Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ideali i tij ishte ribërja e atdheut

Shko poshtë

Ideali i tij ishte ribërja e atdheut Empty Ideali i tij ishte ribërja e atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 11:42 pm

Ideali i tij ishte ribërja e atdheut

Me heronjtë tanë: Agim Ramadani
Ideali i tij ishte ribërja e atdheut Sh_b


Ideali i tij ishte ribërja e atdheut 00%20agim%20ramadani

Me detyrën për të shkruar, si e njoha Agim Ramadanin, u gjenda para një dileme gati të pakapërcyeshme: të përpiqem t`i them dy fjalë apo të heq dorë përfundimisht. Që të dyja ishin po aq të pamundshme sa të bëhej sikur detyroheshe të kaloje detin më këmbë e të mos binte as një pikë e vetme uji. Apo të zgjidhje të futeshe në zjarr e të mos digjeshe fare. Arsyet për këtë ishin të shumta. E para është se temat që i kemi aq të afërta, ato me të cilat jetojmë çdo ditë, e kemi të vështirë t`i nxjerrim nga vetja, të krijojmë distancën me to, t`i bëjmë publike dhe njëherësh të mbajmë drejtpeshimin emocional. E dyta është nga se tema në fjalë të vë para dilemës: e njoha dhe jetova gjithë jetën me Agimin apo s`e njoha kurrë dhe më duhet të flas vetëm për shkëlqimin e një meteori, që e pashë për një çast në qiellin e paanë. E treta është se a thua la diç pa thënë, pa e bërë vepër Agimi apo e tha të tërën, ai që lindi në amshim, që jetoi për amshimin dhe që nxitoi heret për në përjetësi. A la gjë pa e vënë në vepër Njeriu që atdheut i lindi i heshtur, i erdhi pa bujë; që jetoi dhembshëm për të dhe që shkoi zëshëm, krenarisht e plot madhështi për Atdheun.
Nejse, po përpiqem t´u ik emocioneve për një çast, nëse kjo do të jetë e mundur. Me Agimin u njohëm në Cyrih, aty ku që të dy bënim jetë prej emigranti, ngase, si gjithë popullit të Kosovës, jetën në atdhe na e kishte bërë të pamundur pushtuesi. Që të dy e donim artin. Edhe dhembjen e preokupimet i kishim të përbashkëta. Ai kishte depërtuar deri në thellësitë misterioze të artit të pikturës. Ngjyrat që i nxirrte në pikturën e tij ishin ato të shpirtit të tij, të përflakura, të pastra e plot shkëlqim.
Agimi ishte i këndshëm, ishte i butë e i ëmbël - ishte poet. Përherë dispononte një humor të lehtë e tërheqës. Për mikun ishte gjithçka. Ishte besnik deri në shenjtëri. Në shpirt ishte artist dhe shumë njerëzor. Në dukje, së jashtmi dhe brenda kishte një ekuilibrim, një harmoni të skajshme elegance. Përherë ishte optimist, por dispononte një vetëpërmbajtje të skajshme. Ishte këmbëngulës e parimor por ishte afrues e mund të bëhej edhe urë për të mirën e përgjithshme. Ai kishte një raport skajshmërisht proporcional ndërmjet fjalëve dhe veprës. Asnjëherë nuk e thoshte as një të vetmen fjalë, që nuk mund ta bënte vepër. Kishte virtyte që i posedojnë vetëm njerëzit e përmasave të tilla të veçanta, morale, intelektuale, njerëzore.
Me një kolegun tim artist, kishim shkuar për vizitë familjes së Agimit në Cyrih. Edhe pse kjo nuk ishte vizita e parë familjes së Agimit pas rënies së tij, kjo ishte vizita më e rëndë, më e dhembshme, më e pikëllueshme në jetën time. Duhej t`i dorëzonim familjes së Agimit, Medaljen e Artë nga Salloni Ndërkombëtar i Brukselit, mirënjohje kjo që i ishte ndarë atij për të arriturat artistike në fushën e pikturës. Fjalët ishin të rënda. Më të rënda se plumbi, më të rënda se shkëmbi. Plot dhembje. Medalja ishte shndërruar në diç të zjarrtë që të përcëllonte duart, qe të vërbëronte sytë, që të digjte shpirtin, nga se ajo rastësisht ishte në duart tona. Ajo vendin e kishte gjetiu kaherë. Agimi ishte aty. Busti gjithashtu. Tri veprat madhore poashtu. Ajo madhështorja, heroikja-jetësorja. Ajo e thella-artistikja. Ajo e amshueshmja-pasjeta. Ato ishin aty, na rrethonin. E ne të vegjlit, të vdekshmit, ato vetëm mund t`i lakmonim, t`i admironim dhe të krenoheshim me to, nëse kjo do të na lejohej.
Gjatë luftës në Kosovë, diku në fillimvitin 1999, kur Agimi kishte ardhur në Cyrih për të marrë forcë krahu për luftë, ne u takuam. Ai takim ishte aq i shkurtër, vetëm aq sa njeriu mund të marrë frymë një herë dhe në të njëjtën kohë aq i pafund deri në përjetësi. Ky mbeti dhe takimi ynë i fundit. E patëm lënë të takoheshim një herë tjetër, por kjo nuk u bë. Ne nuk u takuam kurrë më. Atë takim me të po e pres edhe sot e përherë. Me gjasë ne do të takohemi një ditë, por druaj se takimi sërish do të jetë i shkurtër veç sa një frymëmarrje, nga se unë do të jem i vdekur, atëherë si sot, se jam i vdekshëm, e Ai do të jetë i gjallë edhe atëherë e përherë, se është i pavdekshëm.
Tek kthehesha nga një udhëtim imi prej Francës, kohë më parë, në një luginë, diku në Pirineje, pashë varreza. Ishin të rënët nga një përleshje ndërmjet forcave franceze të rezistencës dhe njësive gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bri rruge një lapidar. Në të ishin gdhendur vetëm dy fjalë: “Ribëjeni atdheun!”. Sigurisht kjo ishte fjala e fundit e ndonjërit nga ata që preheshin në atë luginë. Apo ndoshta ishin fjalët e të gjithë atyre përnjëherësh.
Ribërja e atdheut ishte ideali i Agimit në të gjallë të tij.
Tani kjo është porosia e tij dhe e të gjithë atyre që ranë për jetën dhe nderin e kombit.
Pasi mbarova së shkruari këta rreshta, provova të mirrja në telefon familjen e Agimit në Cyrih. Bëra numrin dhe pritja përgjigjen. Në anën tjetër të telit m`u shfaq Agimi. I gjallë e tërë madhështi: ”Jungjatjeta! Momentalisht nuk mund të komunikojmë, po ju mund të lini porosinë...”.
Jo, ju lutem, nuk kam shkalluar. Agimi është i gjallë, por ne nuk mund të komunikojmë me të, sepse Ai tani ndodhet atje, ku atdheu i vë ata të cilëve ai ua jep bekimin e tij të shenjtë.
I qoftë i lehtë dheu i atdheut dhe i përjetshëm kujtimi dhe nderi i kombit

Gani Bytyçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi