Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:NDIJIM I PAZAKONSHËM

Shko poshtë

Vullnet Mato:NDIJIM I PAZAKONSHËM Empty Vullnet Mato:NDIJIM I PAZAKONSHËM

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 28, 2013 12:21 pm

Vullnet Mato:NDIJIM I PAZAKONSHËM 524841_4324531322656_1881546472_nVullnet Mato:NDIJIM I PAZAKONSHËM 226020_3519187629567_1599694433_a

Vullnet Mato

NDIJIM I PAZAKONSHËM

Jeta mohon vdekjen
deri në kufijtë e harrimit,
ndryshe indiferenca njerëzore
do të pengonte ecjen e kohës.
Moslindjet do frenonin
shtimin natyral të popullimit,
nëse vëmendja fiksohej
te gllabërimi i tyre prej tokës.

Prandaj disa hedhin hapa përjetësie,
krejt të shkujdesur në jetë,
depozitojnë pareshtur mallra
dhe ushqime nga më të rrallat,
zgjedhin për vete dhe për gratë
veshje nga moda më e shtrenjtë,
lakmojnë rezerva miliardash
dhe pallate si në përralla.

Duke harruar se kapitalet
që krijojnë për një kohë të shpejtë,
kanë brenda vdekjen para kohe
të shumë njerëzve të mjerë,
por kanë dhe vdekjen e atij
që u detyrohet me jetën e vet,
pasi ka lënë kontigjent
të vdekjes edhe shumë të tjerë.

Ndoshta ky shkak, më ka dhënë
në ndijime një aftësi që s’më pëlqen:
Shoh qartë imazhin e vdekjes
te disa individë të veçuar.
Kjo dukuri më reflektohet në sy
me gjithë ekzistencës e vet,
siç shoh në trupin e tjetrit
një atavizëm të shëmtuar.

Këtë aftësi timen mos e pastë
kurrë dikush tjetër njeri,
se do t’i shkonte gjithë jeta
sikur të ishte një rojtar varreze.
Unë shoh në fytyrën e kriminelit,
damkën e zezë të vdekjes së tij,
siç dalloj tatuazhin e gdhendur
në cipën e lëkurës së njerëzve.

Vdekjen ua shoh të shkruar
të gjithë mëkatarëve pa përjashtim,
dikush e ka te vështrimi i pjerrët
që i rrëshqet papritmas në sy,
dikush tjetër, te fjalët që derdh
përherë dhe kudo pa përtim,
ndonjëri e ka te mania e sëmurë,
për t’u krenuar se noton në lumturi.

E shoh vdekjen te gishtat me nikotinë
të prostitutës që numëron paratë e turpit,
te nënqeshja e mashtruesit
me përmasa madhore dhe ordinere,
te epshi i papërmbajtur i gjahtarit
që ndërron femrat për trupin,
te ereksioni mashkullor i përdhunuesit
skandaloz të moshës minorene.

E shoh vdekjen tek ai që fsheh
keqdashjen, si qëllim të paracaktuar,
te personi me bagazhin krejt bosh
që përpiqet të duket orator,
tek mburraveci që hiqet më i zoti,
se vetë zoti që e ka krijuar,
tek hakmarrësi që rreshton
plumbat e pabesisë në karikator.

Unë e shoh vdekjen kudo,
ku ngre kosën e saj në çdo rast,
edhe ajo më sheh saktësisht
dhe shpesh ma bën me sy,
duke më dhënë të kuptoj
se bëj mirë që s’i jap shkas,
derisa të më thotë: Eja,
të ta puth frymën edhe ty!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi