Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Braçe, Thaçi votoi kundër vetvetes

Shko poshtë

Braçe, Thaçi votoi kundër vetvetes Empty Braçe, Thaçi votoi kundër vetvetes

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 28, 2013 6:35 pm

Braçe, Thaçi votoi kundër vetvetes


Braçe, Thaçi votoi kundër vetvetes Largea_brace1359325021
Për Kongresin e VI të PDK-së është deklaruar edhe Erjon Braçe, deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili duke ironizuar me Kryeministrin e Kosovës thotë se Thaçi votoi kundër tij.
“vetëm 1 votë kundër! Po, po, ishte vetëm 1 votë kundër! Nuk kishte as kandidat alternativ! Por vetëm 1 vote kundër! Ka qenë e tij! po pra, kandidati i vetëm ka votuar kundër vetes se tij!”, ka shkruar Braçe në profilin e tij në Facebook.
Sipas Braçes, kur në një parti politike çdo element demokratik është shuar, zëvendësuar me adhurimin total për atë që duhet të jetë thjesht drejtues, atëherë ndodh tamam kjo, "demokracia".
“Ekziston vetëm si një votë kundër e kandidatit të vetëm për kryetar! Në fakt, i tillë është mbreti! Kosova reshkiti edhe këtu! Po si ka mundësi që ndaj një Kryeministri që ka një kohë të gjatë në pushtet, merr vendime që detyrimisht bëjnë edhe te pakënaqur, por edhe kundërshtarë, nuk ka asnjë kundër vetë vetes së tij?”, pyet Braçe, për të shtuar “Kjo është anormale dhe dëshmon anomalinë e rëndë që mbërriti edhe në Kosove”.
Më pas ai arsyeton vendimin e Jakup Krasniqit për të mos marrë pjesë në Kongres. “Jakup Krasniqi kishte të drejtë. Por për të pa korruptueshmit dhe ata që thonë të vërtetën si do kush, si dëgjon kush, i luftojnë të gjithë!”, përfundon Braçe
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi