Suzana Kuqi: Duke kërkuar një personazh...
Faqja 1 e 1

Suzana Kuqi
Duke kërkuar një personazh...
- Bëjmë një xhiro me makinë!- ju luta burrit një pasdite. Zënka e shëmtuar e kolegeve atë paradite në punë, së cilës nuk i isha shmangur dot, më ndiqte pas duke më errësuar mendimet. Më e bukura, nuk ishin thënë ende fjalët e fundit e me siguri do të hapnin ditën në vazhdim. Kjo e bënte edhe më të padurueshme, e duart nuk më bënin për asgjë. Morëm makinën e dolëm. Por as bukuritë e lakmueshme të bregdetit të kësaj zone që tërheqin me mijëra turistë, nuk mi larguan mendimet e zymta. Ju luta tim shoqi të zgjaste udhëtimin e kur arritëm në qytezën e fundit, i thashë të merrte rrugën e kthimit, nuk kisha dëshirë të zbrisja qoftë për të bërë dy hapa apo për të pirë një kafe. Nuk po funksiononte. E ndava mendjen të filloja e të stisja një tregim. Cfarëdolloj. Vetëm të mbaja trurin të zënë me diçka tjetër. Veçse më duhej një persnazh... i tillë që të mos kishte të bënte me ambjentin dhe problemet që më shqetësonin. Fillova të shikoja me një lloj interesi njerëzit që makina jonë i linte pas. Turistë e tek tuk ndonjë vendas që veç një sy i mësuar mund ti dallojë. Im shoq ndaloi makinën pas një rradhe në një pikë furnizimi karburanti.
- Duhet ta furnizoj,- buzëqeshi ai me pahir e mua më erdhi keq që ishte i detyruar të duronte heshtjen time kokëfortë.
Rradhët nuk i honeps, para nesh ishin dhe tri makina të tjera, ndaj kapa rripin e qenit që ndodhej neë sediljen e prapme dhe e tërhoqa jashtë. Qeni im doli pas meje duke luajtur bishtin e filloi të kërkojë ndonjë cep trotuari ku të ngrinte këmbën. Bëra sikur nuk e vura re dhe i hodha sytë nga kreu i rradhës. Makina e pare ishte furnizuar, burri në timon priste që një djalosh esmer rreth të gjashtëmbëdhjetave të përfundonte së lari xhamin e parmë të makinës. Një makinë tjetër ju shtua rradhës nga fundi, e para u nis, ndërsa tjetra u zhvendos pranë pompës. Në timon ishte një grua, e cila buzëqeshjes së djalit ju përgjigj me një shikim e xhest mospërfillës. Nuk kishte nevojë për të.
Buzëqeshja e djalit nuk luajti, vazhdoi ta shikonte në sy derisa gruaja zbriti e mori pompën pa fshehur bezdinë që i shkaktonte. Vërtet, mendova tek ndiqja qenin që më tërhiqte në drejtim të tyre, janë të bezdisshëm kur të zënë pritë e këmbëngulin. Gruaja mbaroi së furnizuari makinën e vuri pompën e karburantit në vend, hipi në makinë e tërhoqi derën. Befas, një burrë që mbiu aty e kapi deren me forcë me të dy duart.
- Mos më thuaj se... - burri bëri shenjë me kokë nga sedilja e pasme, ku në një mbajtëse apostafat ishte mbërthyer një vogëlush i lezetshëm disa muajsh që luante me gishtërinjtë e doçkave.
Zbehtësia që sundoi fytyrën e gruas momentin që pa burrin, shpejt u shndërrua në të kuqe dhe sytë i shkrepëtinë, por ende nuk kish fituar forcën e fjalës e nga buzët e saja doli një bërbëlitje që ngjau më shumë me një mallëkim.
- Eshtë imi?- këmbënguli burri
- Jo!
- Më ke mashtruar!
Nuk ishte parashikuar në marrëveshjen tonë.
- Nuk është yti!- gruaja zgjati njërën dorë pas drejt fëmijës sikur donte ta mbronte. Lëvizjet e doçkave të vogëlushit u shtuan.
- Eshtë im bir, pranoje! Do kërkoj ti bëhen analizat!
- Eshtë imi dhe ka gjithë çfarë i duhet!
- Nuk ka baba!
- Nuk i dihet, mund ta ketë.
Burri ndenji një copë herë pa folur. Zbehtësia e fytyrës vinte e i shtohej.
- Më mashtrove! The se kishe dalë nga një raport i vështirë dhe... nuk doje impenjim.
- Ashtu ishte.
- The se merrje pilulat.
Gruaja nuk foli.
- Nuk kërkoje dëfrim... doje një fëmijë... Nuk e kupton se sa i befasuar dhe i lënduar ndjehem? E po të mos kisha dalë rastësisht këtej nuk do ta kisha marrë vesh kurrë. Djali im ka një vëlla... Nuk di as se si tja spjegoj gruas sime...- burri bëri me dorë një lëvizje të dëshpëruar nga makina në fund të rradhës. Në sediljen e parme shihej një grua e re e pas një fëmijë rreth të pesë vjetëve.
- C'kërkon nga unë? Nëse don para të tjera, ti jap! Veç më lër të qetë!- turfulloi gruaja.
- Dua tim bir!- tha i vendosur burri.
- As mos të të shkojë ndër mend. Im bir nuk ka nevojë për ty.
- C'do ti thuash kur të pyesë për të atin, do ti thuash se ka vdekur?
- Njëmijë herë më mirë se sa ti them se është zhigolo!- ja plasi gruaja.
- Ashtu!?
Zhigolo? Gruaja ime e din dhe e pranon. Pastaj shih e kush flet... nuk e merr me mend se sa krupë më shtin kur flet në këtë mënyrë. Ti... e ndershmja... çtë shkrepi në mendje... apo mendon se paratë të japin të drejtën të më shfrytëzosh e pastaj të më përbuzësh ...sepse jam zhigolo. Dua të marr pjesë në jetën e tim biri... - Burri hapi derën e pasme të makinës dhe u përkul mbi vogëlushin. Gruaja briti. Njerëzit zbritën nga makinat, shihnin skenën të hutuar por asnjëri nuk ndërhyri.
Gruaja zbriti nga makina dhe mundohej ta tërhiqte nga bluza teksa ai mundohej të lironte vogëlushin nga rripat. Vogëlushi ja dha të qarës. Djaloshi që lante xhamat lëshoi përdhe kovën e paisjet e tjera, e ju afrua. Kapi nga supet gruan duke e zhvendosur pas tij e pastaj tërhoqi me forcë burrin. Embëlsia ishte zhdukur, çdo tipar i tij shprehte zemërim e egërsi.
- Hiqmu sysh! Eshtë im bir! - i briti burri pasi i kaloi hutimi i çastit.
- E mora vesh!- djaloshi rrokëzoi fjalët. - Zonja është nëna. Nuk i merret fëmija një nënë. Ik, se përndryshe... - djali nxorri një biçak nga xhepi dhe e hapi. Tehu i mprehtë shndriu nën rrezet e diellit të perëndimit. Burri u zmbraps i frikësuar. Pas tij u shfaq e shoqja duke e tërhequr për krahu.
- Do të shihemi në gjykatë!- i briti ai gruas që ndërkohe ishte futur në makinë e kish ndezur motorrin. Gruaja nuk ju përgjigj, nga xhami i hapur zgjati dorën në të cilën mbante një kartëmonedhë.
- Merre,- ju drejtua djaloshit, - dhe të faleminderit!
- Nuk i dua paratë e tua! - djali rrokëzoi sërish fjalët. - Kam një nip... i ati as që e çan kokën për të. Në rastin tënd... Më mirë ik!
Makina e gruas u nis. Burri u largua drejt makinës së tij e nxorri një celular.
- Do të thërras policinë! E patë çfarë kish në dorë?- ju drejtua njerëzve që bënin sehir.
Por njerëzit bënë sikur nuk e dëgjuan e hipën në makinat e tyre ndërsa thika ishte zhdukur. Vargu i makinave lëvizi dhe unë u futa në makinën time. Kur na erdhi rradha, buzëqeshja e djaloshit u shfaq në xhamin e tim shoqi. Për herë të parë nuk ndjeva bezdi nga një shfaqje e tillë. Kundrova mollëzat e tij të gjëra dhe sytë gështenjë të ëmbël. I buzëqesha. Ngriti kovën dhe kaloi furçën mbi xhamin e përparmë. Kur im shoq u kthye në makinë kish mbaruar së lari. U nisëm ngadale e ai u zgjat, futi dorën në xhamin e pasmë të makinës e përkëdheli qenin që lëvizi me gëzim bishtin. Më erdhi për të qeshur, sa budalla është qeni im, pranon ta përkëdhelë kushdo. Ishim goxha larg, kur dëgjuam sirenat e makinës së policisë.
- Gjynah,- i them tim shoqi,- do ta arrestojnë.
- Nuk kanë se si, nuk do të gjejnë dëshmitarë.
- Kanë për ta kontrolluar e do ti gjejnë thikën, - vazhdova unë.
- Nuk kanë për ta gjetur,
- im shoq filloi të qeshë e më bëri shenjë nga ndenjësja e prapme. Qeni im luante me diçka duke e kafshuar sikur të ishte kockë. Fillova të qeshja dhe unë. Rrugës që kishte mbetur deri në shtëpi solla ndërmend gjithë ç'kisha parë e dëgjuar. Historia nuk ishte e keqe, mund ta shkruaja e mund të kishte dalë diçka interesante, por... gjithsesi të shtinte krupën. Diçka tjetër do të shkruaja, më të bukur, personazhi më kish zgjedhur... djaloshi që lan xhamat e makinave... sepse ka një nip... i ati nuk don t'ja dijë për të... dikush duhet të nxjerrë dy para...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi