Gripi merr përmasa shkatërruese, deri tani më shumë se 80 të vdekur
Faqja 1 e 1
Gripi merr përmasa shkatërruese, deri tani më shumë se 80 të vdekur
Gripi merr përmasa shkatërruese, deri tani më shumë se 80 të vdekur
80 vetë kanë vdekur në Meksikë nga një virus i rrallë gripi derrash. Virusi mund të dallohej qartë në 20 raste. Sipas të dhënave më shumë se 1.300 vetë janë prekur nga sëmundja. Qeveria meksikane krijoi grupin e krizës.
Në qytetin e Meksikos nuk ka plasur paniku, por pasiguria e njerëzve është e dukshme. Kudo sheh njerëz me maska ngjyrë blu, pamja është dramatike. Ministri meksikan i Shëndetësisë, José Angel Córdova pretendon nga njëra anë se epidemia është nën kontroll, dhe kërkon nga ana tjetër masat të mëdha sigurie: “Numri më i madh i të sëmurëve është shënuar në kryeqytet dhe në rrethinat e tij. Prandaj, paraprakisht do të mbyllen të gjitha shkollat private dhe publike, të gjitha kopshtet dhe universitetet në kryeqytet dhe rreth tij.“ Mbyllja e institucioneve është bërë që ditën e premte dhe mendohet se do të vazhdojë edhe gjatë javës vijuese. Qyteti i Meksikos përjeton një mbyllje të qetë të javës, në rrugë kalojnë pak njerëz dhe automjete, në metro ndahen falas maska mbrojtëse. Muzeumet, bibliotekat dhe teatrot publike kanë qëndruar të mbyllura. Kinematë, restorantet dhe baret kanë pak vizitorë. Aktivitetet kulturore në fundjavë u anuluan. Shumica e meksikanëve preferojnë të qëndrojnë në shtëpi. Këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë shkojnë më tej se kaq: „Mbajini larg njerëzit e sëmurë me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes! Lani duar shpesh me sapun! Mos u përshëndetni me të puthur ose takim duarsh! Përdorni vetëm ushqimet dhe enët tuaja të kuzhinës! Ajrosni shtëpitë dhe zyrat dhe pastroni rregullisht dorezat e dyerve, shkallët, lodrat, telefonat dhe sende të tjera të përdorimit të përbashkët.“ Kush dëshiron që të vaksinohet, përfundon në listat e gjata. Vaksinat nuk mjaftojnë për të gjithë. Të parët vaksinohen punonjësit e sektorit të shëndetësisë. Kurse anti-virusit mjaftojnë. Rezervat përmbajnë një milion prej tyre, ndërkohë që vetëm 1.000 vetë janë prekur, thonë autoritetet, njofton DW. Në Gjenevën e largët Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një shtab krize. Qëllimi është parandalimi i shpërthimit të ndonjë pandemie, pra shpërndarjes në vende të tjera të virusit. Deri tani nuk ka pasur arsye që qyteti Meksikës të vendoset në karantinë. Udhëtimet atje nuk janë ndaluar. Shqetësues është fakti që virusi nuk kalon vetëm nga derrat tek njeriu, por edhe nga njeriu tek njeriu. Këtë e kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë. Mendohet se virusi është shfaqur fillimisht në Kaliforni dhe Teksas, ku janë bërë të njohura tetë raste. Prej andej do të ketë përfunduar në qytetin e Meksikës. Virusi përbëhet nga përzierje gjenesh, që përmbajnë informacione trashëgimie të njerëzve, derrave dhe shpendëve. I prekuri me këtë virus ka temperaturë të lartë, ankohet për dhimbje koke, frymëmarrje të vështirë, dhembje sysh dhe lodhje të madhe. Më të rrezikuarit deri tani kanë qenë të rriturit në moshë të re, dhe jo fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, si zakonisht në raste të tilla. 500.000 vetë vdesin çdo vit në botë nga gripat. Si pasojë e dy pandemive të fundit, 1957 dhe 1968, vdiqën 3 milionë vetë. Gripi aktual në Amerikën e Veriut është larg dimensioneve të tilla, megjithatë pasiguria është në rritje.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gripi merr përmasa shkatërruese, deri tani më shumë se 80 të vdekur
Meksikë, 81 vetë kenë vdekur nga gripi i derrave
Ministri meksikan i shëndetësisë thotë se gripi i derrave mund të jetë shkaktar për vdekjen e 81 personave.
Ministri Hose Angel Cordova e bëri njoftimin mbrëmë ndërkohë që qeveria meksikane tha se do të mbyllë shkollat në kryeqytet dhe në zonat përreth deri më 6 maj.
Pas njoftimeve për raste të reja dhe të mundëshme të gripit të derrave në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi virusin një emergjencë për shëndetin publik dhe një shqetësim ndërkombëtar, me mundësinë për t’u shndrruar në epidemi botërore.
Qendrat amerikane për Luftën dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan se zyrtarët nuk janë në gjendje ta frenojnë përhapjen e virusit.
Zyrtarët dyshojnë se 1500 meksikanë janë sëmurur nga virusi. Kryebashkiaku i Qytetit të Meksikos ka anuluar tashmë të gjitha aktivitet publike për 10 ditë dhe departamenti meksikan i shëndetësisë ka marrë kompetencë për të izoluar pacientët dhe për të inspektuar udhëtarët.
Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan tre raste të reja me këtë virus duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 11. Zyrtarët e Nju Jorkut njoftojnë ndërkaq raste të mundshme të gripit të derrave.

Nju Jork: 9 fëmijë të sëmurë nga gripi i derrave
Nju Jork: 9 fëmijë të sëmurë nga gripi i derrave
Nëntë nxënës nga Nju Jorku janë prekur nga virusi i gripit të derrave, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të qytetit. Zyrtari i Nju Jorkut për shëndetësi, Tomas Freiden, ka thënë se rreth 200 fëmijë nga një shkollë në kuarin Queens, janë kthyer të sëmurë në Shtëpi. Frieden ka theksuar po ashtu se zyrtarët e shkollës kanë kontrolluar të paktën 100 prindër të nxënësve tek të cilët janë vërejtur simptoma të lehta të këtij virusi.
Nëntë nxënës nga Nju Jorku janë prekur nga virusi i gripit të derrave, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të qytetit. Zyrtari i Nju Jorkut për shëndetësi, Tomas Freiden, ka thënë se rreth 200 fëmijë nga një shkollë në kuarin Queens, janë kthyer të sëmurë në Shtëpi. Frieden ka theksuar po ashtu se zyrtarët e shkollës kanë kontrolluar të paktën 100 prindër të nxënësve tek të cilët janë vërejtur simptoma të lehta të këtij virusi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Meksika kërkon trajtim të drejtë në botë
Meksika kërkon trajtim të drejtë në botë | |||||
Zyrtarët meksikanë thonë sëmundja mund të stabilizohet. Një ministër vendas kritikoi vendet që kanë ndaluar fluturimet nga Meksika, ndërsa një tjetër bëri thirrje kundër sanskioneve për mishin e derrit. Virusi në Azi Rreth 400 vetë janë vendosur në karantinë në Kinë pas mbërritjes në Hong Kong të një burri të infektuar me virusin H1N1. Ky është rasti i parë i konfirmuar i gripit të derrave në Azi. Më shumë se 250 vetë, që që po qëndrojnë në hotelin ku ka fjetur personi i prekur nga gripi, janë izoluar për një javë. Personi në fjalë udhëtoi përmes Shangait dhe më shumë se 100 pasagjerë të avionit dhe ekuipazhi i tij janë vendosur në karantinë në Pekin. Në Provincën Guangdong janë ndaluar 30 pasagjerë të tjerë. Meksika thotë se Kina po diskriminon shtetasit e saj që nuk ishin në të njëjtin avion me personin e prekur nga gripi. Ambasadori kinez në Meksikë është thirrur për të dhënë sqarime. Meksika ka konfirmuar deri tani 19 vdekje nga virusi i gripit, që tani është i pranishëm në 18 vende të botës. Ditën e shtunë, Koreja e Jugut, Italia dhe Irlanda ishin vendet më të fundit që konfirmuan raste të virusit. Në shkallë globale, më shumë se 700 vetë dihet se janë të infektuar. Transmetimi i virusit nga një person tek tjetri është konfirmuar në 6 vende. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Meksika nis izolimin pesëditor
Meksika nis izolimin pesëditor | |||||
Në qytetin e Meksikos shumë dyqane, restorante dhe bare janë mbyllur. Nëpunësve zyrtarë u është bërë thirrje të qendrojnë në shtëpi deri të martën dhe shkollat janë mbyllur. Këto masa merren në një kohë kur ka shpresa se përhapja epidemisë në vend mund të stabilizohet. Ministri i Shëndetësisë, Jose Angel Cordova thotë se numri i personave të shtruar në spital me simptomat e gripit të rëndë, ka rënë ndjeshëm. Numri i vdekjeve të konfirmuara nga gripi në Meksikë mbetet 12, por dyshohet se ai ka shkaktuar mbi 160 viktima. Raste në Evropë Autoritetet në Gjermani thonë se një infermiere është infektuar me gripin e derrave pasi kishte mjekuar një pacient bartës të virusit. Ajo është shëruar tashmë. Zyrtarët thonë se ky është rasti i parë i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri në vend. OBSH thotë se ka patur dhe një rast në Spanjë të një të infektuari që nuk kishte udhëtuar vetë në Meksikë. Statistikat e fundit të OBSH-së demonstrojnë se 11 vende tashmë kanë konfirmuar raste të infektimit dhe në gjithë botë ka mbi 330 raste të konfirmuara. Organizata thotë se shumica e rasteve të reja të gripit janë nga Meksika ku një numër i madh i tyre kishin mbetur të padiagnostikuara. Element i ri Por statistikat e sotme të OBSH-së kanë një element të ri dhe shumë domethënës: një nga trembëdhjetë rastet e konfirmuara është ai i një gruaje që nuk kishte udhëtuar në Meksikë, por që kishte kontakte në Spanjë me një person që kishte udhëtuar. Kjo do të thotë se virusi i ri ka nisur të transmetohet nga një person tek tjetri dhe në Evropë, një shenjë tjetër për mundësinë e përhapjes së një epidemie globale. Gjermania ka konfirmuar një rast të ngjashëm. Por OBSH-ja thotë se këto raste mbeten të izoluara dhe ende nuk përbëjnë transmetim në masë nga njeriu tek njeriu në Evropë. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Autoritetet thonë se situata është në kontroll
Autoritetet thonë se situata është në kontroll | ||||
Agjencia thotë se nuk ka arsye për të ngritur gadishmërinë në nivelin më të lartë. OBSH tha se tani do t'i referohet këtij gripi si influenca A, në vend të emrit gripi i derrave, sepse deri tani nuk ka patur dëshmi se ai është marrë nga derrat. Ministrat e shëndetësisë të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të punuar shpejt me kompanitë farmaceutike për të zhvilluar një vaksinë për të luftuar gripin e derrave. Ata zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm në Luksembourg, në një kohë kur raste të sëmundjes u njoftuan edhe në Zvicër dhe Holandë. Komisionerja për Shëndetin e BE-së Androulla Vassiliou, i bëri thirrje njerëzve që të mos shkaktonin panik. "Pa nënvlerësuar seriozitetin e situatës ekzistente, ne besojmë se jemi të përgatitur për ta zgjidhur." "Jemi të shqetësuar, por jemi në krye të situatës, pra nuk ka nevojë për panik." "Fakt është se jemi përgatitur prej vitesh në BE për një eveniment të tillë dhe eksperienca e fituar deri tani, na vendos në një pozitë më të fortë, tha zonja Vassiliou. Komisionerja Evropiane tha se një epidemi globale ka gjasa të ndodhë, por megjithatë nuk mund të shkaktojë vdekje në masë. Ministrat e BE-së thanë në Luksemburg se vendet anëtare duhet të vendosin për sa i takon çështjes së kufizimeve të tyre udhëtimeve. Daniela Filipiova, ministrja çeke për Shëndetin, vendi i të cilës mban presidencën e rradhës tha se nuk kishte parë ndonjë vend të BE-së të kërkonte kufizime për udhëtimet në Meksikë, vendi nga ku filloi edhe gripi. "Nuk kam parë ndonjë vend anëtar me ndonjë qasja dramatike, për të vendosur kufizime mbi udhëtimet në Meksikë." "Në konkluzionet e Këshillit, kjo është lënë kështu siç është." "Pra që të gjitha vendet anëtare janë të ftuara që të marrin masa, të cilat në mënyrë shumë efektive, kontribuojnë në mbrojtjen e shtetasve të tyre." "Më duhet të shtoj se agjencitë specifike, apo të specializuara si edhe komisionet do të merren me çështjen e udhëtimeve dhe kufizimeve për udhëtimet", tha ministrja çeke. Duke folur gjatë një konference për shtyp, ministri meksikan i Shëndetësisë, Jose Angel Cordova tha se masat e marra nga vendi i tij për të minimizuar virusin kishin qënë efektive. "Meksika ka mundur të aplikuar në mënyrën e duhur një seri masash për të minimizuar përparimin e virusit. Këto na kanë mundësuar që të mbajmë situatën në një nivel të kontrolluar." "Ne po punojmë në mënyrë aktive me autoritetet e shëndetësisë në vende të ndryshme, në mënyrë të veçantë me ata në SHBA dhe Kanada si edhe me organizatat ndërkombëtare të shëndetësisë, veçanërisht me OBSH." "Si rezultat nuk është vetëm një problem meksikan është edhe një problem global," tha ministri Cordova. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tërmeti në Nepal merr përmasa katastrofike, mbi 1 500 të vdekur (Foto/Video)
» Përmbytjet në Maqedoni/ 20 të vdekur deri më tani në Hasanbeg, 10 prej tyre janë shqiptarë
» Zuhdi Hajzeri:Ja si u përhap vehabizmi në Kosovë, zbuloni shumë të pa thëna deri me tani
» Gripi i derrave, Shqipëria merr masat e para antivirus
» Lista e të arrestuarve, të konfirmuar deri më tani

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi