Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lëndohen mbi 20 nxënës në Pejë

Shko poshtë

Lëndohen mbi 20 nxënës në Pejë Empty Lëndohen mbi 20 nxënës në Pejë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 01, 2013 7:46 pm

Lëndohen mbi 20 nxënës në Pejë



Lëndohen mbi 20 nxënës në Pejë Largea_4276615867_a75910fe60_z1362149549Mbi 20 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike.
Nxënësit ndodheshin në palestrën sportive “Karagaçi” në një koncert humanitar që ishte organizuar për ta ndihmuar nxënësen Djellza Nimanaj nga Deçani e cila vuan nga leukemia.
Koncerti kishte nisur nga ora 13:00 dhe aksidenti ka ndodhur kur gjatë koncertit rënë një pjesë e tavanit dhe ka zënë nxënësit.
Drejtori i drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim në komunën e Pejës Avdyl Lajqi, ka thënë për Kosovapress se kanë vizituar nxënësit e lënduar, mirëpo nuk ka dhënë më shumë informata.
Zëdhënësi i policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë se sa i përket të dhënave që kanë deri tani 21 persona të moshave rinore janë të lënduar, ndërsa dy nxënëse të gjinisë femërore janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në QKUK.
“Akoma nuk i kemi informatat e konfirmuara sepse të gjitha ekipet hetimore të emergjencave dhe prokurori janë në vendngjarje dhe deri tani këto janë të dhënat që i kemi. Kur të kthehen nga tereni ekipet do të njoftoheni më detajisht” ka thënë Ibraj për Kosovapress.
Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi