Ermira Babamusta, Ph.D.:Letër e Hapur: Kush janë Kosovarët para botës?
Faqja 1 e 1

Letër e Hapur: Kush janë Kosovarët para botës?
Nga Ermira Babamusta, Ph.D.
Eksperte e Punëve të Jashtme – New York, Prishtinë
Drejtuar qytetarëve dhe politikanëve të Kosovës:
Pyetja është: Kush janë shqiptarët para botës? Si njihet Kosova për botën? Fatkeqësisht ose nuk e njohin fare Kosovën si shtet dhe gjeografinë e saj, ose ato të paktë që e kanë dëgjuar si emër, e identifikojnë Kosovën me Serbinë, luftën dhe dhunën. Gjatë misionit tim hulumtues - diplomatik në Prishtinë Nëntor 2012-Janar 2013, diplomatë të huaj europian, në takime private më treguan ‘off records’ (jo zyrtarisht) arsyet pse shqiptarët refuzohen për integrimin europian në BE. Arsyeja kryesore sipas fjalëve të tyre është që “ne [disa shtete europiane] nuk i duam ‘ato lloj’ ose ‘ato kafshë’ [shqiptarët] të hyjnë në BE” dhe se “nuk ka të bëjë me plotësimin e standarteve’, të cilat janë thjesht formalitet dhe një ‘checklist’, por me sjelljen dhe kulturën e vendasve”. Pra liberalizimi i vizave dhe hapja e kufijve bllokohet për arsye se europianët nuk i konsiderojnë shqiptarët si ata vetë. Kjo lloj përshtypje ose gjykim tregon se: 1) të huajt nuk e njohin mirë kulturën shqiptare dhe se çdo popull ka të mirat dhe të këqijat e tij, por ato shikojnë vetëm negativet tek ne dhe 2) egzistojnë sjellje të shqiptarëve që duhen rishikuar, ndryshuar sipas mentalitetit të kohës moderrne, siç ecën dhe përparon e tërë bota duhet të ecim dhe ne.
Vlerat shqiptare që na krenojnë dhe duhet t’i njohi dhe respektojë edhe bota
Nëse ia duam të mirën vetes si qytetarë, dhe nëse duam të mirën e kombit shqiptar, duhet të kemi një zë të fuqishëm dhe të bashkuar në këto pesë aspekte:
1. Aspekti Historik
Krenari: për figurat historike dhe një histori dhe gjuhë të lashtë shqiptare. Pavarësisht synimeve pushtuesve të huajve gjatë shkekujve, ku Shqipëria shikohej si pikë strategjike urëlidhëse Europë-Azi, shqiptarët luftuan për lirinë dhe mbrojten e tokave të tyre. Madje ishin shqiptarët, ato shqiptarë të zgjuar dhe intelektual, që u bënë mbretër, princa dhe udhëheqës në shtete të ndryshme të botës nëpër dekada të ndryshme të historisë.
Problem: kur historia e vërtetë shqiptare shtrembërohet në librari prestiogjioze me famë botërore si Libraria e Kongresit në Washington DC, ku influencat sllavo-maqedonase, shtrembërojnë historinë e kombit dhe gjuhës shqiptare. Publikime të tilla nuk duhet të lejohen. Intelktualët shqiptarë duhet të ngrejnë zërin për të mbrojtur historinë shqiptare para botës.
Kujdes: ndaj propagandave anti-shqiptare, që janë me influencë nëpër botë dhe ndaj synimeve të shteteve të huaja.
Rekomandime: 1)Kosova duhet t’i japi mundësi financimi dhe edukimi qytetarëve për studim dhe trajtim jashtë shtetit, si mënyrë arsimore-kulturore për të shkëmbyer ide dhe treguar kulturën tonë me të tjerët. Duke nxjerrë persona të edukuar dhe adekuatë, kemi një zë më të fortë dhe prezanim më pozitiv për veten tonë para botës. 2) Dipllomatët shqiptarë duhet ta dinë rëndësinë strategjike të Shqipërisë-Kosovës si urëlidhësja kryesore midis Europë-Azi. Duhet ta shfrytëzojnë këtë pikë në lidhjet që krijojnë me kombet e huaja. Për këtë arsye dhe Amerika, mikja më e madhe e shqiptarëve, ka hapur bazën më të madhe ushtarake në botë – në Kosovë. Në këtë rast interesat amerikane i shërbejnë dhe Kosovës. 3) Politikanët e Kosovës duhet a) të zgjegjin mirë prioritet vendore në interes të Kosovës, b) të njohin mirë interesat e shteteve të huaja, c) të zgjedhin kush janë miqtë dhe cilët armiqtë dhe d) të jenë largpamës ndaj interesave vetiake të disa shteteve (jo për të mirën e Kosovës) dhe e) duhet të forcojnë lidhjet me aleatët e tyre.
2. Aspekti Politik
Krenari: kur në aspektin ndërkombëtar Kosova nëpërmjet Ministrisë së Diasporës, Punëve të Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtes ka arritur sukseset dhe arritjet më të larta. Kosova është i vetmi vend që për një kohë të shkurtër ka krijuar një qeverisje nga zero, kur ka patur vakum total politik. Deri tani ka arritur 98 njohje për pavarësi (njohja e fundit nga Pakistani) dhe vazhdon të ketë sukses në traktate shumëpalëshe ekononomike, në marrëveshjen e IBM-së për manaxhim e përbashkët të kufirit, etj. Kosova është i vetmi vend në botë ku politikani harxhon nga buxheti personal për të mirën e kombit. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z. Behgjet Pacolli është i vetmi politikan jo vetëm në Kosovë, por në botë që ka shpenzuar nga buxheti i tij personal 10 milion euro në vitin 2012 për njohjen e Kosovës. Pavarësisht kritikës që egziston ose opinionit politik ndaj tij si lider, duhet vlerësuar dhe respektuar ky fakt përmendur më lart, që nuk e bën asnjeri në botë për kombin e tij.
Problem: kur politika e brendshme e Kosovës është ajo e jashtme. Kosovës i mungon një program-strukturë e qartë për zhvillim ekonomik vendor.
Kujdes: kur partia e cila je anëtarësuar të hap derën për të punësuar, ose të drejta të tjera. Por po e njëjta parti të jep shkelmin kur nuk je dakord me bindjet partiake. Kjo është ‘liri me pranga’.
Rekomandime: Një ekonomi dhe një ushtri e fortë janë dy gjërat më kryesore të një shteti. Kosovës i mungojnë të dyjat. Po nuk u forcuan këto dy pika kulminante Kosova do mbetet shtet i dobët. Në drejtimin politik Kosovës i duhet një Skënderbe, një lider që prioritet ka të mirën dhe vetëm të mirën e kombit.
3. Aspekti Social-Ekonomik
Krenari: kur 1) kur tokat pjellore të Kosovës kanë furnizuar dikur të gjithë ish-Jugosllavinë; 2) diaspora shqiptare përfshihet në top përqindjen e personave më të pasur në botë (Amerikë, Europë top 50%); 3) në diasporë shqiptarët kanë arritur majat si biznesmena, avokatë, studentë, politikanë, artista, doktorë, gazetarë, etj.
Problem: kur 1) një bujk në Kosovë i leverdis të marrë autobuzin 1 orë për në Prishtinë për të shitut paketa cigare dhe karta për mbushje telefoni, se ka përfitim më shumë sesa të punojë dhe prodhojë tokën e tij; 2) kur mediat e huaja mbulojnë në shumicën e rasteve, vetëm problemet dhe veprimet e ulta të shqiptarëve; 3) kur politikanët e huaj në fushatat e tyre përmendin ‘dormenat’ ose ‘punëtorin e picerisë’ që është shqiptar si të vetmet arritje të shqiptarëve në Amerikë.
Kujdes: ndaj 1) produkteve të Serbisë, si misri që vjen nga Serbia shkakton kancer (me fakte kjo); 2) produkteve të importuar si mishi. A e dini që i duhet 60 ditë të vijë mishi në Kosovë? Mishi që konsumet në Kosovë, porositet në Brazil. Pas dy javësh arrin në New York, pas 28 ditësh niset për në Montenegro-Maqedoni-Kosovë, udhëtim gati 2 muajsh. Për këtë udhëtim të gjatë aplikohen shumë kimikate për ta bërë pamjen e mishit ‘të freskët,’ të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut; 3) kujdes nga produktet që prodhohen jashtë shtetit, nuk do të thotë që janë më të mira në qualitet ose më të shëndetshme, përkundrazi.
Rekomandime: organet përkatëse të shtetit të Kosovës duhet të përkrahin bujkun e Kosovës dhe duhet të rriten investimet drejt zhvillimit ekonomik vendor. Pas luftës qeveria e Kosovës shpërndau 200-300 lopë meqë Serbia i mori/vodhi kafshët e bujqësisë. Vetëm lopë dhe disa të holla të pakta nuk mjaftojnë për sukses ekonomik vendor. Është alarmuese fakti që ekonomia e Kosovës mbahet nga tregtia e mallrave (të blera më lirë jashtë shtetit dhe shiten më shtrenjt të Kosovë) dhe nuk ka asnjë prodhim vendor përveç ujit, birrës dhe gurëthyesve. Restoratent në Kosovë duhet të krijojnë kontrata me bujqit në vend për t’i furnizuar me perime-ushqime të freskëta sipas sezonit. Bujkut dhe biznesmenavë fillestarë duhet t’i jepen disa përfitime 2-5 vitet e para si përshembull 0% në interes ose përqindje mjaft e ulët nëse biznesmeni merr kredi nga banka. Konsumatori i Kosovës duhet të blejë ushqime organike, të rritura dhe prodhuara në vend, dhe të informohet për produktet që konsumon.
4. Aspekti Artistik-Kulturor
Krenari: kur kujton paraardhësit e denjë shqiptar, Ilirët me kulturën dhe traditën e tyre, e cila ruhet edhe sot në të gjitha trojet shqiptare. Në aspektin artistik-kulturor shqiptarët e diasporës kanë arritur majat në secilën fushë/zhanër të artit që ia futur. Është një dhunti, një aftësi e shqiptarit të shkëlqejë falë punës, inteligjencës dhe dedikimit të tij. Përveç kësaj, ndikim ka patur dhe përkrahja e fuqishme e shtetit ku imigranti shqiptar, ka patur mundësi të eci përpara, zhvillohet si individ në zanatin e zgjedhur dhe të ketë përkrahje financiare dhe të tjera nga shteti ku banon në emigrim (mundësi që nuk egzistojnë në Kosovë). Pra vetë shteti vlerëson artin dhe kulturën dhe investon në këtë drejtim.
Problem: kur 1) artistët e talentuar të Kosovës nuk kanë mjete, vende praktike, mbështetje në financa, si dhe përkrahje si nga qytetarët dhe nga qeveria; 2) rinia - e ardhmja Kosovës harxhon kohën kot nëpër kafene tërë ditën duke pirë paketa duhani.
Rekomandime: Duhet patur më shumë programe dhe përkrahje për aktivitete artistike dhe mediat shqiptare brenda dhe jashtë vendit duhet të shkruajnë me shumë dhe vlerësojnë më shumë arritjet e talenteve shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
5. Aspekti Ligjor
Sukses: Kosova konsiderohet si një nga shtetet me më shumë rregulla dhe ligje.
Problem: Një shtet aq më shumë ligje të ketë, tregon që aq shumë probleme ka! Problem kur ligjet hartohen, por nuk zbatohen!
Për më shumë këtë temë do e zgjeroj në hulimtimin tim shkencor të doktoraturës, që jam duke e përfunduar. Të interesuarit për të marrë pjesë në punimin tim mund të më dergojnë kërkesë për të plotësuar anketën tek adresa ermirab@yahoo.com . I jam mirënjohëse personaliteteve të respektuara të Kosovës për takimin dhe kontributin e tyre në punimin tim si: Zëvendës Kryeministre e Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri, Zëvëndësministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati, Këshilltarin Politik, Ministria e Punëve të Jashtme, z. Pëllumb Kallaba, Drejtorin për Investime dhe Hulumtime të Diasporës, z. Naim Dedushaj, Shefin e Kabinetit, Këshilltar i Lartë Politik i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Mehmet Hajrizi, Shefin e Sektorit për Bashkpunim me Agjencione, Dep. i Ministrisë FSK-së, N. Kol. Enver Dugolli, Nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, Ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Ismail Kastrati.
Akoma jam në pritje të pranimit të kërkesës të takimit me Presidenten znj. Atifete, Kryeministrin Thaçi, Zv. Kryeministri z. Pacolli, Ministrin e Jashtëm z. Hoxhaj. Synimi i punimit tim është të krijoj një profil politik për liderët shqiptar dhe të theksoj sukseset dhe arritjet në Kosovë para dhe pas pavarësisë. Punimi do japi rekomandime për situatën në Kosovë me fokusim punët e jashtme. Ky punim i tillë është mjaft i domosdoshëm, kur publikimet në perëndim, nuk portretizojnë një imazh pozitiv për Kosovën ose nuk përmendin arritjet që ka bërë vendi. Theksoj rëndësinë e këtij punimi në nivel ndërkombëtar dhe inkurajoj pesonat e përmendur më lart si dhe ekspertë me njohuri në çështje lidhur me Kosovën të me kontaktojnë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi