Ismail Kadare: Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptar
Faqja 1 e 1

Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptar
Nga Ismail Kadare
Mund të thuhet pa asnjë droje se ky libër i Uk Lushit për batalionin “Atlantik”, është një ndër më të veçantit në historinë e shkrimit e të botimit shqiptar. Është i tillë, sepse e veçantë dhe e pakrahasueshme me asnjë tjetër është saga e këtij batalioni në krejt historinë shqiptare. Në një vështrim të parë ky vlerësim mund të duket i tepruar. Historia e botës është e mbushur plot me emra njësish ushtarake, të famshme e të pafamshme, ngadhënjyese e të mundura. Regjimente, brigada, divizione, legjione, armata, trupa sulmi, regjimente të blinduar, brigada internacionale, tabore të vdekjes e kështu me radhë. E po aq i mbushur me to është gadishulli ynë ballkanik, e jo më pak se gadishulli, hapësira shqiptare në Ballkan. Ndër gjithë këto njësi, me emra zakonisht tingëllues e krenarë, batalioni ...(pavarësisht se fjala ngjan tepër e përdorur dhe e rëndomtë) përbën një farë thelbi, siç e tregon vetë rrënja e emërtimit të tij nga latinishtja e vonshme. Për të respektuar atë thelb, në shqip batalionin mund ta quanim “luftues” ngaqë ndjesia e parë që rrezaton fjala, është pikërisht fjala “luftë”.
Në morinë e pafundme të ndeshjeve ushtarake, sado të shumta të kenë qenë ato, historia e batalionit “Atlantiku” do të jetë përherë e dallueshme. Do të jetë përherë kështu, sepse ky batalion u krijua, pra lindi dhe njëmendësoi arsyen e të qenit të tij, luftën për çlirimin e Kosovës më 1999, për t’u shpërndarë pastaj menjëherë kur misioni “u kry”.
Batalioni u tret, njerëzit u shpërndanë, shkuan andej nga ku kishin ardhur, drejt shtëpisë, familjes, lumturisë ose vetmisë së tyre, në të katër anët e globit, kryesisht në SHBA. Por historia e batalionit “Atlantiku”, ajo e madhja, e dyta, ajo që s’njeh shpërndarje dhe tretje, historia shpirtërore e tij, ka nisur pikërisht pas misionit të kryer të tij. Ajo bën pjesë tashmë në mozaikun emblematik të kombit shqiptar.
Ndjenja e solidaritetit njerëzor është e njohur në botë. Ajo e përgjigjes kur tjetri të thërret ngaqë ndodhet në rrezik, gjithashtu. E aq më tepër kur ndihmën ta kërkon kombi yt, të cilit po i merret fryma.
Rendja drejt atdheut që kërkon ndihmë ka qenë një ëndërrim i vjetër shqiptar. Ky ëndërrim bën pjesë në bazat e kulturës dhe moralitetit europian e botëror.
Shumica e njerëzve janë të pajisur me këtë ndjesi të fisme, por shansi për ta përjetuar në mënyrë të rrokshme atë, qëllon tepër rrallë. Ndër këngët e krijuara gjatë kohës së Rilindjes shqiptare, në prag të shkëputjes nga perandoria osmane, refreni i njërës këngë, “Eja, mblidhuni këtu, këtu!” ka qenë, ndoshta, më tronditësi. Shumë herë shqiptarët kanë dashur të mblidhen, të rendin atje ku duhet rendur, për motive të mëdha, e jo veç për shkaqe vetjake, por, siç u tha mê lart, dëshira ka mbetur dëshirë. Në fillim të shekullit të shkuar, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, rrethanat, e kryesisht fillimet e luftës botërore, nuk e bënë të mundshme rendjen për të penguar copëtimin e vendit. Më 1939, në prag të pushtimit italian, ishin rrethana të ngjashme. Më 1944, kushtet ishin krejtësisht më të ndërlikuara, e po ashtu më pas, gjatë kohës së dy diktaturave komuniste, në Shqipëri e në Kosovë. Fati e kishte ruajtur provën e ëndërruar për vitin e fundit të shekullit XX.
Historia e mbledhjes së shqiptarëve të Amerikës, në pranverë të vitit 1999, në batalionin “Atlantiku”, për t’i ardhur në ndihmë Kosovës, përbën lëndën mallëngjyese të këtij libri. Uk Lushi ka dhënë tablonë e plotë të ngjarjes: trazimin e shqiptarëve për atë çka ndodhte “atje”, në Kosovën e largët, që s’ishte aspak e largët, padurimin për t’u mbledhur, shqetësimin e natyrshëm të familjeve dhe të dashurve, vështirësitë e organizimit, të gjetjes së avionëve për t’u nisur, mbërritjen në aeroportin e Tiranës, ku një pjesë s’kishin qenë kurrë, stërvitja ushtarake në breg të Adriatikut, pastaj në zonat malore, kryer prej oficerëve shqiptarë, holandezë, gjermanë, izraelitë, francezë e norvegjezë, së fundi, nisja në luftë.
Ishte më shumë se prekëse të përfytyroje këta djem e vajza të reja, që braktisën jetën paqësore, që linin metropolet amerikane, për të luftuar për idenë më fisnike të njerëzimit, atë të lirisë. Ishte tronditëse hyrja e tyre në Kosovë, ndeshjet e para me ushtrinë serbe, vështirësitë, plagosjet e para, gjer te vrasja barbare prej serbëve e tre vëllezërve Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyçi, që përshkruhet hollësisht në pjesën e shtatë të librit.
Gjithçka në këtë libër është përshkruar prej autorit pjesëmarrës në luftë, me realizëm e jo me ngjyrë rozë. Nuk mungojnë ngjyrat e mërzisë kur punët shkonin jo siç ishin parashikuar. Me vërtetësi janë dhënë çastet e vështira, sidomos pamjet dëshpëruese të Kosovës së martirizuar prej serbëve, si hakmarrje për bombardimin e NATO-s, së fundi, trishtimi i çmobilizimit dhe i kthimit në atdheun amerikan, kthim jo fort i lehtë për disa. Por po aq realist është dhënë motivi i madh i idealit, kurajon që iu jepte qielli, një zonë armiqësore zakonisht në një luftë, por që, në rastin e Kosovës ishte e afërt për shqiptarët, ngaqë në të sundonin avionët e NATO-s. Tingëllojnë më shumë se prekëse fjalët e kryekomandantit të NATO-s, gjeneralit Clark, thënë autorit të librit, se në zonat ku luftonte batalioni “Atlantik” dërgonte gjithmonë pilotët më të mirë, ngaqë aty shqiptaro-amerikanët luftonin bashkërisht.
Sot pas gati dhjetë vitesh pas çlirimit të Kosovës, libri për batalionin “Atlantiku” është po aq i nevojshëm, e ndoshta më tepër, se në kohën kur u shkrua. Ai iu bën sfidë gjithfarë teorive rimohuese, që rreken t’i shpallin si të tejkaluara idetë e mëdha të lirisë, të të drejtave njerëzore, të solidaritetit e të luajalitetit natyror të njeriut ndaj kombit e atdheut të vet. Ky libër ku përshkruhet se si kurajo shqiptare, europiane e amerikane funksionojnë natyrshëm në një aksion të përbashkët, është një nga dëshmitë e identitetit shqiptar. Ky identitet nuk është gjysmak, siç këmbëngulin disa, pra pjellë e një sundimi të gjatë, me fjalë të tjera, identitet i robërisë. Asnjë popull që e do lirinë nuk mund të lejojë gjymtimin e identitetit të vet si pasojë e një sundimi. Tharmi i lirisë është një thelb i pandryshueshëm për të gjithë popujt. Tretja, asgjësimi i këtij tharmi paralajmëron rënien e kombit.

***
Libri për batalionin “Atlantiku”
Shkrimi i shkrimtarit Ismail Kadare është marrë nga parathënia e librit “Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së (kronikë e batalionit ”Atlantiku”) me autor Uk Lushin. Libri është botuar nga shtëpia botuese “ORA”, me rastin e dhjetëvjetorit të çlirimit të Kosovës dhe është promovuar dje në prani të autorit dhe të shumë protagonistëve të kësaj historie madhështore shqiptaro-amerikane. Libri është i shoqëruar me parathënie nga shkrimtari Ismail Kadare dhe ambasadori amerikan William Walker.
Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi