Sevëme Fetiqi:ATDHEUT TË CILIT I MUNGOJNË POETËT I MUNGON BUKURIA
Faqja 1 e 1
Sevëme Fetiqi:ATDHEUT TË CILIT I MUNGOJNË POETËT I MUNGON BUKURIA
Sevëme Fetiqi:ATDHEUT TË CILIT I MUNGOJNË POETËT I MUNGON BUKURIA
Akademi përkujtimore për poetin,gazetarin,luftëtarin dhe krijuesin Tahir Desku në Filden afër Fuldës- Gjermani
“Kombin e bëjne poetët” ,kjo është një thënje e shkrimtarit tonë Kombëtar, Lasgush Poradecit. Në këtë kontekst,shkrimtari Tahir Desku ,në një intervistë dhënë shkrimtarit Frrok Kristaj për gazetën “RILINDJA”të datës 20 janar 2001 tha:”Poezia është dhembje e bukur ...Atdheu ,të cilit i mungojnë poetët ,i mungon bukuria,ndërsa popullit të atij Atdheu i mungon dhembja”.Duhet të citohen këto thënje lapidare të njerëzve të letrave për të argumentuar se ndër ata që kanë bërë punë e mund për t´a bërë Kombin dhe Lirinë është edhe shkrimtari ynë Tahir Desku.
Në Filden afër Fuldës në Gjermani,në filim të këtij muaji,gjegjësisht më 8 dhjetor,nën patronatin e Z.Maxhun SMAJLIT,u mbajt Akademia përkujtimore ,kushtuar Tahir Deskut, poet,gazetar, luftëtar dhe krijues i madh, i cilin me 3 dhjetor te vitit 2005 ,te Kroi i Mbretit humbi jetën tragjikisht. Në sallën ku Z.Maxhun SMAJLI-gazetar,shkrimtar,veprimtar dhe luftëtar si dhe famija e tij ,i pritën mysafirët,mbretëronte një pamje festive përkujtimore,si dhe në binë ishte një foto e madhe e Tahirit të ndjerë e ngjitur në Foltore.Dukej se ai ishte gjallë në mesin e famijes së tij ,miqëve ,kolegëve dhe adhuruesve të tij dhe me vëmendje, por edhe me përkushtim dëgjonte çdo fjalë të thënë dhe çdo varg të recituar.
Duke i përshëndetur të pranishmit ,me fjalën e rastit Z.Maxhun Smajli e hapi këtë Akademi,i cili në mes tjerash theksoi se ai ,Tahirin e kishte shok të luftës,koleg dhe mik,dhe kjo Akademi përkujtimore nuk është e rastësishme,por është një pjesë e borxhit të tij ndaj një miku të madh që e kishte atë,kur gjatë Luftës ,as dita ,as nata,as armiku s´mundi t´i ndante.Z.Maxhun Smajli ishte i nderuar që në këtë Akademi mundi t´a përshëndes familjen e të ndjerit Tahir Deskut,pastaj mysafirët nga Kosova Z.Qani Mehmedin-gazetar,kolegun e Tahirit,si dhe Z.Nuhi Bytyqin,poashtu gazetar dhe Drejtor i TV Satelitor ne RTK, Kryetarin e LSHAKSH Z.Hasan Qyqalla ,si dhe shumë anëtarë të kësaj lidhjeje ,Shoqata të ndryshme shqiptare nga shumë vende të Gjermanisë, klubi “Bashkimi Kombëtar”në Ofenbah etj,si dhe miqtë e tij e dashamirët,që përkundër kohës së ftohtë me borë dhe ngricë që mbretëronte atë ditë,kishin gjetur kohë te vijnë, t´a respektojnë emrin dhe veprën krijuese të Tahir Deskut.
Pas Z.Maxhun Smajlit ,kujtimet dhe përjetimet i evokuan edhe shumë të tjerë ,në mesin e të cilëve ishte edhe shoku më i ngushtë i Tahir Deskut Z.Nezir Gashi,Kryetar i LDD për Bayern ,i cili me emocione foli për shokun e tij Tahirin me të cilin ishte shoqëruar qënga fëmijëria dhe që nga bankat shkollore. Humbja e tij ishte një humbje e madhe për të si shok i fëmijërisë, por edhe për Kombin dhe për Letërsinë shqiptare në përgjithësi.Ai evokoi kujtimet e tij për Tahirin,për floktë e tij të bardha,për një djalë simpatik plot humor,por edhe herë-herë i rebeluar për t´a thënë atë çka mendonte dhe ndjente.Pas tij, në foltore u paraqit vëllau i Tahirit ,Z.Isuf Desku.Ai i emocionuar, por edhe i befasuar me këtë Akademi kaq të organizuar,falënderoi Z.Maxhun Smajlin ,por edhe të gjithë dashamirët e Tahirit, të cilët me prezencën e tyre e madhështuan këtë pasdite,na e sollën shpirtin e Tahirit në mes nesh .Ishte krenar me vëllaun e tij ,me veprën dhe krijimtarinë e tij.Pas tij folën edhe Qani Mehmedi,Neki Bytyqi, Gjergj Muqaj-epror i lartë i Armatës Shqiptare,Xhafer Leci,Sebastian Nujiqi-Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë,Shaip Ademaj ,përfaqsues i Klubit “Bashkimi Kombëtar” në Ofenbach si dhe shumë të tjerë të cilët evokuan shumë kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tyre së bashku me Tahir Deskun si dhe u lexua biografia e jetës dhe veprës së të ndjerit.
Pas përfundimit të pjesës së parë ,u shtrua një drekë e pasur nga famija e Z.Maxhun Smajlit në shenjë respekti dhe mikpritjeje shqiptare tradicionale ku të gjithë mysafirët u shërbyen nga supa ,e deri te ëmbëlsirat që i kishte pregaditur i biri i vyer i Z.Maxhun Smajlit,një djalosh simpatik dhe inteligjent.Gjatë drekës dhe pas dreke mysafirët shfrytëzuan rastin të zhvillojnë biseda dhe njohtime miqesore si dhe të fotografohen për kujtim të kësaj Akademie.
Pjesën e dytë të kësaj Akademie e hapi Z.Hasan Qyqalla-Kryetar i LSHAKSH në fjalën e tij poetike për Tahir Deskun,ku në mes tjerash theksoi:”Edhe atëherë kur Toka jonë bymehej nga gjaku,këngëtari këndoi me lotë në sy,poeti vargënoi vargje gjakimi ,piktori harroi brushën në ngjyrë të kuqe,romansieri nxjerri dihamë për dramë,gazetari shkroi kronologji mbi gur për luftëtarin e idealeve të Lirisë.Po kush ishte pra Tahir Desku?Poet,gazetar,shkrimtar,lajmëtar ,luftëtar...apo dhe rastësisht me kujtohet një rilindas i apostrofuar për mua,një krijues e luftëtar i denjë i çështjes kombëtare,ai ishte Mihal Grameno!E them apostrofuar ,mbase pas krijimeve voluminoze letrare ,ai ngjesh armën,kur e kërkon Liria ,për Atdheun.I tillë ishte edhe Tahir Desku,që lapsin e përdori jo vetëm për krijimtari,por sikur parapregaditej pskologjikisht në letrat,vështrimet,vargjet e shkruara edhe për luftë,vetëm të realizohet ëndrra e kahmotshme dhe e shumëpritur e popullit tonë aqë të përvuajtur.Ai gërshetoi trimërisht frymën e artit dhe artin ushtarak.Dhe ,e gjejmë në arenën e trimërisë me notes në dorë e pushkë në krah...Gjersa Lidhja e Shkrimtarëve,Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (një grup syresh)e morrën me vete në Tiranë,Vlorë,Çamëri,Prishtine,Tetovë,Luginë e Klinë,ndërsa bashkluftëtari,Marshmërgimtari,kolegu,bashkreportuesi,bashkidealisti,apo me konkretisht udhërëfyesi i betejave të përbashkëta ,Z.Magjun Smajli,e solli të freskët kujtimin në këtë Akademi Përkujtimore,-përfundoi Kryetari Z.Hasan Qyqalla.
Kjo Akademi do të ishte jo e plotësuar ,nëse s´ kishin pë tu lexuar poezi përkushtuese për poetin e madh .Poezitë e tyre kushtuar Tahir Deskut i lexuan disa nga anëtarët e LSHAKSH në Gjermani si :Muhamet Luma,Shaip Ademaj,Seveme Fetiqi,Neki Lulaj,Sadik Krasniqi e shumë të tjerë,si dhe nga Sevëme Fetiqi –zëdhënëse e LSHAKSH u lexua Vështrimi letrar i poetit dhe redaktorit ,Z.Demir Gjergjit për Antologjinë “NJË SHEKULL DRITË” të Hasan Qyqallës ,ku ai i mblodhi dhe i botoi poezi të e 100 poetëve të mbarëmërgatës shqiptare në tërë Botën.
Nga Z.Magjun Smajli ,me dhurata të bukura u nderuan disa nga mysafirët dhe aktivistët,si Z.Nuhi Bytyqi ,Z.Gjergj Muqaj ,etj.kurse me një orë dore u shpërblye nga LSHAKSH Z.Qani Mehmedi-gazetar.
Një atraksion shumë emocional ishte monologu kushtuar DËSHMORËVE të rënë për Lirinë që sot ne e gëzojmë,të interpretuar nga Z.Lulzim Bunjaku,i cili monolog shkaktoi emocione mallëngjyese te të gjithë të pranishmit ,e në veçanti shkaktoi lotë përmallimi e dhembjeje, në sytë e motrës së Tahir Deskut ,e cila ishte poashtu prezente.
Poezi të bukura të shkruara nga mësuesja e tij Z.Vahide Ibriqi,recitoi me plot emocion edhe nxënësi simpatik Auron Berisha.
Në vend të rezymesë, këtë shkrim e përfundoj me një poezi të mrekullueshme të Tahir Deskut,ku bindemi edhe njëherë se POETI KURRE NUK VDES.Edhe Tahir Desku s´ka vdekur.Ai është gjithmonë në mes vargjesh dhe në mesin tonë!
ME TE RENET
Sa do të kisha dashur
Të jem me ju sonte,
Me ju të mirët,me ju të mëdhenjtë
Të flisnim bashkë
Ç`ëndërr ish liria
Asgjë s`mbetet tjeter
Veç neve kënga
E juve lavdia
Netëve të zymta
Shpesh e ndal mendimin,pyes
Ku e ka burimin
Gjithë ky zjarr ky mall
Kjo dashuri
Në cilën këngë zogu
Në cilën pupël shpendi
Në cilën val deti
Ky frymëzim
Gjithënjë më bëhet
Sikur s`jam ndër të gjallët
Edhe për të vdekur
Nuk ka më kuptim
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi