Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuha Shqipe - Adem Zaplluzha

Shko poshtë

Gjuha Shqipe - Adem Zaplluzha Empty Gjuha Shqipe - Adem Zaplluzha

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 03, 2013 10:11 pm

Gjuha Shqipe - Adem Zaplluzha Adem_834599993
ADEM ZAPLLUZHA:GJUHA SHQIPE - Parodi

Mëshoni toskë
E bini o gegë
Shkundni mollët
Nga e vetmja shegë

Kështu kur ndahet
Pitja prej tepsisë
Më së lehti shkulen
Mushkrit e Shqipërisë

Unë jam toskë
E gegë je ti
Ja pra si duket
Kjo e mjera Shqipëri

A s’jemi vëllezër
He ju vraftë zoti
Nga një nënë lindëm
Kur ishte i lig moti

Themi me plotë gojë
Na ndau armiku
Kurse vetë e premë degën
Ku rritej fiku

Mos na e ndani
ju o qyqarë
Të bukurën shegë
Nga kjo degë

Ne më së pari
jemi shqiptarë
Njëri toskë
E tjetri gegë

Jemi vëllezër
Prej një toke
Lind e rritur
Me halle shumë

Po ç’të gjeti
Moj loke e pafat
Me këta lluma
Që flasin përçartë

Në dy degë gjuhën e ndajnë
Përsheshin e hanë me bakllave
Kakarisin e nuk prajnë
Me një të folme tallava.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi