Intervistë me shkrimtaren dhe poeteshën durrsake Viktori Xhako…alias-Zhorzh Sand Bisedoi:Raimonda MOISIU
Faqja 1 e 1

Viktori Xhako,-Poetja që dashuron poezinë dhe lulet….
Raimonda MOISIU
Poetesha dhe prozatorja Viktoria Xhako njihet me pseudonimin letrar Zhorzh Sand.
Intervistë me shkrimtaren dhe poeteshën durrsake Viktori Xhako…alias-Zhorzh Sand Bisedoi:Raimonda MOISIU
Poetesha dhe prozatorja Viktoria Xhako njihet me pseudonimin letrar Zhorzh Sand.
Ka lindur në qytetin e Durrësit.Prindërit e saj kanë qenë model në jetën e tyre me gjithë varfërinë e tejskajshme edhe për vajzën e tyre, Viktorinë. Poetesha durrsake në moshën 9 vjecare lexoi romanin e parë “Historia e njeriut të vërtetë” që i la shumë mbresa të cilat vite më vonë i hodhi në vargje. Që nga ajo kohë Viktori Xhako-alias Zhorzh Sand nuk ka pushuar së lexuari. Ka filluar të shkruajë që në moshën 17 – 18 vjeçe. Krijimet e para letrare të adoleshencës nuk ia ka treguar njeriu, përveç shoqeve, nuk ka patur as ambicje, as inkurajim, dhe ato të gjitha kanë humbur, “….përjashtuar 4 prej tyre, që m’u kujtuan befas pak kohë më parë..”-shprehet Viktoria. . Më pas nisi universitetin, në fakultetin -Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Në vitin e dytë të universitetit lind fëmijën e parë. Dhe ashtu nënë me një fëmijë mbaroi universitetin në kohën e rregullt për 4 vjet. Pesë vjet pas lindjes së djalit, lindi vajzën. Ka qenë mësuese e letërsisë në gjimnaz deri sa emigroi jashtë vendit. Gjatë kohës së mësuesisë asnjë varg nuk ka shkruar, përveç tri tema për sesionet shkencore të arsimtarëve:
-Bota e femrës në romanin “Bota ime”
-Një bisedë me personazhet e vëllimit me tregime “Ajo tokë që s’kish të ngopur”
-Heroi pozitiv tek romani “Të gjithë lumenjtë rrjedhin” Më 9 mars 2010, pas një heshtjeje 42 vjeçare, rinisi të shkruajë dhe që prej asaj dite nuk ka pushuar së shkruari.
Në prill 2011 botoi në Tiranë vëllimin e parë poetik “Zemër e ngrirë”.
Në maj 2012 po në Tiranë botoi vëllimin me tregime “DORA E JETËS”, njëkohësisht edhe vëllimin e dytë poetik “TAKOHEMI NË QIELL”.
Ka gati për botim vëllimin e tretë poetik “TESTAMENTI”. Në planet e saj krijuese është edhe një roman me të cilin po merret që nga nëntori i vitit 2010, po për shkak të sëmundjes e ka ndërprerë punën në maj të vitit 2011, për ta rifilluar në qershor 2012 e në vazhdim. Prej 14 vjetësh jeton jashtë Shqipërisë. Merret me lulet, shkruan dhe lexon. Pata kënaqësinë të bisedoja me këtë shkrimtare e poeteshe vitale e tejet të ndjeshme. Ju lutem për më shumë ndiqni bisedën…
Bisedoi:Raimonda MOISIU
-Përshëndetje kolege e mike e nderuar Viktori! Disi larg, por arti i afron kufijtë, veçanërisht për ne mërgimtarët…..-Disa vëllime me poezi, “Zemër e ngrirë”, “Takohemi në Qiell”, dhe në dorëshkrim “Testamenti”, që dëshmojnë gjithnjë e më shumë se jeni ndër poetet e mirënjohura në dy dekadat e demokracisë në atdhe. A ka diçka të tillë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për t’u bërë poete?
-Fëmijëria ime është më e bukura e botës, edhe pse jam lindur e rritur në një familje me kushte jo të mira ekonomike. Prindërit kanë qenë punëtorë, të drejtë e të ndershëm dhe të përkushtuar për familjen. Unë jam e sigurtë sot se nëse janë gjallë moshatarë të tyre dhe i kanë njohur, flasin për ta me respekt e admirim. Ata të dy kanë qenë fëmijë të vetëm me baba të vdekur. Nënat e tyre kanë rrojtur së bashku me ne gjersa vdiqën. Unë besoj se kjo bashkëjetesë është rast shumë i rrallë, në mos i vetmi, që ka ndikuar mjaft pozitivisht në kultivimin e dashurisë për njëri – tjetrin tek ne. Në moshën 9 vjeçe unë lexova romanin e parë “Historia e njeriut të vërtetë”. Kur e mbarova, shkruajta vargjet e para me mbresat që më la ai. Që nga ky çast unë nuk kam pushuar së lexuari. Gjithçka që më binte në dorë. Po në këto dy – tri vjet, kam ndjekur një kurs të shkurtër për piano dhe u regjistrova në kursin e baletit. Këto në shtëpinë e pionierit. Më kanë pëlqyer shumë filmat. Mblidheshim disa vajza dhe gjyshja ime na shoqëronte në kinema, në orën 14:00, seancë filmi vetëm për gra. Më vonë u klasifikova e para në atletikë, në shkollat 7 vjeçare të qytetit, në kërcim së larti, 1.10 cm. Më kanë pëlqyer këngët e muzikës së lehtë. Po si duket këto ishin dëshira kalimtare, sepse u zbehën përballë letërsisë e cila jo vetëm ishte më e fortë se to, por ajo mbeti e përjetshme tek unë. Shtysën e parë për të shkruar ma dhanë përshtypjet dhe mbresat e forta që më linin librat. Nuk e di nëse ishte talent, por di të them që në familjen apo fisin tonë, unë jam e vetmja që kam shkruar e shkruaj. Me mbarimin e gjimnazit, pushova së shkruari. Por pushova gjatë, 42 vjet. Rinisa të shkruaj në mars të 2010. Më saktë në 9 mars.
-Cfarë ju ka pëlqyer në adoleshencë për të lexuar?Cilët nga autorët tanë pëlqeje më shumë?
-Nuk mund të flas për pëlqime, shije apo përzgjedhje në të lexuar. Nuk kisha të tilla. Bile edhe të holla për të blerë libra nuk kisha. Kam lexuar ato pak libra që kishim në familje, si romanin që e përmenda më lart, “Fill vetëm në stepë”, “20 mijë lega nën det”, plot libra për fëmijë, “Romeo e Zhuljeta”, “Garda e re”, “Të fala nga fshati” “Gurnecka” “Ana Karenina”, “Tregime kineze”, “Vetvrasja e trimit!, “Doni i qetë”, etj, etj, etj…. Siç duket edhe nga titujt, leximet e mia ishin të paorganizuara dhe në kokën time lëvrinin personazhe kaq të shumtë e të ndryshëm, sa që në këtë moshë më filloi një dhimbje koke, e cila e shqetësoi mjaft familjen. Po ja, ku jam gjallë edhe sot, por me dhimbjen e kokës dhe ëndrrat e gjumit, mjaft të shqetësuara, që i kam gjithnjë me vete.
-Cila ka qenë poezia apo tregimi i parë që keni shkruar?
Kam shkruar vetëm poezi. E para është një poezi me përshtypjet që më la leximi i romanit “Historia e njeriut të vërtetë”. Po ka humbur, ashtu si më kanë humbur të gjitha, të gjitha të asaj kohe. Tani së fundi që rinisa të shkruaj, po më vijnë vetvetiu në kujtesë copëra poezish apo vargje të veçanta: “Ra një yll / U shua përngaherë/ Po në shpirt më ndezi një ndjenjë / Të paprovuar tjetër herë.” Ishte dashuria ime e parë, ajo që quhet: dashuria për të shkruar.
-Cilat janë temat më të pëlqyeshme në krijimtarinë tuaj?Sa janë motivet vetiake?
Krijimtaria ime si në poezi ashtu edhe në prozë, me fare pak përjashtime, ka një temë: Bota e gruas, jeta e saj e pajetuar emocionalisht. Gruaja që nuk ka mundur të bëhet femër. Ky motiv është vetiak.
-A mund të na thoni një nga poezitë tuaja më të dashura? Për të dhënë një poezi cila është pjesa më e vështirë?
-Brenda një periudhe më pak se tre vjeçare unë kam shkruar mbi 300 poezi. Me to kam ndërtuar tri vëllimet e mia poetike, dy të botuara, të tretin gati për botim dhe një pjesë të poezive i kam të arkivuara. Nuk e di akoma nëse do të bëj edhe një vëllim të katërt. Poezitë i dua pothuaj të gjitha. Copëza shpirti kam hedhur në secilën prej tyre. Veçoj si poezinë time atë me titull “VALSI YNË”, të cilën e kam bërë edhe video. Kjo poezi, e botuar në vëllimin tim të dytë “TAKOHEMI NË QIELL”, merr shkas nga një ftesë e vërtetë për të veshur fustanin më të bukur e për të valsuar. M’u kujtua kjo ftesë dhe shkrova poezinë. Përveç ftesës, aty është edhe valsi, edhe ndarja. Poezia më pëlqen, po aq sa më dhemb. Por unë kam një poezi tjetër, shkruar ndryshe nga stili im, me një kombinim vargjesh e skenash, me prolog e epilog, me rimë e varg të bardhë, të matur e të thyer, ku kam shpalosur gjithë shpirtin tim si grua, si femër. Titullohet “TESTAMENTI”, dhe i ka dhënë titullin vëllimit tim të tretë, që e kam gati për botim.
Cila është pjesa më e vështirë për të shkruar një poezi?
Të them të drejtën, nuk e di. Gjer më sot unë nuk kam hasur ndonjë vështirësi.
-Në tërësi ju jeni një poete e shëndetshme, me besimin solid për jetën; megjithatë herë herë vihen re doza melankolie të ndjeshme, Si bashkëjetojnë optimizmi me pesimizmin te ju?
-Përderisa jam gjallë e jetoj, shkruaj prozë e poezi dhe i botoj, bëj një jetë të qetë e të bukur familjare me të dy fëmijët e mi të rritur, ky është optimizmi që më thotë se jeta është e bukur, edhe kur ajo nuk është aq e bukur sa duhet. Po kur hyj në botën e të shkruarit, shoh dhe ndiej të gjitha mungesat e jetës sime, ky optimizëm përmbyset duke më treguar fundin e tij të zi dhe mua më mbysin lotët. Vargjet i hedh në fletë, nën breshërinë e tyre, e cila vazhdon edhe pasi mbaroj së shkruari dhe i rilexoj.
- Qindra vargje poetike lirike,patriotike, qytetare me ton protestues, social e intelektual të përmbledhura në disa vëllime me poezi. Përveç vëllimeve që përmenda më lart ju jeni përfshirë edhe në disa antologji me poezi në Kosovë e Shqipëri . Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?
-Të shkruash për një njeri e poet të madh si Ali Podrimja është një obligim që duhen shpatulla të forta për ta mbajtur. Unë nuk u ndjeva e tillë. Rri urtë, thashë, nuk e bën dot ti. Por erdhi mbrëmja dhe unë, ashtu krejt qetë dhe thjesht , modestisht, siç e kam shkruar edhe në poezi, hodha në fletë vargjet për Ali Podrimjen. Përfytyrova ardhjen e tij në klasën ku jepja mësim, jo fizikisht, po nëpërmjet vargjeve që kam komentuar me nxënësit dhe e shkrova poezinë. Kaq ishte. E postova në facebook. Ditë më vonë një mikja ime nga Gjakova, poetja Shyhrete Ahma, alias Shpresa Besa, më njofton për botimin e kësaj antologjie. U gëzova, pa e ditur vazhdimin. Nuk e dija që poezia ime ishte zgjedhur për të hyrë në këtë antologji. Nuk e kisha adresuar gjëkund. Mikja më lajmëroi që jo vetëm është botuar edhe poezia ime, po strofa e saj e fundit përmendet në parathënien e antologjisë si ilustrim. Çdo kush duhet ta kuptojë emocionin tim që nga 101 poezi u zgjodh për ilustrim vetëm poezia ime. Dhe shumë mirënjohje!
Modestisht për poetin e madh ALI PODRIMJA
NË KLASËN TONË
Pa trokitur u fute në klasën tonë,
Nën sqetull mbaje një tufë poezi,
Me tëndin shikim të butë, të ngrohtë,
Ëmbël preke sytë e nxënësve të mi.
Me ndrojtje lexova vargjet e tua,
Ti veten prezantoje para nesh,
“Unë, biri yt, Kosovë,” komentova...
Dhe ti i yni u bëre për jetë.
Në glob janë shpërndarë nxënësit e mi,
Mbase takim s’do të ketë ndonjëherë,
Por emrin shqiptar me vete kanë marrë,
Dhe vargun tënd,
Me krenarinë e shqipes,
Në zemër kanë mbjellë.
Një tjetër poezi e imja, një kushtim për poetin Adem Gjurgjeviku, që u nda nga jeta tragjikisht, në një aksident me makinë, duke shkuar në një promovim libri, është zgjedhur, gjithashtu, që të jetë pjesë e një libri kushtuar këtij poeti, që do të botohet në të ardhmen.
Për këto përzgjedhje, ndjehem e privilegjuar, po gjithnjë duke i bërë pyetjen vetes: a janë në lartësinë e duhur ato poezi?
Kjo më detyron që të shkruaj me shumë kujdes, që të mos e zhgënjej lexuesin. Mendimi i një kritike të mirëfilltë, do të ishte një dorë e fortë, e zgjatur drejt meje.
-Çfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të vecantë kur ju shkruani një poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?
-Unë përgjithësisht vetëm një ndjesi kam: trishtimin për atë që më ka munguar në jetë, për dorën e ngrohtë ku të mbështetesha dhe që të më ndihmonte e të më udhëhiqte. Por, a janë poezi të bukura, të ndjera, të mira, vetëm kritika mund ta thotë fjalën e saj. Shtoj këtu që nga miqtë e mi kam marrë fjalë të mira.
-Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?
-Shkruaj kudo, në dhomën e punës, në ballkon, në rrugë, në shtrat, ditën, natën. Në vende të ndryshme të shtëpisë kam lënë në “gatishmëri” fletushka dhe stilolapsa (qesh). Sepse edhe kur lëviz nëpër shtëpi, në çdo çast mund të shkruaj. Kam udhëtuar shumë. Si makina, si treni, si aeroplani, për mua janë vende mjaft komode për të shkruar. Bile, mund të shtoj, që në këto udhëtime, mua më krijohet një ndjesi sikur afrohem atje ku nuk kam qenë kurrë duke u futur kështu në një ëndërr. Shumë poezi të miat janë krijime të çasteve të tilla. Edhe tregimi im i fundit “Haluçinacione” është rezultat i një udhëtimi, po ndryshe nga të tjerët, i një udhëtimi të zymtë.
-Çfarë është muza për ju,është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?
-Nuk e di. Në familjen dhe fisin tim unë jam njeriu i vetëm që shkruaj, të paktën që nga 1880, kur ka ardhur në jetë gjyshja ime.
-Ju jeni edhe prozatore . Libri me tregime “Dora e Jetës” e disa vëllime me poezi, tashmë një shkrimtare e afirmuar, autore e disa librave.Cfarë mendoni se ka mbetur konstante?
-Po përgjigjem me një mendim timin:
Koha çdo ditë ma ndryshon fytyrën,
Konvencion i thjeshtë është emri im,
Unë ruaj të pandryshuar zemrën,
Rrahjet ia derdh në fletën e bardhë çdo ditë!
- Si mendoni ju, cilat janë elementët thelbësorë të një proze, në rastin tuaj, të tregimit. Sfida që përballeni me ndërtimin e tij, duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
-Sa herë jam ulur të shkruaj një tregim, gjithçka e kam patur para syve. Të gjallë, më shumë se të gjallë. Unë nuk kam bërë gjë tjetër, vetëm se atë që më shihnin sytë, unë e shprehja me fjalë. Personazhet e mia i takojnë jetës. Ato jetojnë dhe unë i ndjek pas me lapsin tim. I shoh kur përshëndesin një të njohur, i shoh kur nxitojnë të marrin metronë, i shoh kur u shkëlqen fytyra kur dalin nga salla e zbritjes nga aeroplani dhe një njeri shumë i dashur u zgjat duart dhe i puth. Gjithçka e shoh, e shoh. Kjo mbase është edhe arsyeja që unë përdor fjalinë e shkurtër, sikur kam frikë se po të zgjatem, do të humbas lëvizjet e tyre. Jeta është lëvizje, apo jo? Si mund ta ndjek pas, përveç se në këtë mënyrë?
-Zhanrin e tregimit “e bëtë ju që të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?
-As ishte preferenca ime, as e bëra që të vinte tek unë. As e dija që ekzistonte. Hapa bllokun tim gri dhe nisa të shkruaj për kurorën e hollë që nëna e bënte me duart e saj e ma vinte në flokët e mi rebelë. E shkrova, e shkrova, e shkrova duke e parë në sy atë vajzën me flokë rebelë dhe tregimi mori jetë. Nuk di ta shpjegoj se si ndodhi. Ja, kështu.
-Sa kohë keni që shkruani tregime ? Çfarë iu ka tërhequr në zhanrin e prozës?
-Tregimin e kam lëvruar krahas poezisë. Nëse poezia ime e parë mban datën 9 mars 2010, tregimi im i parë mban datën 30 korrik 2010.
Mendova se një ose dy orë jetë mund ta jap duke e përshkruar në disa faqe. I mbetet kritikës të flasë për këtë. Ndërsa lexuesit i kanë miratuar tregimet e mia.
-Cila është ekpserienca më e mirë që keni përjetuar në të shkruarin e një tregimi?Po më zhgënjyesja?Cilat janë emocionet tuaja kur shkruani tregimin?
-Tregimin e parë e shkruajta më 30 korrik 2010, kur kisha vetëm pesë muaj që kisha rinisur të shkruaj poezi. Brenda dy muajsh kam shkruar dhjetë tregime, krahas poezive. Pastaj më rrallë, pa ndonjë rregull kohor, gjersa u bënë 19 tregime dhe unë vendosa t’i botoj në prill 2012. Eksperienca ime më e bukur janë katër tregime dhe epilogu i tyre, brenda të cilëve lëvrijnë të njëjtët personazhe. I postova në facebook njërin pas tjetrit brenda një muaji dhe të them të drejtën kam ndjerë një kënaqësi të madhe nga komentet e pafund të miqve, aq sa u ndjeva në zor që u kisha marrë aq shumë kohë për t’i lexuar. Eksperiencën zhgënjyese duhet të ma thotë kritika, po meqë ajo nuk është, unë po mendoj se nuk kam eksperiencë të tillë.
Kur nisa të shkruaj tregimin e parë, u çudita që gjithçka e kisha shumë të qartë në kokë, vendin, personazhet, portretet, veshjet, ecurinë e veprimit, sa e kam shkruajtur pa pushuar një çast gjer sa e mbarova. M’u duk se ishte një punë fare e thjeshtë. Unë u zhyta në ngjarje dhe harrova se ku isha. Po kështu me të gjitha tregimet. Bile njërin tregim”Luiza Miler” e ktheva në novelë se nuk më pushonin mendimet për të. Kam bërë edhe një provë, kam shkruar një tregim në vetën e dytë dhe e kam botuar gjithashtu. Po kritika përsëri nuk më ka dhënë mendim.
-Ju jeni mjaft e suksesshme biles e vlerësuar nga kritikët e kohës, por edhe me marrëveshjen e mrekullueshme të admirimit nga lexuesit e shumtë vendas e të huaj? Si ndiheni për këtë?
-Si ndihem? Si një grua e zakonshme, që ka bërë punën e saj të zakonshme, që të tjerët e kanë parë vetëm në këtë të zakonshmen e saj. Si një kallëz e vjetër gruri, e shkërmoqur, e shtrirë në fushë. Që buzëqesh kur mendon se ato kokrra të saj, edhe pse shumë të pakta, mund t’i shtohen bukës së madhe që ushqen njerëzimin.
Kështu edhe dua të shkoj, me buzëqeshjen e asaj kallëze.
Asgjë më tepër
-Shumë vargje lirike. Cfarë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?
-E vështirë kjo pyetje për mua. Unë nuk hyj në grupin e grave të dashuruara. Jetës sime kjo ndjenjë i ka munguar. Një ëndërr vetëm kam patur dhe e kam në jetë, por e kam vetëm unë. Si të them? Është vetëm një kujtim. Por edhe pse shumë i dhimbshëm, mua më ka frymëzuar të shkruaj kaq shumë për të, sa herë – herë mendoj se është i vërtetë. Por jeta ime ka shumë dashuri të tjera, të ngrohta, të bukura, njerëzore, për prindërit, për fëmijët, për njerëzit me të cilët më ka njohur e lidhur jeta, për detin, për lulet, për borën, etj, etj, etj. Janë kaq shumë dashuri sa më kanë bërë e më bëjnë të kapërcej atë që më ka munguar. Duke lexuar se sa shumë e me sa ndjenjë shkruajnë për dashurinë, mendoj që ekzistenca e saj e lumturon njeriun, ia plotëson të gjitha dashuritë e tjera, ia bën më të prekshme.
-Pse shkruan Zhorzh Sand…dhe pse me këtë emër?
-Kam një foto të moshës 14 vjeçare me kapele republikë dhe e veshur me pantallona. Po në këtë moshë kam parë filmin “Frederik Shopen” ku e pashë Zhorzh Sandin. Po kjo është vetëm ana vizuale. Dy gjëra më kanë bërë përshtypje në jetën e saj:
Martesa në moshë shumë të re, ashtu edhe unë.
Prishja e martesës dhe futja në shoqëri me emër mashkulli. Kjo për mua nuk ndodhi.(Qesh). Si tek kinezët: tre të këqija, dy të mira. Po këtu është njëra njëlloj dhe tjetra e keqe për mua. Unë nuk munda!
-Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë?Çfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?
-Nuk mendoj se kam arritur aty ku duhet. Kam shumë mungesa, që janë të kushtëzuara nga jeta që bëj. Jam shumë e vonuar në të shkruar dhe nuk do të jetë e mundur fizikisht ta kap kohën e humbur.Kjo më trishton.
Tani kam në duar një roman, prova ime e parë. Kam punuar shumë, po nuk mund të them se kur do ta nxjerr nga dora. Por më kryesorja për mua është nëse do ta nxjerr. Gjithsesi unë vazhdoj të punoj çdo ditë.
-A ka ndonjë ngjarje në jetën tënde së cilës ia sheh gjurmët edhe sot?
-Po! Dashuria ime e vetme, e prekur vetëm për një cast, por që jetën time e ka mbushur plot!
-Autorët tuaj më të preferuar…
-Janë shumë. Sipas përshtypjeve që më kanë lënë veprat e tyre. Që nga Homeri me figurën e Hektorit, me vrasjen dhe përdhunimin e kufomës së tij, tek Balzaku me punën e tij kolosale, tek Remarku, tek Tolstoi me Ana Kareninën, tek e cila gjej veten, tek Gëte me Margeritën, ku gjej përsëri veten, tek Ibsen me Solvejgun ku gjej gjithashtu veten time katërcipërisht e plot të tjerë. Çdo libër i lexuar, shton tek unë pak gram paqe e dashuri.
-Ju përvec poezisë dhe tregimit kini përfshirë në krijimtarinë tuaj edhe këndvështrime letrare sikundër: Bota e femrës në romanin “Bota ime”,një bisedë me personazhet e vëllimit me tregime “Ajo tokë që s’kish të ngopur”, dhe Heroi pozitiv tek romani “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”. Ç’mund të na thoni për këtë?
-Kisha vite që nuk shkruaja, bile kisha harruar se dikur kisha shkruar vargje. U trondita kur m’u kërkua që të shkruaja një kumtesë për cilindo libër që unë dëshiroja. Kundërshtova që ta marr përsipër këtë punë, por pa dobi. E detyruar zgjodha romanin “Bota ime” dhe analizova hollësisht figurën e Lirisë, personazhit kryesor. Ky punim u mirëprit. Diku, diku talenti im për të shkruar nuk ishte zhdukur.
Për temën e dytë rreth tregimeve të vëllimit “Ajo tokë që s’kish të ngopur”, nuk kundërshtova, bile mendova edhe për një formë të re punimi. I mblodha të gjitha personazhet e tregimit “në dhomën e zjarrit” të ulur sipas radhës e moshës dhe veten time e përfytyrova si gazetare që i marr në intervistë. Kur më erdhi radha për ta lexuar në seminarin e mësuesve të letërsisë në fundvit, ora po shkonte 13:00, në sallë kishte nisur shushurima dhe dikush u kthye nga unë e më pyeti me bezdi se a ishte e gjatë kumtesa ime. Kjo pyetje pa takt më nervozoi sepse unë vetë, kudo që të jem, qëndroj në qetësi dhe respektoj atë që referon, edhe pse tema mund të mos më interesojë. Shkova drejt podiumit përmes asaj shushurime, hapa fletoren dhe nisa të lexoj. U zhyta në leximin tim pa ia vënë veshin sallës. Befas vij në vete e shoh që në sallë ka rënë një heshtje e plotë. Kjo gjë më shqetësoi shumë, ma humbi fillin e përqëndrimit dhe të qetësisë. U ndjeva brenda qerthullit të vëmendjes të të gjithëve. Kthej kokën nga e majta, ku ishte tryeza e drejtuesve dhe shoh kokat e tyre të kthyera drejt meje. Kur e mbarova leximin, në sallë shpërthyen duartrokitje të vërteta. Pata edhe disa duarshtrëngime si vlerësim për këtë punim.
Ndërsa për temën e tretë rreth heroit pozitiv të romanit “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”, zgjodha një formë tjetër përshkrimi. E vura veten si shoqe fëmijërie të personazhit kryesor dhe nga ky këndvështrim shpalosa jetën e tij. Kur ma lexoi Dodona Dhima, ish punonjëse e Bibliotekës Kombëtare, sot nuk jeton, nguli këmbë që ta botonte. Edhe ky punim i tretë pati sukses.
-Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë?
-Jam larguar para 14 vjetësh nga Shqipëria dhe pothuaj nuk kam patur kontakte me median. Vitet e para të demokracisë, kur isha në Shqipëri, nuk kam shkruar, pra nuk jam lidhur drejtpërdrejt me këtë fushë. Diçka njoha në 2011 kur u ktheva për herë të parë në Shqipëri dhe botova vëllimin tim të parë. Në biseda me miq të vjetër e të rinj mora vesh që kritika letrare siç ka qenë dikur, nuk ekziston. Kushdo mund të botojë një libër, nëse ka kushte ekonomike. Mendoj që çdo shtëpi botuese duhet të ketë grupin e kritikëve për të nxjerrë vlerat dhe antivlerat e çdo libri para se ai të botohet. Por me aq sa jam unë e informuar, kjo nuk ekziston.
-Jetoni në Itali, kini jetuar në Durrës çfarë ju lidh me Leskovikun……?
-Babai im është nga Leskoviku. Në moshë të re u zhvendos në Tiranë e më pas në Durrës. Unë jam lindur e rritur në Durrës. Gjer në Korçë kam qenë, po në Leskovik, jo. Nuk kishim as të afërm atje. Të gjithë u shpërngulën.
-Mesazhi tuaj për talentet e reja në përgjithësi…..
-I kam zili, në kuptimin e mirë të fjalës, talentet e reja që i kanë sot kushtet dhe mundësitë jo vetëm për ta zhvilluar talentin e tyre, po edhe të botojnë e të përhapin librat që shkruajnë. Por, mendoj unë, para se të arrihet gjer tek botimi, çdo fjalë e hedhur në letër duhet të rishihet e të lëmohet gjer në përgjërim, pa menduar se të mungon koha. Koha duhet “vjedhur”, lapsi duhet ngulur në fletë e nuk duhet hequr prej saj. Këshilloj punë, punë, punë dhe modesti. Fjala e bukur poetike do ta gjejë njëherë rrugën e saj për të shkuar tek lexuesi.
Ju Faleminderit
Intervistoi Raimonda Moisiu
Duke punuar per botimin e vellimit tim te pare poetik "ZEMER E NGRIRE"

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi