Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA Empty Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 26, 2012 10:39 am

Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA 292549_386349568062129_1836054404_n

Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA

Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA 1970_43339993751_8208_n

Pa mëtuar të shkruaj ndonjë biografi për Z. Naser Rugova, emrin e të cilit e njef çdo shqiptarë i Kosovës, dhe më gjerë, une dua të ndalem vetëm pak në dhe rreth familjesë Rugova nga Cerrca.
Si një bashkëvendas që jam lindë, dhe jam rritur në fqinjësi me Rugovët, e kam për obligim që të them disa fjalë për këtë Familje të ardhur dikur nga Rugova. E kisha të dëgjuar shumë heret si i ri , nga mixha im Avdyl Rexhaj, përndryshe në kohën e gjermanit në LDB mixha im kishte qenë njeri me influencë në komunën e Istogut, dhe edhe pas lufte ai kishte qenë gjithnji në sy të serbëve si armik i tyre....., se qysh prej ardhjesë së Familjarëve Rugova nga Rugova, kjo familje ishte shquar me një kulture, dhe edukatë të fortë njerëzore, dhe patriotike. Qysh edhe në kohën e para LDBse, nga Familja Rugova kishte pasur njerëz të shkollës, dhe dijesë, dhe se i gjithe fshati Cerrcë kishte pasur respekt të madh për Familjen Rugova.
Në kohën time une gjithashtu kisha prek, dhe përjetuar për së afermi se të rinjët e Rugovëve ishin gjithnji të parët në mësime, në sportë dhe në kulturë. Babai i Z. Naser Rugova, Z. Ali Rugova që pas luftese ishte kuadri i vetëm shqiptarë që kishte arësimin superior të kryer, si juristë, por ama pushteti i athershem kurrë nuk e lejuan që ai të kishte ndonjë pozite të respektuar në pushtet, mendoi për aftësit e tija profesionale, jo sepse pengohej nga serbet që e kishin halë në sy si familjar i Rrustë e Ukë Rugovës. Moshatarët e mi të Familjeve të Ali Rrustë Rugovës, dhe Imer Rugovës, me të cilët u rritëm bashkë ishin gjithnji më të mirët në shkollat e Istogut, dhe nese bëhet një krahasim me numrin e oxhakëve të shtepisë më shumë të shkolluar kishte nga Familjet e këtyre dy tri oxhaqeve, sesa nga Familje të tjera me dhjetëra të mbiemrave të tjerë. Duhet cekur medoemos, se nuk ka ndodhë asnjë here që diksuh në Cerrcë apo Istog të kishte ngatërresa me të rinjët e Rugovëve, jo asesi sepse këta nuk jepnin asnjë shkas për diç të tillë. Pa i ekzagjeruar gjërat une vetëm mundë të konstatoi se isha me fat që isha në fqinjësi, dhe shoqeri me moshatarët e mi të familjeve Rugova, e një ndër ta ishte edhe vet Naseri edhe pse pakëz më i ri se une.
I thashë këto pak fjalë për të pasur lexuesit një pasqyre më të afërt për Familjen e çmuar Rugova nga Cerrca.


Bota Sot: Cerrca, ky fshat me një emër të çmuar në shqiptari, si duket sot kur ju gjendeni atje?


N. Rugova: -Së pari më lejoni të përshendes të gjithë stafin dhe lexuesit e kombëtares Bota Sot,me theks të vecant ata në mërgatë,njëherit ju uroj festat e fundvitit.Cerrca është vendlindja ime,ku u linda,u rrita dhe u edukova,edhepse qe disa vite jetoj në Prishtinë,pashmangshëm jam i lidhur me fashatin tim të lindjes,një vend brilant,me njerëz të urtë dhe punëtor,vend ky që na bën krenar për burrat e mëdhenj që i fali kombit.Cerrca e Selman Kadrisë,Ibrahim Rugovës dhe burrave, intelektualëve dhe veprimtarëve të shquar të këtij vendi pitoresk vazhdojnë të jenë frymëzim i idealeve dhe veprimtarisë sime.Vazhdoj me krenari të jem djalë i Cerrcës!

Bota Sot.: Shpesh thuhet se uji , ajri rdhe mrekullia e Bjeshkëve të Nemuna kanë një veqanti për njerëzit e Cerrcës, dhe Istogut në përgjithësi, për menqurine dhe trimërin së bashku, a simbolizon diç kjo?

N. Rugova: -Nuk është vetëm mendim i imi por edhe i shumë njerëzve të tjerë se banorët e Istogut me rrethinë dallojnë shumë në karakter,sjellje,shprehi pune dhe qasje humane.Janë njerëz punëtor,të edukuar,të qetë dhe në cdo moment historik u gjenden në anën dhe vëndin e duhur!Kur kujtoj fëmijërinë,bindem me këto që i thashë më lart! Vetëm Shoqata Kulturore Artistike “Gurrat e Bardha” të fshatit tonë pjesë e së cilës keni qenë edhe ju z.Rexhaj ka reflektuar talent,arsimim,edukatë,kulturë,tradita dhe ka qenë krenari jo vetëm e Cerrcës e Istogut por e mbarë rrafshit të Dukagjinit!Nxënësit më të dalluar në rrethinën tonë,intelektual të shquar,për sport të mos flasim,sportista eminent në nivel vendi.Djemt me gjenezë nga fshati jonë edhe sot jan krenari e kombëtareve dhe ekipeve eminente të vendit tonë sidomos në basketboll dhe shah.Këtë përgjigjie në pyetjen tuaj do e përfundoja më fjalët se djemt e Cerrcës edhe në historinë tonë më të re e ngritën cështjen e Kosovës dhe atë shqiptare në përgjithsi në nivelet më të larta të kancelarive të botës!
[/size]


Bota Sot.: Z. Rugova, ku gjendet sot politikani Naser Rugova?


N. Rugova: -Naser Rugova sot si politikan është anëtar i thjeshtë i LDK-së,por pashmangshëm jam aktiv, dhe përcjelli me vemendje trendet politike dhe socio-ekonomike në vend,kontaktoj shumë me njerëz që janë aktiv në politikë,me ekspert,intelektual,analist dhe kohëpaskohe përmes mediumeve jap mendimet e mia për rrjedhat në përgjithsi.Punoj në sektorin privat, dhe ju kam përkushtuar më shume familjes sime


Bota Sot: Ka pas zëra se Ju keni ruajtur personalitetin e juaj, duke mos tentuar te shtyheni me berryla, për ndonjë pozite të caktuar pas kthimit tuaj të natyrshem brenda LDKsë, ku ishit gjithmonë me ide. dhe programe për të mirën e LDKsë, a qëndron kjo?


N. Rugova: -Unë kam një edukatë familjare. dhe një kulturë politike që mos ti thyej parimet që e karakterizojnë. dhe i japin seriozitetin një intelektuali apo politikani.Në politikë thuhet se nuk ka moral,por ka politika. dhe veprime politike të moralshme.Unë nuk i dua bërrylat. dhe ndërskamzat,mendoj se është koha e ideve,programeve alternativave dhe politikave aktive konkrete, dhe të kjarta për qytetarin e vendit! Nëse më kërkon procesi,unë me mundësitë e mija jam në dispozicion të punoj për interesat e vendit. dhe të qytetarit! Kohëve të fundit njerzit e rëndomtë,antarësia. por edhe shumë veprimtarë të LDK-së më kërkojnë që të jem më aktiv, kjo më inkurajon, dhe më motivon për punë,por vetëm duke respektuar rregullat, statutin, dhe proceset e rregullta në parti.


Bota Sot: Ju njiheni si një politikan që nuk heziton ta thotë të duhuren në kohën e duhur, a kishit menduar ndonjihere se LDKja do te vinte në këtë gjendje, mendoi që në kohën e Kubvendit të mbrapësht të VI, dhe a ka mbetë edhe diç pa u thënë rreth asaj, ti themi tragjedie politike të nji subjekti aq të madh e të fortë si ishte LDK?


N. Rugova: -Për një parti – lëvizje nacionale siq ishte LDK-ja partia e parë shqiptare që dridhi themelet e komunizmit. dhe të ish federatës Jugosllave,partia e një lideri shpirtëror të popullit të Kosovës,këto tri shkronja që ishin dhe janë pjesë e cdo familje shqiptare në Kosovë,të vijë në situate të tilla, vërtetë është mëkat, dhe papërgjegjsi! Udhëheqja e partisë pas vdekjes së Presidentit Rugova bëri shumë devijime substanciale nga ideologjia, dhe filozofia politike e LDK-së! Ende mbetet mister se si u sollën ashtu me bashkpunëtorët shumëvjeqar,pse filluan eliminimet,”heqjen e kokave” ,dhe ato “testet demokratike”famëkeqe! Rezultatet u panë më vonë,u përgjysmua partia,hynë nën sqetull të Hashim Thaqit, dhe e dëmtuan LDK-në si vlerë kombëtare por i dëmtuan shumë edhe proceset politike, dhe shtet-ndërtuese në vend! Ju dhe mbarë opinion e dini diskutimin tim dhe lutjet që i pata bërë kryesisë së punës së atij “kuvendi” për ta ruajtur shtëpinë e madhe! Disa individ të atij degradimi tragjik të LDK-së Rugoviane gjenden ende në udhëheqjen e partisë!
[/size]


B.S: Z. Rugova, pa dashur të ndalemi shumë rreth atij Kuvendi, megjithate mbetet edhe një pyetje e pa përgjigje e që dëgjohej shumë aso kohe, se kinse ish ambasadori i athershem Ph. Goldberg kishte pakëz gishtë në shkatërrimin e LDKsë, si qëllim te i lihej mundësia, dhe hapesira " të fortëve", pra PDKsë që të merrnin pushtetin si rezultat i dobësimit të LDKsë?

N. Rugova: -Unë gjithmonë nisem nga parimet e mia personale,nuk ka fuqi që mund të më detyroj të punoj kundër familjes, dhe fëmijëve të mij! Ata që u bënë pjesë e coptimit të LDK-së thjeshtë janë argat të dreqit. dhe heret ose vonë e kanë marrur ose do e marrin dënimin nga elektorati i LDK-së. dhe do mbesin në anën e errët të historisë së vendit tonë! Ka qenë, dhe është në traditën tonë që themelet e shtëpisë mbrohen, dhe ruhen me cdo kusht!


B.S: Z. Rugova ju keni fol, dhe keni komentue gjithnji lidhjen, apo kurorëzimin jo normal të F. Sejdiut me H. Thaqin, pra koalicionin, a mendoni se Z. Sejdiu me këte aktë e ofroi afër greminës vet LDKnë?


N. Rugova: -Unë e ceka edhe më lartë se koalicioni me rivalin më të egër politik të LDK-së, dhe Presidentit Rugova e denigroi rolin historik, dhe pozicionin e LDK-së si parti me koncept nacional, dhe shtet-ndërtues. Veprimi I tillë ishte më tepër se gabim strategjik! Edhe nëse kishte presione ndërkombtare, dhe sugjerime të miqëve tanë,atëhere do duhej të bëhej koalicion gjithpërfshirës, dhe jo të futej LDK-ja e Ibrahim Rugovës nën tutelën e rivalit më të madh politik! Veprimet e tilla, dhe të tjerat që pasuan më pas e demotivuan shumë elektoratin tradicional të LDK-së,pasojat po i vuajmë ende si LDK, dhe si Kosovë!

Bota Sot: Si i komentoni sot sulmet e Z. Sejdiu karshi kryetarit aktual Isa Mustafa, kur dihet mirefilli se vet Z. Sejdiu e ofroi Z. Mustafa në strukturat e LDKsë, apo tregohet jo njerëzi, dhe hakmarrje perseri në kurrizë të LDK.së, kjo turrje e Z. Sejdiu?


N. Rugova: - Mendoj se ne të gjithë duhet të mësojmë nga gabimet tona. Presidenti Sejdiu ka qenë kryetar i LDK-së, është kryetar nderi i partisë,nuk dua të besoj se ja don të keqen LDK-së! Z.Sejdiu i takon brezit të themeluesve të partisë! Në kuvendin e fundit zgjedhor në një proces të rregullt, dhe demokratik,kryetar u zgjodh z.Isa Mustafa i cili ka mandatin e delegatëve të kuvendit të LDK-së që të udhëheq me partinë, dhe ta rrisë dhe zhvilloje LDK-në që në zgjedhjet cilatdo qofshin ato të dalim parti fituese, dhe të përmirsojmë qeverisjen, dhe jetën e qytetarit që është ngulfatur nga kjo qeveri e papërgjegjshme. Mendimet ndryshe,konceptet alternative por edhe kritikat duhet të bëhën në forumet e partisë,pa presione, dhe me qasje konstruktive. Partia duhet të hapet më shumë,të hap debat të mbrendshëm për të gjitha temat që preokupojnë antarsinë dhe qytetarin e vendit! Nuk kemi njerëz tepricë,angazhimi ,dhe kontributi i secilit është i domosdoshëm, dhe e forcon subjektin tonë. Bashkimi bën fuqinë thotë një fjalë e urtë!

Bota Sot: Z. Rugova edhe sot e gjithe ditën dëgjoi dhe lexoi shumë ku thuhet se nji ndërë deputetet më të suksesshem që kishte Parlamenti i kosovës ishit Ju. Ka shumë që thonë se mungon një zë i arësyeshem, i menqur, dhe shumë i nevojshëm që me fakte, dhe dëshmi të kundershtoi paçavurat e qeverisë. A mendoni ju se sot në Kuvend opozita, sidomos LDkja mbetet disi e zbehtë karshi makinacioneve të shumta të qeveritarëve?

N. Rugova: -Në karrierën time politike jam i lumtur që nuk kam qenë pjesë dhe në koalicion me konceptin aktual qeverisës. Në legjislaturën e kaluar kam qenë deputet opozitar, dhe kam bërë përpjekje të jem zë i arsyeshëm i qytetarit, të përcjell brengat,shqetësimet, dhe hallet e shumta të tyre përballë një koncepti qeverisës të gabuar,të dëmshëm,degradues që e ka dëmtuar, dhe vazhdon ta dëmtoj shumë jetën e qytetarit, dhe shtendërtimin. Kam pritur më shumë nga deputetët e LDK-së! Duhet të jenë më aktiv më dinamik, dhe të jenë zëri i vërtetë i zgjedhësve, dhe qytetarëve të Kosovës të cilët janë kundër kësaj qeverisje të keqe që po e ngulfatë përspektiven e vendit tonë!


Bota Sot: Të simpatizuesit, dhe anëtarët e LDKsë, thuhet se LDKse i mungon një njeri si Z. Naser Rugova, një politikan që ka oratori, dije dhe profesionalizëm, një politikan që ka aftesi të kuptoi masën, dhe ta përfitoi atë, a mendoni se sot i duhet vërtet një figure e tillë LDKsë,nga se po shifet që ka një zbehtësi në këtë aspekt?


N. Rugova: -Një fjalë e jona e urtë thotë:”Mos u përgjigj pa të thirrur”,në momentin që baza,antarësia e gjërë kërkon cfarëdo angazhimi nga unë, jam i gatshëm ta jap kontributin tim me kapacitetet e mia modeste.

Bota Sot: Z. Rugova, në zgjedhjet e 2010 megjithate LDKja ne krye me Z. Mustafa shenoi një rritje, dhe duke pas parasysh se zgjedhjet brenda partiake ishin të shpejta si rezultat i një gabimi fatal të Z. Sejdiu, kur pas perjashtimit të tij nga pozita e Presidentit si shkeles i Kushtetutes, Thaqi inskenoi zgjedhje te jashtëzakonshme, a kishte mundesi aso kohe te bëhej më shumë?

N. Rugova: -Ishte vërtetë kohë e shkurtër për kryetarin Mustafa që të bënte më shumë,që ta pregadiste një listë kandidatësh që do ta fitonin garën, pastaj logjika e ndërskamzave dhe mentaliteti provincial mbrenda kryesisë së LDK-së si dhe klani i gardës konzervative mbrenda kryesisë, e zbehi fuqinë, dhe efektet e ideve reformatore që u tentua të dërgohen te elektorati tradicional i LDK-së. Duhet që ai proces që ishte në shumë komuna i parregullt të na japë një mësim se si të pregaditemi për procesin e ardhshëm zgjedhor! Duhet më shumë punë,mesazhe të fuqishme unifikuese të elektoratit Rugovian, dhe aletaëve natyror të LDK-së, reformë substanciale, debate gjithpërfshirëse me strukturat dhe antarsinë ,si dhe gjak i ri në strukturat e partisë që kane dije,vizion ,guxim politik, dhe intelektual që LDK-në ta sjellin aty ku e meriton,,si parti e parë që do qeverisë me institucionet e vendit tonë.

Bota Sot: Në një intervistë tuajen kohë më parë ju keni thënë se asnjihere nuk e keni shfrytëzue të qenurit anëtar i familjes Rugova, emrin e Presidentit, dhe për këtë e keni përkrahjne, dhe mirëkuptimin e simpatizuesve tuaj ngase është e vërtet, na thoni se a keni pas oferta edhe nga partite e tjera që të përfitonit ndonjë pozitë të caktuar para kthimit tuaj në shtëpinë e vjeter¨, ku ishit dhe jeni pjese e saj edhe sot, praLDK-së?

N. Rugova: -Unë në proceset politike kam hyrë me potencialet dhe vlerat e mia,është antarësia,zgjedhësit,qytetari ai që e vlerëson punën e secilit politikan apo figure publike. Në angazhimet e mia politike kam bërë përpjekje të jem vetvetja,të jap kontributin tim dhe ti sfidoj parregullsitë, dhe veprimet që i bëjnë dëm vendit dhe qytetarit. Ndjehem mirë kur angazhimet e sinqerta dhe përkushtimi në punë vlerësohen nga qytetarët. Sa ju takon ofertave kam pasur mjaft, nga shumë subjekte politike. Më kanë ofruar poste qeveritare, pozita ambasadorësh, poste nënkryetarësh në parti etj ,por unë i kam parimet e mia, ndjehem shumë mirë edhe si antëtar i thjeshtë i LDK-së, këtu e gjëj veten, kjo është ideologjia me të cilën jam rritur, dhe pjekur gjithe kohën time, dhe nuk ka asnjë post apo cmim që mund të më ndryshoj parimet, dhe bindjet e mia!

Bota Sot: Z. Rugova, sipas mendimit tuaj, a ka freskim, dhe reforma brenda LDKse kohëve të fundit?


N. Rugova: -Procesi reformator në parti të mëdha si LDK-ja nuk bëhët lehtë, dhe shpejt. Janë bërë hapa të mirë në këtë drejtim,por të jemi realist ka edhe shumë për tu bërë. Reforma nuk nënkuptom vetëm ndryshime emrash apo individësh,reforma nënkupton qasje konkrete që janë kompatibile me trendet shoqërore, dhe socio-ekonomike, alternativa programore reale, pragmatike në të cilat qytetari, dhe votuesi beson, pastaj hapje te forumeve partiake, debat gjithpërfshirës,freskime dhe potenciale kadrovike që reflektojnë në opinion, dhe kanë autoritet në publik. Mendoj se LDK-ja duhet ta përshpejtoj dinamikën e reformave, dhe të mobilizoj strukturat ,dhe antarsinë për zgjedhjet e ardhshme që shpresojmë të mbahen vitin e ardhshëm.

Bota Sot: Në shumë opinione dhe shkrime nga vet njerëz dashamirë të LDKsë kërkohet që në strukturat e LDKsë të futen më shumë njerëz të shkolluar të rinjë, me profesione të caktuara, dhe me guxim e vullnet që ta ecin përpara LDKne rugoviane, a ka pengesa nga dikush brenda kuadrit të vjeter që kjo mos të ndodhë ende?


N. Rugova: -Me bindje të plotë them se elektorati tradicional i LDK-së është trupa elektorale më e fuqishme ne Kosovë.Ky elektorat është gati ti përgjigjet një vizioni dhe mesazhi unifikues të fuqishëm që do e bëntë LDK-në fituese bindëse në zgjedhjet e ardhshme.Në elektoratin tonë ka potenciale kadrovike, politike,intelektuale njerëz me vizion dhe guxim politik që padyshim nuk i kanë subjektet e tjera.Vetëm duhet më hapa të matur dhe të guximshëm politik të ju hapen dyert dhe të sistemohen në vendet e duhura,njerzit e LDK-së të profileve të tilla janë gati ti marrin obligimet dhe përgjegjsitë! Ka elemente në udhëheqjen e LDK-së që i frigohen këtij potenciali,ka nga klani i tillë konzervativ që haptas i pengojnë ardhjet e tilla të fuqishme në parti.Ky klan është në fund të rrugëtimit politik,kanë humbur respektin në bazë,nuk ju dëgjohet zëri në parlament,nuk bëjnë aktivitet në degët e LDK-së ,dhe shpesh bëjnë argat për rivalët tonë politk. Mendoj se kohë të mira do vijnë për LDK-në ,dhe Kosovën duke pasur parasyshë këtë potencial, dhe vullnetin e njerëzve që LDK-ja vërtetë të jetë forca politke prijëse në vendin tonë.


Bota Sot: Në një ankëtë të bërë në rrjetin social Facebook, nga shumë LDKiste, se a duhet që Z. Naser Rugova të jetë pjese e ekipeve profesinale brenda LDKse, rezultati ishte shumë pozitiv me 98% të komentues¨ve ishin për, a jeni ju i gatshëm që te bëheni pjesë e këtyre ekipeve që funkcionojne brenda LDKsë?


N. Rugova: - Jo vetëm kjo anketë, por edhe mesazhet që i marr cdo ditë nga antarësia,veprimtarët, dhe strukturat e LDK-së më inkurajojnë,më bëjnë nderë, dhe më motivojnë që të punoj me përkushtim për forcimin,rritën dhe fitoren e LDK-së në të gjitha nivelet. Kam deklaruar disa herë në media e po e theksoj edhe tani që me vullnetin e plotë, dhe pa kushte jam në dispozicion që të ndihmojë strukturat,forumet, dhe mekanizmat e tjerë të LDK-së.

Bota Sot: Z. Rugova, dikur Dukagjini ishte madheshtia rugoviane LDKiste, sot mjerishte për pso Istogut thauaj se nuk ak më LDK, si e shifni ju të mundëshme kthimin se paku rizgjimin e rugovisteve në këtë regjion të madhë?


N. Rugova: - Dukagjini dhe kuadrot e tij kanë qenë dhe janë kapital i vlefshëm i LDK-së.E them me bindje të plotë se Dukagjini me disa lëvizje të matura dhe një rirreshtim kadrovik cilësor do bëhëj sërish bastion i fuqishëm i LDK-së.Pjesa dërmuese e trupës elektorale e këtij regjioni që abstenuan në zgjedhjet e fundit janë elektorat Rugovjan,këtë e them me bindje të plotë.Duhet moment i duhur,njerëzit e duhur që ta ndezin shkëndijën e unifikimit dhe mobilizimit të këtij elektorati që padyshim është elektorat tradicional i LDK-së.


B.S: Z. Rugova, tu kthehemi shkurt disa qështjeve të përditshmërisë në Kosovë kur këto ditë ka dal haptas edhe platforma e shtetit serb për autonominë e veriut. A duhet të na frikësoi kjo qasje tani më e hapur serbe karshi veriut?

N. Rugova: - Me keqardhje duhet të them se e tërë agjenda e dialogut të ashtuquajtur “teknik” dhe tani politik është paraprirë dhe imponuar nga Beogradi zyrtar.Dialogu nuk ka alternativë,por jo për interesa të Serbisë,por në radhë të parë për interesa të shtetit të Kosovës,e pastaj në kontekstin e normalizimit të mardhënieve mes dy vendeve.Fatkeqsisht institucionet tona ende nuk qenë në gjendje të hartojnë një dokument themeltar negociator,por me do platform të improvizuara po vazhdojnë të shesin mjëgull dhe të bëjnë politikë ditore gjëja si ngadhnjimtar në dialog me Serbinë.Serbia fitoj shume në këtë periudhë kohore në raport me mardhëniet dhe integrimet në BE,kurse ne pothuajse nuk fituam asgjë,vazhdojmë ende të jem vendi i vetëm në evropë që me pasaportën e shtetit tonë mund të udhëtojmë vetëm në 4 shtete pa viza!Personalisht më shqetëson gjëndja në veriun e vendit dhe papërgjegjsia institucionale e qeveritarëve tanë!

Bota Sot: Megjithate ne po dëgjojme qeveritaret si në orgji duke thenë se Serbia po shef ë¨ndërr, a mendoni ju se kjo qeveri me 42 shqiptarë dhe me afer 30 minoritarë ka aftësi dhe ka kapital politikë të ballafaqohet në bisedim me Nikoliqin e Daqiqin, ose se a ka legjitimitet dhe legalitet kjo qeveri që nese nxjerrim votata dhe përqindjen e votuesve që kane votuar për kete qeveri, atehere del se shqiptaret që jane në krye me H. Thaqin në qeveri janë vetëm 21% e votuesëve shqiptarë të Kosovës?

N. Rugova: -Përvoja e negociatave me Serbinë do duhej ta vetëdijsonte klasën politike në Kosovë,në vecanti qeverinë e vendit.Qeveri dhe qeverisje më të keqe Kosova nuk ka pasur kurrë,njerëz të shantazhuar,qeverisje e përcjellur me skanadale marramendësë,pa koncept dhe vizion të qartë dhe pa legjetimitet elektoral.Kjo qeveri e ka humbur edhe mbeshtetjen e qytetarëve por edhe kredibilitetin për të qeverisur e most ë flasim për vendime të rëndësishme për fatin e vendit.Duke e parë këtë pozicion,kreu i qeverisë po tenton të gjëjë partner duke tentuar të ricikloj koalicione me partner të rinjë.Qeverisjet pa mbështetje të popullit janë të destinuara të dështojnë!

Bota Sot:- AAK dhe kryetari i sapokthyer i saj R. Hqaradinaj ka me jave që po deshiron të futete në qeveri, pse ky turravrap i tij që të jetë pjesë e një qeverie të dështuar dhe shanatzhuar me afera të shumta?


Lirimi i z.Haradinaj nga Tribunali i Hagës ka qenë lajm shumë i mirë për vendin,për shumë arsye.Deklarimet e tij sapo u kthye se do hynte në koalicion me PDK-në dhe Thaqin për mua por edhe për shumicën e qytetarëve të vendit kanë qenë befasuese.Duke ditur qëndrimet dhe deklarimet e tij për qeverisjen aktuale,deklaratat e tij për SHIK-un etj,kur krahasohen me veprimet dhe deklarimet e ditëve të fundit vërtetë hapin shumë dilema.Një lider i fuqishëm që pretendon të jetë z.Haradinaj pas lirmit triumfal do duhej të kërkonte zgjedhje të reja,ti bashkohej bllokut opozitar dhe jot ë futet nën tutelën e Thaqit!Kjo nuk po tingëllon mirë!Në malësinë e Rugovës një fjalë e urtë thotë:”Guri lua e burri s’lua”.

Bota Sot: Z. Rugova, a ka mundësi që pqas zgjedhjeve të brendeshme partiake në PDK, Thaqi të inskenoi dhe të shkaktoi zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe nese ndodh kjo si do të gjendet LDKja?

N. Rugova: - Nga ky koncept qeverisës dhe nga këto institucione që i kemi cdo gjë është e pritshme.LDK-ja duhet të jetë shumë e vëmendshme dhe duhet që me kohë të jetë e pregaditur në të gjitha sfidat eventuale.Personalisht pres një dinamikë më të madhe nga LDK-ja në të gjitha fushat e veprimit politik.

Bota Sot: Z . Rugova ka pas shumë reagime se disi në një apo tjetër mënyrë emri dhe vepra madhore e Presidentit Ibrahim Rugova u injorua edhe nga vet Institucionet e shtetiot shqiptare, konkretishte nga Z. S. Berisha, a munde te na thoni pse ndodhi diç e tillë, kur për ne shumicën absolute shqiptare Presidenti Ibrahim Rugova radhitet krah Gjergj Kadstriotit dhe Ismail Qemalit?

N. Rugova: - I kam përcjellur me vemendje të gjitha manifestimet e 100 vjetorit të pavarsisë së shtetit shqiptar,poashtu edhe fjalimet e krerëve institucional të Shqipërisë dhe Kosovës.Ka pasur shumë eufori në këto fjalime,elemente fushate dhe politkë ditore,me përjashtime të vogla.Figurën politike,intelektuale dhe filozofinë politike të Presidentit Rugova nuk mund ta zbehë askush.Veprën e tij e kanë vlerësuar me kohë qendrat e vendosjes të politikës botërore dhe institucione akademike dhe univerzitare më prestigjioze në planet.Le të ju shërbej për nderë klasës aktuale politke shqiptare në të dy anët e kufirit.Nuk do komentoja më tepër!

B.S: Z. Rugova, a do te veqonit ndonjë rast të veqantë me Presidentin Ibrahim Rugova që se keni thënë gjerë më tani, këtë për lexuesit e shumtë , dhe admiruesit tuaj kudo?

N. Rugova: -Po,me kënaqsi.Në pranverë të vitit 2004 Presidenti Rugova mori pjesë në përurimin e rrugës Vrellë-Istog, pas ceremonisë vizitoj vendin tonë të lindjes Cerrcën.Ju bë një pritje madhështore! I emocionuar nga pritja e ngrohtë por edhe me humorin e tij të njohur,kur i spjegova se në luftë dogjën dhe shkatërruan gjithcka por ka shpëtuar vetëm molika që e kishte mbjellur ai vetë më 1960 më tha:”Kjo molikë e ka nda fatin me neve,ka qëndru në trollin e vet,si ka bërë dëm askujt dhe i ka rezistu edhe më të keqes,tani le të mbetet si dru i fatit në këto troje”,ne e ruajm me fanatizëm të madh këtë kujtim që na e ka lënë Presidenti,vazhdojnë të vijnë vizitorë nga të gjitha trojet etnike ta vizitojnë këtë molikë në trollin tonë.

Bota Sot: Për fundë, dhe diç nëse mundë të pergjigjeni. Dihet shumë mire se gazeta kombetare Bota Sot ishte gjithmonë përktrahëse e vlerave të shqiptareve, ishte përkrahëse e Institucioneve shtetërore të Republikës së Kosoves, që prej daljes së numrit të saj të parë. Gazeta Bota Sot ishte, dhe mbetet përcjellësja e vizionit rugovian të shoqërisë kosovare, dhe ruan vlerat kombëtare, si e shifni ju këtë Gazetë, ngase pas lufte mjerishte edhe disa matrapazë të LDKsë u munduan ta shkatërrojnë këtë medium ditor?

N. Rugova: - Gazeta Bota Sot ishte dhe do vazhdojë të jetë dritare e informimit të drejtë, dhe cilësor, dhe e vijës së mirëfilltë kombtare për opinionin e gjërë shqiptar.Fati I saj me duket analog me atë të LDK-së,uroj, dhe besoj shumë se LDK-ja, dhe gazeta Bota Sot do jenë të parat!

Bota Sot: Keni për të shtuar edhe diç Z. Rugova?


N. Rugova: -Të gjithë shqiptarëve kudo që janë ju dëshiroj shëndet,mirëqenie të plotë,harmoni,unitet,klasës politike gjithandej ku janë shqiptarët vigjilencë,qëndrueshmëri,dhe realizim të synimeve dhe interesave tona të përbasjkëta.Të jemi krenarë që i takojmë popullit më të lashtë në kontinentin e vjetër.


Bota Sot: Urime përvjetori i LDKse, sukese në punë, dhe në aktivitetet politike, ju falenderoi në emër të lexuesëve të gazetës kombëtare Bota Sot, për këtë intervistë që lidhet edhe me 23 dhjetorin e themelimit të LDKsë. Ju faleminderit për thjeshtësin, dhe qiltersinë e juaj.

Z. Rugova: Ju faleminderit edhe juve.

Intervistoi : Xhevat Rexhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi