së lirë dhe lëvizjes studentore e dhjetorit ’90.
“Muzeu i Spacit, duhet detyrimisht të ndërtohet, në himazh të pjesës më të dhimbshme të historisë tonë, në shtypjes njerëzore, të barbarisë së luftës së klasave që përjetuan shqiptarët në njërin prej kampeve më ët egra të Shqipërisë dhe Europës. Është e domosdoshme që të shpejtohen të gjitha proceset. Zoti Bumci do krijohet një komision me të përndjekurit politikë, të japin edhe ata mendimet e të punojmë mbi bazën dhe kriteret e tyre.
Duhet obelisku i martirëve të fjalës së lirë, të besimit tek Zoti, që janë me mijëra prej tyre në Tiranë.
Së treti, lëvizja studentore e dhjetorit ’90, duhet të ketë hapësirën e vet. Pse? Kjo lëvizje ka për mednimin tim dy contribute madhore për kombin. Së pari betejën me dikaturën dhe përmbysjen e saj, por së dyti po kaq të rëndësishme betejën paqësore të saj. Lëvizje në tërësi rinore’-vijoi shefi i qeverisë.


Duke falenderuar të gjithë për kontributin në kremtimet e 100 vjetorit kryeministri Berisha theksoi se 28 nëntori do mbetet në histori, jo vetëm si data e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, por edhe si dita e lëvizjes kombëtare mbarë popullore më të fuqishme në historinë e këtij kombi.
“Tirana, Vlora dhe mbarë Shqipëria nuk kanë përjetuar kurrë më parë një lëvizje mbarë kombëtare kaq masive, sa ajo e 28 nëntorit. Këtë lëvizje nuk e organizuam ne, jo qeveria shqiptare, as ajo e Kosovës, jo forcat politike shqiptare të Maqedonisë apo Malit të Zi, apo Bashkia e Vlorës apo Tiranës, por zotër organizator ishin qytetarë të thjeshtë, të cilët vërshuan nga të 4 anët e trojeve shqiptare, por edhe nga Alaska dhe Afria Jugut, nga të gjitha skajet e planetit, u bashkuan në sheshet e Tiranës dhe Vlorës si qytetarë të lirë për të kremtuar festën e shekullit, atë të 100 vjetorit”- u shpreh ai.
Ai theksoi se ideali i bashkimit kombëtar ishte lideri i vërtetë i festës së madhe dhe lëvizjes mbarë popullore shqiptare.
“Ndihemi të lumtur si qytetarë të këtij vendi, që përjetuam këtë lëvizje festive paqësore mbarëkombëtare, që përcolli mesazhet më të fuqishme të paqes, bashkëpunimit, harmonisë, bashkimit, integrimit”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi