CIKEL POETIK NGA MUHAMET LUMA
Faqja 1 e 1
CIKEL POETIK NGA MUHAMET LUMA
CIKEL POETIK NGA MUHAMET LUMA
Muhamet Luma u lind ne Glloboqice (Qafeshqipe) te Kacanikut me 19 korrik 1975. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ndersa Shkollen e Mesme Dega Shkencat Matematiko-Natyrore e filloi ne Gjimnazin "Skenderbeu" ne Kacanik dhe perfundoi ne Gjimnazin e Tetoves. Qe nga viti 1993 jeton punon dhe vepron ne Gjermani. Per momentin ndjek studimet e Menaxhim-Biznesit. Me shkrime merret qe nga mosha e re, poezite e tij jane botuar ne revista dhe Antologji te ndryshme. Eshte Antar i Lidhjes se Shkrimtareve, Artisteve dhe Krijueseve Shqiptare ne Gjermani.
MARREZI
Nuk te kam thene asnjehere se e xhelozoj eren
Qe perkedhel, shperndan flokun tend te zi
Dhe fjollave te bores qe t´shkrihen ne faqe
Si per djall, pa ditur, ua kam zili
Nuk te kam thene asnjehere dhe nuk do te them
Se do t´me thuash kjo eshte marrezi, dashuri idiote
I urrej ne vete dhe guret e kalldremit
Qe kane fatin e lumtur te i shkele kemba jote
Nuk te kam thene asnjehere sa shume jam xheloz
Ne ngjyren e kuqe qe ti ve ne buze
Nuk e di ku, ku te marr guximin
Te te them nje fjale, te mos mbetesh vetem muze
KA KOHE....
Ka vite qe udhetoj, shtegtoj ne te kaluaren
Ne te kaluaren e kombit tim, gjenezen e tij te lashte
E lahem ne gjak, mbledh plisa te gjakosur
Cdo nate nje pjese e zemres me ndahet sikur ashke
Eshtra burrash takova ne cdo skaj te botes
Shqip luteshin ne heshtje te kthehen ne tokat tona
E nuk mora guximin, nuk bera ball te ju them
Se ajo toke dikur ishte..., me nuk eshte e jona
Dhe takova gjak, gjakun tone te tjetersuar
Shnderruar ne monstrum s´ngopej me gjak shqiptari
Takova gjak te shprishur qe asnje fjale nuk fliste
Nga gjuha e shenjte qe i fliste i pari
Dhe ne qe kemi mbetur ne Atedheun e ndrydhur
Ne Atedheun e tkurrur qe tkurret mot per mot
Nese s´behemi bashke ta mbrojme kete cope qe na ka mbetur
Kurre, kurre me kembe shqiptari mos shkelte ne kete bote!
AJO
Ajo eshte nje yll
nje yll qe magjeps, nje yll i shkeputur, nje yll i rene nga qielli
Ajo nuk e din se shikimi i saj
me ngrohe, me djeg, m´verbon, si nje rreze dielli
Ajo nuk e din
Ajo nuk e din se heshtja e saj me vret, me nguros, me ben kallkan
Ajo nuk e din se nje fjale e saj e vetme
zemren e sfilitur e ndeze e ben vullkan
Ajo nuk e din
Ajo nuk e din se cdo here qe m´pershendete, me duket se nje engjell hap krahet fluturon
E me merr me vete fluturojme deri te Ajo
E shuaj mallin e cmendur me puthje iluzion
LOZONJARES VERES
Ne heshtje shpesh kendoj nje kenge te lehte per ty,
nje kenge te lehte n´vetvete dhe ia fali eres,
si puhi me kthehet e ma freskon shpirtin,
moj lozonjare vogel e koheve te veres.
Nje kujtim e ruaj ne mbrendi te shpirtit,
nje kujtim i bardhe si pendla e mjellmes,
shpeshhere neteve te vona ia fali liqenit,
ma perkundin valet nen driten e henes..
N´fletoren e memorjes shpesh shkruaj nje varg,
nje varg te shastisur por si nje dallge lumi
e lexoj me endeje neteve te gjata
kur trazuar nga malli e humb rrugen gjumi.
Ne heshtje shpesh kendoj nje kenge te lehte per ty,
nje kenge te lehte n´vetvete dhe ia fali eres,
si puhi me kthehet e ma freskon shpirtin,
moj lozonjare vogel e koheve te veres
LUTEM
Dhe ne sillemi ne honet e doktrinave te erreta,
ne honet e mendimeve te ngerthyera mbetem.
Dhe nuk arritem kurre ti zberthejme mesazhet,
mesazhet hyjnore qe sollen Profetet.
Po c´rendesi ka si e quajme, si e emerojm ne njerezit,
Jezu Krisht, Isa a. s. apo me nje emer tjeter.
Ai erdhi solli drite, drite hyjnore per njerezimin,
meshire e dashuri ne kete bote te erret
Dhe ne ende sillemi germinave te erreta,
frike se drita hyjnore do te na shkelqeje ne faqe!
Une sonte prape perkulem e lutem para Zotit,
per me shume dashuri, mirekuptim e paqe.
KRYENGRITJE
Sonte do e thyej goten
mbushur plot me dhembje
Pike e pese bashke me mallin
ne mur do e bej
Ne dry do e mbylli mllefin
si nje qen te zi
Nje serenate te lehte
zemres do ti kendoj
Do te iki nga vetvetja
diku larg do te shkoj
Ku flet vetem heshtja
qe e pret dhe shpaten
Henen fener n´dore
do te flirtoj me qiellin
Dhe si per inat
do te puthem me naten
PSE ERDHEM, KU PO SHKOJME ?
Ne kete cast diku ne kete rruzull
U hap nje porte, dikush erdhi tek ne
Askush nuk e pyeti a deshiron
Erdhi ne mesin tone pa e ditur pse!
Nuk e din se ku erdhi
Ku do te shkon, c´rrugetim e pret
Nga trishtimi ja plasi vajit
E ftohte, e vrazdhe ju duk kjo jete.
Dike tjeter ne kete moment
E nxorren jashte ne kete nate pa hene
Per ne rruge pakthim diku e nisen
As lamtumire s´mundi me thene
I la te gjitha ketu, krejt cka kishte pasur
Asgje nuk muarr me vete nga bota e hicit
Vec nje liber te tejdukshem te mbushur me vepra
Deshmitar i vetem ne diten e gjyqit
Une sonte prape gjunjezohem e perulem
Trokas ne qiell e i lutem Madherise
Kjo jete eshte nje sprove ku ne vete vendosim
Si do te kalojm ne ate te pafundesise
NJE VARG PER TY
Do te ulem e do te shkruaj
dhe nje varg per ty,
Nje varg te shkurte per ty
diku thelle ne zemer,
Per ate stine me vese
per ate kohe pa brenga,
Ti dashuri e maleve
dashuri pa emer.
Ne te dy e dinim
se fubd do te kete stina,
Ajo stine pranvere
mbushur me lageshti!
Do te vjen vapa e gushtit
do ti thaje dhe prrockat,
Ato prrocka bjeshke
Qe na dhuronin freski.
Sa me shume afrohej
fundi i stines tone,
Rriteshin pasionet
e shkurtoheshin netet,
Ne castin e fundit
i tham njeri-tjetrit,
Enderr e bukur kjo stine
enderr e bukur mbetet!
MAGJIA E BELLADONES
Vone e kem kuptuar pse me cmenden ato buze
Ato buze te kuqe nuk ishin qershi
Ato buze qe me puthen me arome bizarre
Me bene te marrezuar me mbushen me magji
Vone e kam kuptuar pse fluturoja qiellit
E perseri tek ato kthehesha me shpejtesi t´jehones
Ato buze qe m´puthen nuk ishin qershi
Ishin buze mistike, buzet e belladones!
KOZMOGRAFI
Te kam thene shpesh...
Ti me thua " s´je ne toke"
Dhe une prape te them se ka miliarda yje
Ne gjithesine e pafund ka edhe planete
Ku te deh bukuria dheu ka ngjyre te bardhe
Shpirterat atje ushqehen nga dashuria
Nje ze me thote shpesh nga atje keni ardhe...!
Valle c´mekat beme ne te dy e dashur
Qe na internuan ne kete planet te vjeter
Te kam thene, te them, nje ze me thot shpesh:
Toka eshte burgu i nje planeti tjeter!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Cikël poetik nga Zog Hysenaj
» Osman Cak:CIKEL POETIK
» Pal Sokoli: Cikël poetik
» Edi Gashi:Cikël poetik
» Cikël poetik nga Zog Hysenaj
» Osman Cak:CIKEL POETIK
» Pal Sokoli: Cikël poetik
» Edi Gashi:Cikël poetik
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi