Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maloku: “Nuk pranuam të bëhemi instrument i grushtshtetit të kryeministrit Bukoshi”

Shko poshtë

Maloku: “Nuk pranuam të bëhemi instrument i grushtshtetit të kryeministrit Bukoshi” Empty Maloku: “Nuk pranuam të bëhemi instrument i grushtshtetit të kryeministrit Bukoshi”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 29, 2012 11:18 pm

Maloku: “Nuk pranuam të bëhemi instrument i grushtshtetit të kryeministrit Bukoshi”


Maloku: “Nuk pranuam të bëhemi instrument i grushtshtetit të kryeministrit Bukoshi” Largea_enver-maloku-bujar-bukoshi1356804973
Gazeta “Bota sot” ishte dritarja e vetme e aktiviteteve të LDK-së (3)


Por, ajo që është më irrituese në këtë informacion protokolli (nr. 3441018) është një vlerësim negativ që i bëhet udhëheqjes sonë, në të cilin thuhet: “… kemi vënë re gjithashtu se udhëheqësit tanë në fjalimet e tyre apo në intervista shumë rrallë përmendin problemet e shumta me të cilat po ballafaqohen njerëzit tanë jashtë, i vetmi rast kur interesohen për ne është kur kanë nevojë që ne t’ua paguajmë faturat e hoteleve, biletat e aeroplanëve…” Edhe ky citim nga protokolli i Qeverisë nuk do koment ngase kuptohet shume lehtë se fjala ishte për Presidentin dhe stafin e tij, pra Kryeministri dhe disa ministra të tij, ishin sulur kundër Presidentit Rugova.
Kështu, Qeveria e Kosovës bën vërejtje për “faturat” e udhëheqjes sonë, ndërsa drejtuesve të shoqatave dhe të klubeve u premton “mjete materiale për udhëtime” dhe “për telefonata”. Qeveria e Kosovës tash sa kohë paguan sipas standardeve zvicerane shpenzimet për “natela” ose celularë të aktivistëve të Bashkësisë. Këtu nuk do të kishte asgjë të keqe sikur të shiheshin rezultatet e punës konkrete dhe nëse nuk do të bllokohej veprimtaria e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës që veprojnë në Prishtinë.
Aso kohe Gazeta “Bota sot” do të botonte intervista dhe një koment autorial lidhur me ndërprerjen e lidhjeve telefonike të Presidencës, për shkak të bllokimit të mjeteve financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, ku veprojnë Presidenca e Kosovës, Kryesia e LDK-së, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Pen-Qendra Shqiptare, Komisionet Parlamentare, Qendra për Informim e Kosovës, e tjerë.
Në lidhje me ndërprerjen e mjeteve Presidencës në Prishtinë nga ana e B. Bukoshit aso kohe ishte deklaruar edhe shefi i QIK-ut, Z. Enver Maloku në gazetën “Bota sot”. Së pari, në lidhje me këtë gazetë duhet thënë disa fjalë miradije. Gazeta “Bota sot”ishte dritarja e vetme e aktiviteteve të LDK-së, ishte dritarja e vetme e përkrahjes së parezervë të Presidentit Rugova, pra të Institucioneve të Republikës. Pa gazetën “Bota sot” mërgimtarët do të kishin terrin informativ, ngase mjetet tjera informative vetëm se kishin kaluar ne duart e majtisteve enverist, te cilët me shumë bënin propagandë, dhe luftë mediale kundër Institucioneve të Republikës së Kosovës se sa kundër gjenocidit serb, mjerim dhe marrëzi e llojit të vet!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi