Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merr fund përpjekja e AAK-së për koalicion me PDK-në

Shko poshtë

Merr fund përpjekja e AAK-së për koalicion me PDK-në Empty Merr fund përpjekja e AAK-së për koalicion me PDK-në

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 01, 2013 10:22 pm

Merr fund përpjekja e AAK-së për koalicion me PDK-në


Merr fund përpjekja e AAK-së për koalicion me PDK-në Largea_ramushi-isa1359742310
Merr fund përpjekja e AAK-së për koalicion me PDK-në. Afati i ofertës së Ramush Haradinajt ishte i vlefshëm deri më 1 shkurt. Deri këtë datë Hashim Thaçi duhej të merrte një vendim për koalicionin me AAK-në. Kjo s’ndodhi. Në vigjilje të 1 shkurtit zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma ka paralajmëruar: …Duhet të bie sa me parë kjo qeveri... Është bërë si bungu i thatë... Krejt bosh... Kaq e pat, po rrezohet nga buburrecat brejtës të saj...Po më duket po afrohet fundi i ”Luftës se Ftohtë” në skenën politike në Kosovë... Sipas gjasave, Qeveria e Kosovës është shndërruar në Shpellë të Piratëve somaleze... Cubat me nga një sy, mezi po e presin natën dhe mjegullat...”, ka thënë Ernest Luma, zëdhënës i AAK-së.

Takimi i së premtes: Ramush Haradinaj - Isa Mustafa

U takuan Ramush Haradinaj (AAK) dhe Isa Mustafa (LDK). Këta u panë bashkë të premten në restorant “Pishat” në qendër të Prishtinës. Merret vesh se aty është diskutuar për mundësinë e rrëzimit të qeverisë së Thaçit. Ky është dhe fillimi i kundërsulmit të Ramush Haradinajt kundër Hashim Thaçit, pas dështimit të arritjes së ndonjë koalicioni PDK – AAK, si rezultat i kundërshtisë nga ana e Thaçit.



(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi