Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ETLEVA DELIA:FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT

Shko poshtë

ETLEVA DELIA:FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT Empty ETLEVA DELIA:FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 28, 2013 1:11 pm

FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI
I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT


Dossier nga ETLEVA DELIA, Panorama

ETLEVA DELIA:FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT U2_foto2
Në fotot: Biznesmeni Arben Frroku në një restorant në zonën e Dajtit me: Agron Kuliçajn, zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Tonin Vocajn, drejtor i Krimeve të Rënda në Polici, Muhamet Rrumbullakun, zv.drejtor i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike Nikolin Balën, drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale. Në këmbë pronari i lokalit.

Dalin fotografitë e Arben Frrokut duke ngritur dolli me shefat e Dritan Lamajt. Tonin Vocaj e Kuliçaj, dorëheqje nga hetimi.

Burgaj: Fotot, dy vjet më parë, nuk cenohet hetimi, por pranoj dorëheqjen.
Kuliçaj e Vocaj heqin dorë nga hetimi i atentatit.

Agron Kuliçaj: Nuk kam asnjë njohje me Frrokun.
“Konfliktet e Lamajt kanë qenë publike, ka hetuar edhe SHKB”

“E njoh Arbenin, jam i hapur për hetime”
Tonin Vocaj: Arben Frroku u ul me ne vetëm 10 minuta.

Bala: Kuliçaj e Rrumbullaku s’e njohin.
“Frrokun e njoh si financues i Tërbunit”
ETLEVA DELIA:FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT U2_foto1


ETLEVA DELIA:FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT U2_foto3

Katër ditë pas vrasjes së oficerit Dritan Lamaj, bëhen publike fotot e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit në shoqërinë e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor për atentatin ndaj kryekomisarit. Sipas personazheve që janë në këtë fotografi, rezulton se ajo është shkrepur në mars të vitit 2011, në një lokal rrugës për në malin e Dajtit. Lokali ndodhet sapo kalon fshatin Surrel në periferi të Tiranës. Zyrtarët e Policisë e quajnë një rastësi prezencën biznesmenit Frroku në tavolinë, por dy prej drejtuesve të lartë nuk mohojnë njohjet me biznesmenin e arrestuar në Selanik të Greqisë. Drejtuesit e lartë që janë në fotografi bashkë me Arben Frrokun janë katër prej oficerëve të karrierës që ushtrojnë funksionet më të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Në krah të majtë të biznesmenit të dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Lamaj ndodhej Agron Kuliçaj, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues i Departamentit të Hetimit të Krimeve. Djathtas të dyshuarit është Drejtues i Parë, Tonin Vocaj, drejtor i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. Bashkë me ta në tavolinë ndodhen edhe Muhamet Rrumbullaku, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, si dhe Drejtues i Parë Nikolin Bala, drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale. Katër drejtuesit e lartë, si tani, si në periudhën kur është shkrepur fotografia në mars të vitit 2011, mbanin të njëjtin detyrë në Policinë e Shtetit. Dy prej drejtuesve të lartë që janë në foto, Kuliçaj dhe Vocaj, bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë drejtuar për 4 ditë hetimet për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj. Nga të dhënat e disponuara nga gazeta “Panorama” mësohet se drejtuesit e Policisë, Agron Kuliçaj dhe Met Rrumbullaku, nuk kanë pasur njohje me Arben Frrokun.




DORËHEQJET NGA HETIMI

Menjëherë pas publikimit të kësaj fotoje, Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj deklaruan se do të heqin dorë nga hetimet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Pavarësisht se fotografia është shkrepur rreth dy vjet më parë, sipas tyre kanë përgjegjësi morale për të mos marrë më pjesë në hetimin e kësaj ngjarjeje. Ndërsa edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, u shpreh dje se fakti që fotografia është shkrepur dy vjet më parë nuk cenon aspak hetimin për vrasjen e kryekomisarit Lamaj, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen. Megjithatë, Burgaj u shpreh se do të pranojë dorëheqjen e dy drejtuesve të hetimeve, zëvendësdrejtorit Agron Kuliçaj dhe drejtorit të Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj. “Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet ndaj vrasjes së kryekomisarit. Dorëheqja e Kuliçajt dhe Vocajt është një veprim moral i tyre, por kjo nuk e dobëson aspak Policinë e Shtetit, pasi ka mijëra ekspertë që do ta zbardhin ngjarjen”, u shpreh dje Burgaj në një prononcim pas publikimit të fotos.


Agron Kuliçaj: Nuk kam asnjë njohje me Frrokun
ETLEVA DELIA:FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT U2_foto4
Agron Kuliçaj

“Konfliktet e Lamajt kanë qenë publike, ka hetuar edhe SHKB”

TIRANË – Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj, deklaroi heqjen dorë nga hetimet për vrasjen e kryekomisarit Lamaj menjëherë pasi u publikua fotografia ku ai shfaqej në krah të të dyshuarit për këtë ngjarje, Arben Frroku. Në një prononcim për televizionin “A1 Report”, Kuliçaj u shpreh se fotografia është e rastësishme dhe se nuk ka njohje me Frrokun.
Zoti Kuliçaj, si e komentoni fotografinë ku ju dhe tre drejtues të tjerë të Policisë ndodheni në praninë e biznesmenit Arben Frroku?
Ka qenë një takim i rastësishëm i drejtuesve të lartë të Policisë me Arben Frrokun, në një kohë kur ky i fundit s’ka pasur precedentë penalë dhe ka qenë një biznesmen i suksesshëm. Me sa mbaj mend, është një foto e fundvitit 2011, ose e vitit 2010. Një foto e rastësishme. Kemi qenë një grup kolegësh duke festuar në një drekë. Kemi qenë në një lokal në zonën e Dajtit, në atë ambient ka qenë dhe zoti Frroku, i cili ka kërkuar të bëjë një foto me ne, dhe unë gjykoj që është një foto më se normale për periudhën që është bërë. Unë, që nga momenti që ka ndodhur ngjarja e vrasjes së kolegut tonë Lamaj, kam qenë një ndër pjesëtarët e grupit hetimor që është ngritur nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda bashkë me disa kolegë të tjerë. Kemi kryer një punë intensive dhe kemi bërë veprime të shpejta hetimore, deri në realizimin e provave që kanë ngritur dyshime të forta dhe të arsyeshme për shtetasin Arben Frroku, i cili është përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Duhet thënë që kemi bërë veprime që duhen përgëzuar dhe ne kemi arritur të mbledhim prova të arsyeshme që fajësojnë shtetasin Arben Frroku për veprën penale që ka kryer. Por duhet të bëj publike që unë nuk mund të jem më pjesë e grupit hetimor për këtë çështje.

PYETJE: Po hiqni dorë nga hetimi i çështjes?
AGRON
KULIÇAJ: Absolutisht. Sepse në radhë të parë është karakteri dhe morali im. Dhe i kërkoj grupit hetimor që të vërtetojë që qoftë një herë të vetme kam pasur kontakt telefonik me Arben Frrokun ose marrëdhënie tjetër me këtë shtetas, unë mbaj përgjegjësi. Nuk ka absolutisht asnjë gjë të keqe në lidhje me foton, por mënyra juaj e interpretimit lë për të dëshiruar. Megjithatë, unë jam i hapur t’i përgjigjem çdo lloj pyetjeje tuajën.

PYETJE: Pse e bëni pikërisht tani dorëheqjen, pasi u publikua kjo foto, dhe jo më herët?
AGRON KULIÇAJ: Sepse tani u bë publike. Ne jemi drejtues të lartë. Kemi hetuar intensifikisht. Kemi punuar tri ditë e tri net për të zbardhur vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Tani janë rrethanat të tilla dhe ne japim dorëheqjen.

PYETJE: A keni qenë në dijeni të konfliktit të bërë publik mes Lamajt dhe Frrokut?
AGRON KULIÇAJ: Nuk ka shtetas në Shqipëri që i mbërrijnë valët televizive, që të mos jetë në dijeni të konfliktit që ka ndodhur mes tyre. Dhe policia ka mbështetur fort të gjitha veprimet e kryekomisar Lamajt në atë hetim.

PYETJE: A keni pasur mundësinë që të gjeni një rrugëzgjidhje për këtë konflikt, pasi pretendohet që edhe brenda veprimeve të kryera nga shefi i komisariatit ka pasur tejkalim të kompetencave?
AGRON KULIÇAJ: Ka një SHKB që heton mbi veprimet abuzive të punonjësit të Policisë, dhe kjo është pjesë e hetimeve të tyre, unë nuk mund të jap komentin tim. Unë di që gjykata ka vlerësuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë në raport me përplasjet që ka pasur me qytetarin Frroku.


Flet kreu i Krimeve të Rënda në Polici, Tonin Vocaj

Tonin Vocaj: Arben Frroku u ul me ne vetëm 10 minuta
ETLEVA DELIA:FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT U2_foto5
Tonin Vocaj

“E njoh Arbenin, jam i hapur për hetime”
Drejtori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme, Tonin Vocaj, pas publikimit të fotografisë me Arben Frrokun, tregoi rrethanat, vendin dhe kohën se kur është shkrepur kjo foto. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Vocaj u shpreh se ka njohje me të dyshuarin për vrasjen e Dritan Lamajt, por nuk ka folur asnjëherë në telefon me të apo me të vëllain. Madje ai është i hapur për hetime dhe njëkohësisht dje dha dorëheqjen nga hetimet për vrasjen e kryekomisarit.

PYETJE: Zoti Vocaj, tashmë jeni në dijeni të një fotografie që është publikuar në media, ku shfaqeni ju dhe tre drejtues të lartë duke drekuar me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit Lamaj. Kur është shkrepur kjo fotografi?
TONIN VOCAJ: Po, jam në dijeni të fotografisë së publikuar. Është një fotografi që kisha në profilin tim në Facebook, të cilin tashmë mund ta keni parë edhe ju që unë e mbylla. Unë nuk e kujtoja saktësisht se kur ishte shkrepur ajo fotografi, por me aq sa pashë datën në Facebook, është një foto që është bërë në mars të vitit 2011. Siç mund ta keni parë edhe ju, unë kam shumë foto në profilin tim, madje edhe në atë lokal kam pasur disa fotografi të tjera të një dite të mëparshme kur kam qenë atje.

PYETJE: Si mund të na e shpjegoni prezencën e Arben Frrokut në të njëjtën tavolinë me ju?
TONIN VOCAJ: Nuk e kujtoj saktësisht se për çfarë motivesh kemi qenë në Dajt atë ditë. Por e sigurt është që ishim për çështje pune, po hetonim një ngjarje. Siç e keni parë edhe ju vetë tashmë në foto, kemi qenë unë, zoti Kuliçaj, Rrumbullaku dhe Bala. Pasi mbaruam punë, kemi ndaluar për drekë në lokalin që e quanin “Te Jaku”. Ishte hera e dytë që shkoja, dhe aty ishte edhe zoti Arben Frroku me disa njerëz të tij. Ai erdhi për respekt dhe u ul 10 minuta në tavolinë me ne, takuam dhe gotat. Kemi bërë edhe këto fotografitë që janë publikuar.

PYETJE: Kush jua bëri fotografitë?
TONIN VOCAJ: Nëse nuk gabohem, këtë nuk e them me siguri të plotë, fotografitë i ka bërë vajza e pronarit të lokalit. Nuk e di me siguri, por me sa kujtoj, i ka bërë ajo, pasi ishte edhe aparati i tyre, se ne nuk kishim aparat me vete.

PYETJE: Ju e njihnit më përpara Arben Frrokun?
TONIN VOCAJ: Unë personalisht e njihja edhe Arbenin, edhe vëllain e tij, Markun. Madje më shumë njihja Mark Frrokun sesa Arbenin. Por në jetën time nuk kam folur në telefon as me Arbenin, as me Markun. Madje, nëse në numrin tim të telefonit rezulton të kem marrë apo të kem bërë një komunikim të vetëm me Arben Frrokun apo Mark Frrokun, unë jap dorëheqjen nga çdo post i Policisë së Shtetit. I kërkoj çdo autoriteti hetimor që të investigojë telefonin dhe numrin tim, e në rast se gjejnë qoftë edhe një bisedë të vetme gjatë gjithë jetës sime me dy vëllezërit Frroku, jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe le të mbaj përgjegjësi ligjore.

PYETJE: Zoti Vocaj, ju hetoni krimet e rënda, një nga të cilat është edhe vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj. Është e vërtetë që keni hequr dorë nga hetimet?
TONIN VOCAJ: Po, është e vërtetë. E thashë publikisht. Jam pjesë e grupit hetimor për vrasjen e Dritan Lamajt, por pas daljes së fotove do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të mos jem pjesë e këtij hetimi. Po e bëj tani, meqenëse kam një konflikt me opinionin publik për këtë çështje. Një zyrtar policie duhet të jetë i pastër, dhe unë tashmë kam një komprometim moral ndaj opinionit publik. Nesër (sot) në zyrën e kryeprokurorit për Krimet e Rënda dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë do të jetë dorëheqja ime nga hetimet për ngjarjen, dokument që unë e kam përgatitur që sot. Madje do t’i kërkoj me shkrim drejtorit të Përgjithshëm që edhe ata persona që do të caktohen për të hetuar vrasjen e kryekomisar Lamajt, të ndërpresin hetimin e çdo ngjarjeje tjetër dhe të mos hetojnë asgjë tjetër deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.


Bala: Kuliçaj e Rrumbullaku s’e njohin

“Frrokun e njoh si financues i Tërbunit”
TIRANË – Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, Nikolin Bala, i cili shfaqet në fotografinë e bërë publike me biznesmenin Arben Frroku, nuk i mohon njohjet me të, por edhe ai shpjegon se në atë moment ai ndodhej rastësisht në tavolinë me ta. “Kemi qenë në një drekë në një restorant në Dajt dhe aty rastësisht ka qenë edhe Arben Frroku, i cili nuk ka qenë pjesëtar i tavolinës sonë. Kemi qenë një grup zyrtarësh të Policisë dhe në lokal ka qenë edhe Frroku. Ai është takuar me ne se unë personalisht e kam njohur Arben Frrokun dhe vëllain e tij, Mark Frroku, pasi Arbeni është financues i ekipit të Tërbunit të Pukës. Duke qenë se edhe unë jam nga Puka, kemi pasur njohje dhe takime të mëparshme. Edhe pronari i lokalit ku ishim atë ditë është nga Puka, dhe në këtë formë Arbeni erdhi qëndroi pak me ne në tavolinë dhe iku”, u shpreh dje Nikolin Bala. Madje ai i përjashton nga njohja me të dy zëvendësdrejtorët e Policisë së Shtetit, Agron Kuliçajn dhe Muhamet Rrumbullakun. “Unë dhe Tonin Vocaj e njihnim Arbenin, por zoti Kuliçaj dhe Rrumbullaku nuk kanë asnjë lloj njohjeje me të”, deklaroi Bala. Sipas tij, ajo fotografi nuk ka asnjë lidhje logjike dhe nuk mund të përdoret sot dhe të komentohet si diçka negative në lidhje me krimin e rëndë të para katër ditëve, vrasjen për shkak të detyrës së Dritan Lamajt. Ajo është një fotografi që sipas Balës, është shkrepur dy vite më parë dhe nuk dëmton asnjë hetim për ngjarjen. “Dritan Lamajn e kam njohur si një punonjës të përgatitur policie, nuk kam pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta pune me të. Për këtë arsye nuk ka rastisur që ai personalisht të më fliste për konfliktet që mund të ketë pasur për shkak të detyrës. Megjithëse ato konflikte janë bërë publike nga të gjitha mediat”, u shpreh Bala në lidhje me marrëdhënien që ka pasur me kryekomisarin Lamaj.



Muhamet Rrumbullaku: Nuk e njoh

ETLEVA DELIA:FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUT U2_foto6
TIRANE – “Nuk kemi asnjë lloj lidhjeje me zotin Frroku. Me të kemi qenë fare rastësisht në atë tavolinë. Ne kemi qenë në shërbim si oficerë policie dhe nuk kemi asnjë lloj njohjeje apo komunikimi tjetër me Frrokun. Ajo është një foto e cila është hedhur në Facebook dhe nuk ka të bëjë me asnjë lloj procesi tjetër njohjeje me zotin Frroku. Do t’ju përsëris edhe një herë komentin lidhur me fotografinë e publikuar. Nuk ka asnjë lloj lidhjeje midis drejtuesve të lartë të Policisë dhe zotit Arben Frroku. Është një fotografi në një ambient absolutisht privat midis katër oficerëve të Policisë që jemi ndodhur thjesht rastësisht. Ne jemi oficerë të lartë të Policisë. Është viti i 25-të i punës në Policinë e Shtetit dhe më njeh gjithkush. Për të vërtetuar se ç’lidhje kemi ne me zotin Frroku, mund t’i kërkoni organit të Prokurorisë dhe i bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm të nxjerrë tabulatet e telefonit”.
(Shkrimin e plote e lexoni sot ne Panorama)




ETLEVA DELIA

VOAL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi