Ndihmohen refugjatët pas kthimit nga Gjermania
Faqja 1 e 1

Rami Berisha, BOTA SOT
Nga aktiviteti i AWO në Prizren
Organizata AWO Bremerhaven „Heimatgarten Prizren“ (Kopshti i vendlindjes Prizren) aktivitetin e vet në Kosovë e ka filluar në vitin 2003 me projektin për riintegrim të refugjatëve të kthyer vullnetarisht nga Gjermania nga të gjitha komunat e Kosovës. Nga kjo organizatë prej fillimit të aktivitetit janë ndihmuar 207 persona të kthyer vullnetarisht nga Gjermania. Të gjithë këta persona kanë përfituar mbështetje financiare dhe përkujdesje për integrim familjar dhe shoqëror. Isni Bobaj, koordinator i kësaj organizate e cila selinë për Kosovë e ka në Prizren, thotë se për të gjithë refugjatët që kthehen vullnetarisht ngë Gjermania në Kosovë organziata AWO, Heimatgarten, punon me principet kthim vullnetar, siguri në vendlindje dhe çasje të respektueshme me të tjerët. Me këto principe projekti në Kosovë realizohet me përkrahje dhe planifikim të kthimit, hulumtimin e të dhënave dhe mundësive pë riintegrim në vendbanime, shkolla, vende të punës si dhe përkujdesje mjekësore. Gjatë fazës së përkujdesjes dyvjeçare këshillimi perspektivë bëhet grupor ose individual, ndërmjetësohet në të dhënat për strukturat ekzistuese të nëpunësve dhe zyrat kompetente, mundësohet dhënia e ndihmës në çasje me strukturat kosovare, ripërshtatje në kulturë si dhe ndihma për vetndihmë. Përmes projektit të rikthimit vullnetar bëhet administrimi i paketës ndihmëse për të kthyerit, përshtatja e aftësive profesionale të orientuara në zgjidhje të problemit në pajtim me familjen e kthyer, përcjellja e kandidatëve tek zyrat kompetente si në qendrën rajonale të puënsimit, ku ndiqen kurset profesionale që ndihmojnë në punësim, ndihma për vetpunësim si dhe trajnimi në gjuhën amtare për fëmijë dhe të rritur. Koordinatori Bobaj më tej njofton se me kthimin vullnetar kanë përfituar shumë familje. Ai veçon familjen Ejupi nga Ferizaj e kthyer në vitin 2006 nga Gjermania e cila është ndihmuar nga AWO Bremerhaven, Heimatgarten , Kopshti i vendlindjes me një shumë të mjeteve për fillimin e veprimtarisë ekonomike. Kjo familja tashmë e ka një ndërmarrje të suksesshme që gjatë stinës së verës punëson dhjetëra punëtorë. Kjo familje ka arritur intergrim shumë të suksesshëm. Rasti tjetër thotë ai është familja Velia nga komuna e Prizrenit, e cila pas ndihmës nga AWO ka hapur veprimtarinë ekonomike tregtare. Në shumë raste të kthyerit vullnetarë nga ndihma financiare kanë rindërtuar apo meremtuar shtëpitë e tyre thotë Bobaj. Duke u nisur nga këto fakte koordinatori i organziatës AWO thotë se nëse ndonjë refugjatë që ndodhet në Gjermani lajmërohet për kthim vullnetar ai duhet të lajmërohet në organizatën AWO, para se të kthehet nga Gjermania në adresën: AWO Haimatgarten në Prizren, ku është selia e organizatës për Kosovë, rruga Asdreni Nr 36 ose në telefonin +38129223445, fax +38129223448 ose në mobil +37744254229. Personi kantaktues është Isen Bobaj, i cili mund të kontaktohet në e-mail adresën bobaj@heimatgarten.de ose isenbobaj@hotmail.com
Informata më të hollësihme të interesuarit mund të marrin edhe në faqen e internetit www.awobremerhaven.de duke klikuar në faqen e Kosovës. Në fund duke e shpjeguar këtë projekt koordinatori Bobaj thotë edhe për të gjithë ata refugjatë për të cilët janë pamundësuar kushtet për qëndrim apo përfitim të letrave të qëndrimit në Gjermani, AWO u mundëson kthim të organizuar dhe mundësinë e përfitimit të ndihmës financiare për intergrim në shoqëri. Organziata AWO në periudhë dyvjeçare do të angazhohet për një intergrim të suksesshëm të tyre në qytete e lindjes në gjithë Kosovën. Projekti i dytë që e realizon kjo organizatë humanitare është projekti që po realizohet në Gllogovc me fëmijë dhe të rinj dhe i cili përveq fëmijëve refugjatë që kthehen nga Gjermania synon që t´i intergojë në mësimin e rregullt edhe fëmijët lokal që kanë vështirësi në mësim. Në Qendrën rinore të organziatës AWO janë të punësuar dy psikologë. Ky projekt realizohet përmes principeve për shëndet të mirë psiko-social, integrim efikas në sistemin shkollor dhe së fundi integrimin familjar dhe shoqëror. Me këtë projekt bëhet trajtimi psiko social i këtyre fëmijëve, këshillimi pedagogjik, përcjellja sociale, trajtimi psikologjik dhe vizitat në familja. AWO në partneritet me 11 shkolla të rrethit të Gllogovcit së bashku me arsimtarët i ka identifikuar fëmijët që kanë probleme në mësimnxënie dhe së bashku më fëmijët që janë kthyer nga Gjermania, në qendër zhvillojnë aktivitete të ndryshme për socializimin e këtyre fëmijëve dhe kthimi në shoqëri dhe familje. Këta fëmijë sipas koordinatorit, Isen Bobaj trajtohen në mënyrë grupore e në raste të veçanta trajtohen në mënyrë individuale. Fëmijët më të cilët punohet në këtë projekt trajtohen në periudha tremujore, ndërsa për rastet e veçanta kjo periudhë shtohet. Me fëmijë punohet në dy grupe me nga 15 fëmijë, dhe pas kësaj periudhe krijohen grupet e reja. Nga të gjitha fjalët që u thanë më sipër mund të nxiret përfundimi se Organziata AWO iu ofron mundësi të mira për integrim të gjithë atyre personave që jetojnë si refugjatë në Gjermani dhe të cilët dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në Kosovë, ose të cilëve u është pamundësuar qëndrimi apo marrja e lejeve të qëndrimit dhe dëshirojnë të kthehen vullnetarisht.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi