Mentor Thaqi:REPORTAZH NGA PROMOVIMI NË TIRANË I LIBRIT "NJË SHEKULL DRITË", ME 24.11.2012
Faqja 1 e 1
Mentor Thaqi:REPORTAZH NGA PROMOVIMI NË TIRANË I LIBRIT "NJË SHEKULL DRITË", ME 24.11.2012
Mentor Thaqi:REPORTAZH NGA PROMOVIMI NË TIRANË I LIBRIT "NJË SHEKULL DRITË", ME 24.11.2012
ME ZEMRËN NË VLIM DREJT ATDHEUT
Heret, shumë heret kishin filluar dëshirat e shumta të ktheheshin në brenga. Libri "NJË SHEKULL DRITË" të 100 poezive nga 100 poetët mërgimtar, pas një pune bukur të mundimshme dhe shpesh edhe me "mbetje" hatri, hidhërime e inatosje në premtuesit e ndihmës financiare, tashmë kishte hy në shtypshkronjë dhe së shpejti do të dilte në ato qindra ekzemplarë. Bukur shumë, mendonim e thonim ne nga LSHAKSH në Gjermani, së paku pa një nga brengat e mëdha. E vërtetë, por vetëm njëra brengë më pak. Tashmë dëshirat, siç e thashë po ktheheshin në brenga: A do të mund të shkojmë në Tiranë me 24 Nëntor në promovimin e librit? A do marrim pushimin e kërkuar nga vendpunimet? Si do të shkojmë, fluturimet gadi të pamundura, plus shum të shtrenjëta, koha e caktuar dhe jo e shumtë në dispozicion, kush po mund të shkon, kush dhe me kënd e cilat vetura, ...? Dhe, lehtësime të pjesërishme morëm disa nga ne (nga kryesia e LSHAKSH), morem konfirmim nga vendpunimet tona se na u pranua kërkesa për pushim një javor. Me gjithë shqetësimet dhe brengat e shumta, koha e nisjes erdhi, nisjen e bëmë nga drejtime dhe vende të ndryshme me synim në një pikëtakim, në Tiranë të Shtunën me 24 Nëntor para orës 17.00 kur do fillonte promovimi në sallen "Tefta Tashko-Koço" në ndërtesën e Ministrisë së Kulturës. Paraprakisht përmes Facebookut kisha bërë një "blic"-njoftim rreth këtij promovimi. rruga shkoi si shkoi, nga drejtime të ndryshme, grupi im me Hafiz Gagicen, Nezir Fejzen dhe unë si për befasinë tonë, pikëtakimin në vend të Tiranës e realizuam në Milot gjatë një pushimi kafeje, kur befas nga drejtimi i Kosovës erdhen poetët e dashur: Hasan Qyqalla, Dibran Demaku, Sadik Krasniqi dhe nipi i tij, surprizë mbresëlënëse!
Në Tiranë arritem rreth orës 16.00, një orë më heret. Në hyrje të Ministrisë së Kulturës më priti befasia e këndshme, nga artbërës dhe artdashës të njohur nga largësitë fizike, të njohur vizuelisht, po takoja motra e vëllëzër të dashur gjaku, shiheshim për herë të parë. Përqafimet e ngrohta vëllazërore xhiroheshin enkas nga TVSH, Emisioni 7x7 të drejtuar nga vet shefi i tij vëllau im Profesor Agron Bala, kishte ardhur nergut për të nderuar vëllëzërit krijues nga Mërgata! Eh, çfarë kënaqësie, njiheshim shkelqyeshëm edhe pa u parë kurrë fizikisht në afërsi.
Salla e bukur, atmosfera festive impozante, kënaqësia në fytyrat tona, bënë që mbrëmja të kalon bukur. Prania institucionale shtetërore e Kosovës ia shtoi edhe kuptimësinë institucionale me pjesëmarrjen e Ministrit të Diasporës z. Ibrahim Makolli dhe e zyrtarit të lartë të Ambasadës së Kosovës në Tiranë z. Esat Brajshori. Pas fjalës përshëndetëse të redaktorit të librit shkrimtarit Demir Gjergji, të botuesit z. Roland Lushi Drejtor i SHB "ADA", kryetarit të LSHAKSH në Gjermani z. Hasan Qyqalla, të një shkrimi jo të gjatë rreth librit nga ana e autorit të këtij reportazhi nga unë (Mentor Thaqi), një fjalimi përshëndetës nga Ministri Makolli dhe z. Hafiz Gagica (veprimtar i ditëve të para në mërgim, bashkpuntorë i ngushtë i Presidentit Rugova), mbrëmja vazhdoi me lexim vargjesh nga poetë pjesëmarrës (Dibran Demaku, Sadik Krasniqi, ...).
Kënaqësia ishte vërtetë e madhe, takoheshim mes veti vëllëzër gjaku, krijues nga të gjitha trojet etnike, fotografoheshim për shtatë palë qejfe. Eh, ishte vërtetë një Mbrëmje e bukur, u relaksuam shpirtërisht, mbushem bateritë tona shpirtërore, harruam lodhjen nga rreth 2000 kilometra udhëtim me makina.
Edhe kësaj here desha të i falënderoj vëllëzërit tanë në Atdhe për përgaditjen e mirë, por me sygjerimin e vëllaut tim Profesor Agron Bala se vëllau nuk ka nevojë të falënderohet, e ke vëlla, po e lë, por qëllimi im megjithatë po vetkuptohet, apo jo, Agron?!
Eh, këtë 100 vjetor e realizuam si ditëm e mundëm, për tjetrin do të shohim, shpresoj të kemi kohë më tepër si pensionistë të ardhshëm me afër dy shekuj mbi supe, nuk i dihet, apo jo?!
Mentor Thaqi VS., 25.12.2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi