Rexhep Elezaj:NË PËRKUJTIM TË 15 VJETORIT TË SAKRIFICËS SË FAMILJES JASHARAJ..!
Faqja 1 e 1

Rexhep Elezaj:NË PËRKUJTIM TË 15 VJETORIT TË SAKRIFICËS SË FAMILJES JASHARAJ...
Nga e djathta: Shaban Bushati, Rexhep Elezaj, ciceroni Gashi, Nikollë Shabani në oborrin e kullave të Jasharajve
Një pamje plotë dhimbje dhe krenari kombëtare, dy flamuj që po u bënin nderë 43 martirëve të familjes Jasharaj..
Unë me shokët e mi, asokohe anëtarë të Shoqatës së Bashkimit të Intelektualëve shqiptarë në Gjermani, Shaban Bushatin (ushtarak), Nikollë Shabanin dhe skulptorin akademik Mal Myrtaj, në fund të gushtit të vitit 1999, shkuam me zemër të thyer në vizitë në Prekaz në kullat e Jasharajve, në familjen e cila kishte mbetur me shumë pak anëtarë, sepse 43 prej tyre i kishin vrarë dhe masakruar barbarisht kriminelët serb, vetëm një vit e diç më para. Me të arritur aty, në një ditë të nxehtë vere, së pari takuam disa fëmijë që po luanin me top në afërsi të varrezës masive, dhe, kur na panë vetëm na e bënë me dorë, dhe vazhduan lojën e tyre, por që shpirtin tonë ato pamje e rënduan edhe më shumë.
Fëmijët duke luajtur me top para varrezës masive të Jasharajve..në dukje sikur të ishin pa brenga..por jo..!
Kulla e bërë plojë nga bresheritë e granatave të ushtrisë kriminale serbe..Fëmijë, që ndoshta nuk e ndjenin peshën e asaj masakre, sepse si filiza që ishin, as nuk iu zihet për të madhe. Së pari, aty na priti ciceroni, një burrë zeshkan (mbiemër Gashi) dhe i qetë, mbase fytyrën dhe buzët i kishte të thara dhe krejt të terura, ndoshta nga vapa, por edhe nga dhimbjet e brendshme shpirtërore. Ai na çoi në një dhomë të një shtëpize të vogël e cila gjendej përballë kullës së poshtme, ku shënuam në Librin e zisë përjetimet tona, apo më mirë me thënë në Librin e kujtimeve dhe të historisë së familjes Jasharaj. Më pas, dolëm në oborrin e shtëpive-kulla, ku ciceroni na foli shkurt për masakrën e Jasharajve, dhe pastaj na la të lirë që t'i vizitojmë kullat e bëra blozë nga predhat dhe mortajat e ushtrisë kriminale serbe. Të gjithë shokët në ato çaste ndjeheshim të vrarë thellë në shpirt për atë çka po shihnim; plojë, rrënime, gjurmë granatash, djegie dhomash, mbishkrime dhe simbole çetnike, pra kudo vinte era baroti të përzier me gjak shqiptarësh të masakruar, me një fjalë, pamje që të tmerrojnë shpirtin. Mbase, përpara syve na dilnin skenat makabër që kishte përjetuar kjo familje gjatë atyre sulmeve mizore, sidomos nuk më hiqej nga mendja, se çfarë frike dhe tmerri kishin përjetuar, sidomos fëmijët e kësaj familjeje atdhetare gjatë kohës sa kanë rezistuar, duke e parë vdekjen e njëri tjetrit me sy, duke dhënë jetën e tyre për atdhe, madje pa iu ofruar askush ndihmë në ato çaste vdekjeje plotë trishtim..!?
Motocikleta e Adem Jasharit, dëshmi e një masakre familjare të ushtruar nga barbarët serbë..
Skulptori Mal Myrtaj (në krah me këmishë mangë shkurtë) në mesin e kurorave-lule të një epopeje familjare..
Gjurmë mbi muret e kullave të Jasharajve nga granatat që kishin goditur ato fortifikata që u shndërruan në simbole të lirisë..
Ishte ky një përjetim shumë i rënd shpirtëror, ishin ato pamje që kurrë në jetën time nuk do t'i harroj..por as nderimin dhe sakrificën e kësaj familje që Kosovës i ngriti përmendoren e lirisë dhe pavarësisë..duke u shndërruar në martirë të historisë dhe në statujë kombëtare, nga ku çdo ditë mbi Kosovën tonë të dashur ndriçon dielli i lirisë dhe shpirti i atyre 43 dëshmorëve në krye me Ademin, Hamzën dhe Shaban Jasharin. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit !
Unë, bashkë me disa ushtarë të TMK-së që kishin ardhur për homazhe, ndërsa Shaban Bushati po u fliste diç për luftën..
Unë, në kullën e bërë blosh nga sulmet barabare..serbe..!
Flamuri kombëtar me të cilin ranë dëshmorë familja Jasharaj duke mos e lëshur nga dora..
Gjurmë, shenja dhe simbole çetnike që kanë lënë mbi ato mure barbarët shkije..
Atë ditë, bëra shumë fotografi, si një dëshmi kohe dhe ngjarjesh të cilat ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës, dhe disa nga ato publikohen për herë të parë.
Rexhep Elezaj
Shqiponja dykrenare bashkë me fotografinë e tre heronjëve kombëtarë, Hamza, Shabani dhe Ademi..
Pamje e varrezës së Jasharajve nga kullat-simbole të lirisë...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi