Hyqmet Hasko:Monumente për Dibrën, ku historia plekset me përditshmërinë
Faqja 1 e 1

Monumente për Dibrën, ku historia plekset me përditshmërinë
Rreth dy librave publicistiko-letrarë “Një jetë midis dibranëve“ dhe “Të parën kemi Dibrën”, të autorit Velo Cfarku
Nga Hyqmet Hasko
Në këtë kohë të rishkrimit të historisë, një proces ky që, me gjithë tejkalimet dhe subjektivizmin që vihet re aty-këtu, po tërheq gjithnjë e më shumë pena serioze dhe objektive, rishkrimi i historisë dhe aktualitetit të trevave mbresëlënëse historike, me figurat dhe burrat e shquar të tyre, është një rrugë e hapur, që pret të shkelet nga krijuesit më seriozë.
Në këtë vazhdë, kur merr në dorë dy librat e autorit Velo Cfarku, “Një jetë midis dibranëve” dhe “Të parën kemi Dibrën”, ndjesia e një zbulimi të një bote të përndritur nga sharmi historik dhe mesazhet e breznive, të bën të ndihesh mirë e të përjetosh një sensacion, në kuptimin e rizbulimit të të vërtetave të njohura apo të mbetura në hije, që sjell autori për trevën e Dibrës.
Velo Cfarku ka punuar njëzet e pesë vjet si kryeredaktor i gazetës së dikurshme lokale “Ushtima e maleve” dhe duket se kë një përvojë të madhe në njohjen e riteve, dokeve, traditave e zakoneve të Dibrës, njeh mirë fshatra e lagje, njerëz e fise, dyer të mëdha e dyer të zakonshme, pra na përcjell një gamë të gjerë kërkimesh historike e publicistike, sjell fakte, ngjarje, grimca jete, personazhe e protagonistë, që të befasojnë me fuqinë e mesazheve që transmetojnë ndër brezni.
Materialin faktik, Cfarku na e jep me anë të vëzhgimit, reportazhit, personazhit, skicës, reflektimit mbi ngjarje e figura, qofshin historike, qofshin të përditshmërisë, duke i veshur ato me një petk të mirëfilltë letrar. Madhështia e figurave historike të njohura apo më pak të njohura të Dibrës përzihet e gërshetohet me madhështinë e bukurinë shpirtërore të njerëzve të thjeshtë, me bujarinë, fisnikërinë, hijeshinë e shpirtit, gatishmërinë për të sakrifikuar për të tjerët.
Në librin “Një jetë mes dibranëve” ka shumë portrete të skalitura njerëzish të thjeshtë, por dhe figurash e personalitetesh; autori duket se është një vëzhgues i hollë i natyrës njerëzore, impresionohet dhe befasohet nga shpirti i bukur njerëzor dhe këtë impresionim e befasim të tij kërkon t’ia përcjell lexuesit, me fuqinë e fjalës publicistike e letrare.
“Të parën kemi Dibrën” është një monument për etnokulturën e një treve që ka dhënë aq shumë për historinë e kombit, për atë shkollë të njohur filozofike e jetësore, që i thonë “shkolla e Dibrës” dhe nga e cila mund të përfitosh shumë, mund të jesh pjesë e një mençurie të lindur e të transmetuar në shekuj, si një mesazh urtësie e diturie të ruajtur në fjalë e proverba, në mendime e veprime, në odat e kuvendet e urtimit e paqtimit.
Këto dy vepra letraro-publicistike të Velo Cfarkut janë tregime perla të natyrës së larmishme njerëzore, një udhëtim në kohë dhe hapësirë me njerëzit e Gollobordës, Steblevës, Klenjës, Zabzunit, Trebishtit, Gjoricës, Zerqanit, Shupenzës, Ostrenit, Okshtunit, Maqellarës, Shumbatit, Reçit, Dardhës, Lurës, Arrëmollës, janë një ftesë për çdo vizitor, për të troktur në ato kulla të hijshme e krenare, që thonë “Bujrum mirë se të ka prurë Zoti!”, nga fëmija dy vjeç deri tek plaku me një këmbë në varr, për gjithkënd, që i bie rruga për të shkelur në ato anë.
Fakti që shkrimtari Velo Cfarku ka punuar njëzet e pesë vjet kryeredaktor i gazetës “Ushtima e maleve”, organ lokal i Dibrës, tregon për përkushtimin profesional e njerëzor të autorit, që nga koha kur ka dalë, së pari, në rrugën e gazetarisë dhe deri tani, në këtë moshë disi të shtyrë, por që ai e ka kthyer në një kohë kërkimi e zbulimi për veten dhe lexuesit e librave të tij.
Velo Cfarku është gazetar dhe shkrimtar me vizion, i pranon sfidat e epokës dhe madje bëhet pjesë e tyre, tregon kufizimet e kohës kur ka shërbyer në drejtim të një gazete të orientuar, por kjo, sigurisht, që nuk e ka penguar që t’i dojë njerëzit, ta dojë me pasion Dibrën, e cila i ka dhënë atij shumëçka nga vetja, por dhe Veloja i ka dhënë asaj dashuri, dëlirësi dhe fisnikëri.
Janë të shumta rrugët që të çojnë në kërkimin dhe zbulimin e të vërtetave në hije, reflektimeve mbi ngjarje, dukuri, rrethana, njerëz e fakte, mesazheve, që përcjell akti krijues, si një nga aktet më afër shenjtërimit dhe profecisë, që ka të bëjë me një thelb të brendshëm sa racional aq dhe irracional të shpirtit njerëzor. Këto rrugë, Velo Cfarku i ka shkelur me këmbë dhe me fjalën e shkruar, me kujtesat, impresionet, gjendjet, të cilat i risjell me bukurinë dhe freskinë e fjalës së shkruar, me një stil të zhdërvjellët dhe lakonik.
Autori është i vetëdijshëm se një nga rrugët më të bukura është të përpiqesh të bëhesh bashkudhëtar me njeriun bashkëkohor, me vuajtjet dhe dhimbjet e tij, me ëndrrat dhe shpresat, me gëzimet dhe zhgënjimet, me iluzionet dhe realitetet e prekshme. Është një shpalim, që sjell me vete risinë e riciklimit të bukurisë së shpirtit dhe mendjes njerëzore, si një kumt ndjellës drejt harmonisë dhe përsosmërisë, drejt virtytit dhe mirësisë, në kufijtë mes realitetit të rëndomtë që ushtron presion dhe ëndrrës së kulluar, si produkt i mirëfilltë i një realiteti poetik.
Autori nuk rreket për të zbukuruar me lajle lule të kota objektet e tij gazetareske e letrare; nuk klith as nuk bën zhurmë, nuk ka kurrfarë retorike dhe pozimi emfatik, ai thjeshtë shkruan dhe përcjell me emocion të natyrshëm, mbresat dhe impresionet e tij në raport me vetveten, me kohën, me bashkëkohësin, me ata me të cilët gjendet në rrethin e kohës dhe të ëndrrave së tij, qofshin ëndrra si synime jetësore, qofshin ëndrra në sirtar, qofshin ëndrra të kulluara, si vektorë idealiteti dhe mundësie për një botë më të mirë.
Realizmi i thellë është burimi i fuqisë së shkrimeve të Cfarkut në këto dy libra, mekanizmi i suksesit të tij si gazetar dhe shkrimtar, i faktit se ajo çfarë shkruan autori është e prekshme dhe e rrokshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë, pavarësisht nga niveli kulturor dhe shkalla në hierarkinë e vlerave shoqërore.
Në qendër të këtij fokusimi është fjala njeri, raportet e tij me të ngjashmin, me kohën, me bashkëkohësin, me filozofinë e mbijetesës dhe të ecurisë së brezave. Është një apoteozë lufte dhe përpjekjesh për të ruajtur genin historik, traditën, zakonet e mira, pasuritë e shpirtit, visaret e zemrës së pastër të një treve, në të cilën oda e saj ka qenë dhe mbetet një model kuvendimi e bashkëbisedimi për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe për t’iu dhënë udhë e drejtim gjërave të mira, paqëtuese e harmonike.
Në thelb, janë dy monumente fjale për Dibrën, këtë trevë qëndrestare, që më shumë se gurë ka pasur dhe ka nga koha në kohë këngë trimërie, thesare diturie e mirësie, visare të një shpirti të pastër e të dëlirë, gjurmë të një etnokulture të rrallë, të cilat autori Vel Cfarku i ka ngritur në lartësitë e merituara, aty ku takon që t’i vlerësojë historia, qoftë e djeshmja e kufizuar dhe e keqkuptuar, qoftë e sotmja e sponsorizuar, e cila ndodh që jo rrallë nuk përkon me të vërtetat, që vazhdojnë të mbeten në hije…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi