Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – KTHEMA SHIKIMIN - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – KTHEMA SHIKIMIN - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – KTHEMA SHIKIMIN - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 20, 2013 12:44 am

VIKTORIA XHAKO – KTHEMA SHIKIMIN - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO – KTHEMA SHIKIMIN - Poezi

A ka dallgë në shpirtin tënd, apo akujsh je rrethuar?
A ka gjak në zemrën tënde, a dëborë të ngurtësuar?

Sytë ia ngul absurdes kohë, jelet dhimbjes fort shtrëngoj,
Fati, ah, ky fat mjeran, sy më dha, po jo dhe gojë.

Të dërgoj ty gjysma tingujsh, që më humbin hapësirash,
Zogjtë lart në sqep i marrin, ngopen me ushqim dëshirash.

Përtej natës s’kam më sy, prandaj thashë rri, mos ik,
Ecëm pak duar shtrënguar, por gjithnjë rrethuar frikë.

U rrëzua shtyllë e fundit, më mbuloi e zeza perde,
Flokët në argjend m’u ngjyen, pa u ndjerë femër, ende.

Eci unë përgjatë netëve, shkel gastaret këmbë gjakosur,
Më vret pesh’ e rëndë e heshtjes, heshtjes që nuk ka të sosur.

Me frymë shpirti ma nis mallin, mbushur psherëtimash plot,
Hap aty dhe një dritare, sytë, të mundem, të t’i shoh.

Thaje brengën ti me puthje, ngri siparin e verbimit,
Kthema përsëri shikimin, me pikla shkëlqim të diellit.

Hape portën e takimit, shtroma rrugën përsëri,
Zgjatma dorën si dikur dhe lejomë të vij tek ti.

E enjte 14 shkurt 2013 ora 13:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)


VIKTORIA XHAKO – KTHEMA SHIKIMIN - Poezi 560012_588203214540528_564173874_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi